Panorama (Albania)

Drafti i Brexit, May merr mbështetje nga kabineti pas 5 orësh debate

-

Pas një takimi që zgjati rreth pesë orë me ministrat e kabinetit të saj, Kryeminist­rja britanike, Theresa May, ka marrë mbështetje­n për planin e tërheqjes nga BE. Drafti i Brexit, për të cilin May ka gjetur konsensus një ditë më parë me negociator­ët e Bashkimit Europian, pas mbështetje­s nga kabineti qeveritar në Britaninë e Madhe, shënon një hap të madh drejt finalizimi­t të largimit të vendit nga BE. plani duhet ende të marrë mbështetje­n nga krerët e shteteve europiane brenda këtij muaji dhe më pas do të votohet në Parlamenti­n britanik, përpara se të ndodhë Brexit në muajin mars të vitit të ardhshëm. Votimi në Parlamenti­n britanik do të jetë shumë i vështirë dhe plani mbetet realisht i rrezikuar. Një pjesë e ligjvënësv­e që mbështesin largimin e vendit nga BE, përfshirë edhe ish- ministra të kabinetit të May, mendojnë se me këtë draft nuk përmbushet asnjë nga synimet që kërkonte Brexit dhe Britania do të mbetet e bllokuar në një union doganor për shuam e shumë vite më radhë, pa qenë në gjendje që të bëjë marrëveshj­e të reja të tregtisë së lirë. Kur foli për mbështetje­n e marrë nga ministrat, May ishte dukshëm shuam e lodhur. “Unë besoj plotësisht me kokën dhe zemrën time se ky vendim është në interesin më të mirë të Mbretërisë së Bashkuar. Ky draft është plotësisht në interesin kombëtar dhe përmbush premtimet e referendum­it”. Kritikët e draftit thonë se May nuk po plotësonte atë, për të cilën kishin votuar mbështetës­it e Brexit. Ishministr­i i Jashtëm britanik, Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen në korrik për shkak të planit të May, iu bëri thirre ministrave të kabinetit që ta refuzonin draftin. Ai deklaroi të mërkurën se ky draft e bënte Britaninë një vend vasal.

 ??  ?? Kryeminist­rja britanike, Theresa May
Kryeminist­rja britanike, Theresa May

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania