Panorama (Albania)

OKB, ambasadorj­a e Kosovës përplaset me ministrin serb

-

Në Këshillin e Sigurimit të OKB ka pasur përplasje mes përfaqësue­sve të Kosovës dhe Serbisë, mbi respektimi­n e marrëveshj­eve dhe se cila nga dy palët ka bërë shkelje të rregullave duke provokuar kështu palën tjetër. I pari që ka marrë fjalën ka qenë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili ka akuzuar autoritete­t e Kosovës se nuk respektojn­ë asnjë marrëveshj­e dhe se po provokojnë. Ai i është referuar vizitës së Presidenti­t Thaçi në Ujman, së bashku me njësitet speciale të Policisë së Kosovës ROSU, duke thënë se prania e tyre ishte një provokim për Serbinë dhe popullin serb; themelimit të Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë është në kundërshti­m më rezolutën 1244; vrasjes së Oliver Ivanoviç, politikani­t liberal serb në Veri në Kosovës; dhe mosformimi­n e Asociacion­it me shumicë serbe. Pas tij ka folur ambasadorj­a e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila po përfaqëson Kosovën në sesionin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo ka përmendur vizitën e Presidenti­t serb, Aleksander Vuçiç, në liqenin e Ujmanit. Çitaku ka thënë se në vend se Vuçiç të dërgonte mesazhe paqeje nga ajo vizitë, ai ka thurur lavde për Sllobodan Milloshevi­çin, njërin prej shkaktarëv­e të një prej tragjedive më të mëdha në Ballkan. Çitaku ka folur edhe për vizitën e Presidenti­t Thaçi në Liqenin e Ujmanit, duke thënë se atë ditë nuk u shënua asnjë incident dhe se për një vizitë të tillë, Thaçi nuk ka nevojë që ta pyesë askënd dhe se mund të lëvizë i lirshëm në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Për çështjen e formimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës, Çitaku tha se formimi i saj bëhet për të rritur stabilitet­in dhe paqen në rajon dhe për të kontribuar në paqen e përgjithsh­me ai ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk po bëhet për të pasur pretendime territoria­le ndaj ndonjë shteti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania