Panorama (Albania)

Bogdani e Bushi drejt largimit, Duka ultimatum Panuçit

"Do ndërrohen pothuajse të gjithë stafet të moshat"

- OLSI TUJANI

Kombëtaret e moshave mbyllën një edicion të dështuar, ndërkohë që në prag "katastrofe" është edhe Kombëtarja A në rast se mposhtet ndaj Skocisë.

Në ambientet e kantierit ku po kryhet një investim prej 8 milionë eurosh për selinë e zyrave të reja të FSHF- së, që do të jetë edhe qendra e re e ekipeve Kombëtare, presidenti i FSHF- së, Armand Duka, lëshon mesazhet për të gjithë trajnerët e skuadrave kuqezi. Pas dorëheqjes së Mustedanag­iç në krye të U- 17, të rrezikuari­t janë Bogdani dhe Bushi. Duke shmangur një koment për "sulmin" e qeverisë, duke mos rimbursuar investimet për stadiumin kombëtar dhe më tej dërgimin e Autoriteti­t të Konkurrenc­ës në FSHF, Duka dha sinjale të qarta për vazhdimësi­në e projektit "Panuçi" në krye të kuqezinjve. Diskret në artikulim duke dashur të japë vetëm optimizëm, por aq edhe i drejtpërdr­ejtë, teksa përmend që bilanci i Kombëtares do të bëhet pas dy ndeshjeve duke i thënë trajnerit Panuçi që vetëm fitorja me Skocinë e shmang dështimin. Në fjalën para gazetarëve, kreu i FSHFsë komentoi edhe afatet e inaugurimi­t të stadiumit, si dhe të selisë së re të FSHF- së.

Si është raporti me qeverinë, ndërkohë që nuk ju rimburson për stadiumin dhe ka sjellë Autoriteti­n e Konkurrenc­ës në FSHF?

Është e rëndësishm­e për ne që të vazhdojmë të ndjekim projektet e zhvillimit. Jo vetëm të futbollit të luajtur, por edhe krijim të infrastruk­turës për të përgatitur futboll sa më bash- këkohor. Ky është një kompleks që nuk është vetëm për zyrat e FSHF- së, por për të krijuar të gjitha kushtet për Kombëtaret. Do të ketë edhe 2 ministadiu­me, me kapacitet 500 vende. Në të do të bëjnë stërvitje ekipet Kombëtare.

Paralelish­t po bëhet edhe stadiumi, a do respektohe­n afatet?

Stadiumi plotëson të gjitha kushtet dhe është një prezantim dinjitoz jo vetëm i futbollit, por edhe i Shqipërisë. Nuk e ekzagjeroj nëse them që është vepra më dinjitoze që do prezantojë Shqipërinë. Mezi pres që ta inaugurojm­ë në 2019. Gjithashtu, edhe kjo është e rëndësishm­e. Ky projekt i shtëpisë së futbollit shqiptar. Projekti është i financuar 100% nga FIFA. Objektivi i stadiumit është që ne në mars të luajmë. Nuk mund të them 100%. Gjithsesi, varet edhe nga shorti i dhjetorit nëse ne do të luajmë në shtëpi apo jo.

Është larguar Lenjani nga grumbullim­i dhe Kombëtarja ka mungesa…

Në futboll është normale, prandaj janë më shumë sesa 20. Janë të gjithë njësoj me kualitet. Shpresoj të bëjnë paraqitjen më të mirë të mundshme. Është e vështirë për të tentuar kreun e grupit, por është e rëndësishm­e të fitojmë ndeshjen. Nëse në fund renditemi me pikë të barabarta me kundërshta­rin, nuk e quajmë edicion të dështuar.

Si e vlerësoni punën e trajnerit dhe a konsideroh­en 2 ndeshjet testuese të projektit "Panuçi"?

Është e vështirë ta analizoj tani punën e trajnerit, përpara një ndeshjeje. Bilanci i tij do të bëhet pas 2 ndeshjeve. Duhet të flasim pozitivish­t për t'i dhënë kurajë. I ftoj gjithë shqiptarët të mbështesin stafin dhe Kombëtaren për të krijuar atmosferë pozitive.

Çfarë do të ndodhë me trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave?

Kemi bërë një seancë të parë të analizës. Në fakt, dy të tilla. Do të ketë ndryshim pothuajse të të gjithë stafeve të ekipeve të moshave.

 ??  ?? Gjatë inspektimi­t të punimeve për selinë e re të FSHF
Gjatë inspektimi­t të punimeve për selinë e re të FSHF
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania