Panorama (Albania)

Veseli: Dua një tjetër Europian, dalim të dytët

-

Frederik Veseli ishte një nga ata, të cilët shijoi Europianin me Xhani De Biazin. Pas dy vitesh është sërish kuqezi, por me dëshirën e njëjtë për të luajtur sërish një garë të madhe si ajo e "Francë 2016". Në intervistë­n para ndeshjes me Skocinë, Veseli pohon se ekipi po rritet dhe se shpreson që kundër Skocisë, kuqezinjtë të fitojnë. Dhe të paktën me këtë fitore të sigurojnë qëndrimin në vazon C të Ligës së Kombeve.

Frederik jeni gati për kombëtaren?

Po, jam gati, kam punuar shumë. Kemi disa mungesa dhe shpresoj të marrim maksimumin. Shpresoj që me dëmtimin të jem në rregull.

Panuçi iu quajti skuadër memece…

Kemi pësuar disa gola që mund t'i shmangnim. Janë disa gjëra pozitive dhe negative dhe këto të fundit duhet t'i përmirësoj­më. Shpresoj të gjejmë rrugën për më shumë sukses.

Do të ishit komod në rolin e mbrojtësit të djathtë?

Unë kam luajtur shumë herë në krahun e djathtë. Varet nga drejtimet e trajnerit.

Mbrojtja është kritikuar shumë, çfarë sjell Mavraj- Gjimshiti?

Besoj se individual­isht jemi në moment të mirë. Edhe Grezda ka bërë dopietë. Mërgimi është aktivizuar, Gjimshiti ka shënuar gol. Shpresoj që ky moment pozitiv të na shtyjë përpara dhe të arrijmë një fitore ose rezultat pozitiv.

Çfarë duhet të presin tifozët nga kombëtarja në sfidën me Skocinë?

Ne kemi entuziazëm dhe jemi shumë shokë edhe jashtë. Kur grumbulloh­emi këtu, gëzohemi të gjithë. Ana profesiona­le është më e rëndësishm­e. Në këtë moment meritojmë më shumë se vendi i 3- të në grup. Kemi shumë dëshirë të shkojmë edhe një herë në Europian. Besoj se shpirti i grupit na mban bashkë. Kemi edhe disa të rinj që janë të mirë.

Po punohet specifikis­ht për Skocinë apo do t'i përshtaten­i kundërshta­rit?

Nuk do të ndryshojë gjithçka. Duhet ta studiojmë kundërshta­rin. Ne duhet të ndjekim direktivat e trajnerit. Mund të konfirmoj se jemi gati për të punuar fort për të luajtur sa më mirë.

Ka presion skuadra për rënien nga vazoja e Ligës së Kombeve?

Nuk kemi presion për të rënë më poshtë. Kemi mentalitet për të dhënë maksimum për të arritur vendin e dytë. Besojmë se duhet të mbajmë këtë linjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania