Panorama (Albania)

Dokle, roman mbi dashuritë e ndaluara në komunizëm

“Plotësova ëndrrën time, të shkruaj për zonën që njoh”

-

“Ky djalë nuk ka vdekur nga tërbimi, foli me një zë që i dridhej. As të tjerët nuk janë sëmurur nga tërbimi. Ju e dini mirë, në mos të gjithë, ti, komandanti i kufirit, e di mirë të vërtetën... Njerëzit po vuajnë vetëm nga një sëmundje, nga dashuria e ndaluar”, tha profesori dhe u largua rrëmbimthi...

Çfarë mund të ndodhë nëse ndalohet dashuria? Shkrimtari Namik Dokle provon të na fusë në këtë shtjellë, në këtë pikëpyetje. Ndoshta nuk ka ndodhur vërtetë si në romanin e tij “Ditët e lakuriqëve të natës” ( botimet “Toena”), por është e sigurt se gjatë viteve të diktaturës ka pasur sa e sa raste dashurish të ndaluara, të ndërprera për arsye politike.

Dje, në ditën e parë të Panairit të Librit u promovua romani më i ri i Namik Dokles. Ndërsa ka braktisur politikën, të paktën atë aktive, Dokle duket se ka më tepër kohë të shkruaj. Me një distancë ndoshta prej një panairi, Dokle sjell romanin e radhës, që, si tregon ai, ka ardhur i papritur, me një frymë. “Pas romanit të parë ‘ Vajzat e mjegullës’ dhe ‘ Lulet e skajbotës’, fillova një të tretë dhe isha nga fundi, por nuk e di çfarë ndodhi. U ngrita një mëngjes herët e braktisa atë dhe fillova këtë tjetrin. Ishte diçka e brendshme që më shtyu drejt këtij libri. Atë e kisha menduar për vite, këtë e kam shkruar me një frymë dhe nuk e di pse. Ndoshta plotësova ëndrrën time dhe impulsin e fëmijërisë sime, të shkruaj për zonën që unë njoh. Jo se Gora ka ndonjë gjë të jashtëzako­nshme, por unë shkruaj për atë që njoh më mirë. Një autor i njohur ka thënë se kur një shkrimtar e pyesin nga je, ai përgjigjet: Jam nga fëmijëria ime. S’ka rëndësi nga je, je nga fëmijëria se ajo që përjeton nga fëmijëria mbetet me ty. Këtë kam dashur të them dhe të bëj”, u shpreh Namik Dokle. Sipas poetes dhe përkthyese­s Ana Kove, në dukje fabula është e thjeshtë, por të mban të lidhur faqe pas faqeje. Sipas saj, ky roman flet për denatyrimi­n e njeriut gjatë sistemit komunist. Kove thotë se “Ditët e lakuriqëve të natës” nuk sjell vetëm një dramë lokale, por dramën e gjithë shoqërisë shqiptare, në kohën e persekucio­nit.

Mes dy leximesh, atij të parit ende në dorëshkrim dhe atij pas botimit, studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka thotë se rizbuloi një botë të pabukur, të shëmtuar, asgjësuese. Gjatë promovimit, ai u ndal në strukturën e veçantë të librit, ndërtuar mbi 23 episode, të cilat janë copëza të asaj jete të mjerë, por që mund të kuptohet veçse përmes leximit të veprës. Gjoka e konsideron një vepër të rëndësishm­e në krijimtari­në e Dokles, por edhe një kontribut në letërsinë bashkëkoho­re shqiptare.

 ??  ?? Dje, gjatë promovimit të romanit të shkrimtari­t Namik Dokle
Dje, gjatë promovimit të romanit të shkrimtari­t Namik Dokle
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania