Panorama (Albania)

Uzuni: Dua gol për krenarinë e familjes dhe kombit

-

Myrto Uzuni është zbulimi i legjionarë­ve këtë sezon. Edhe pse la Shqipërinë sekondën e fundit të merkatos së verës, beratasi duket se po shkëlqen në Kroaci. Me Lokomotivë­n e Zagrebit ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, sulmuesi foli për të tashmen kuqezi. Fillimisht zëvendësue­s, pastaj titullar me Izraelin e tashmë një titullar thuajse i sigurt me Skocinë, rol të cilin Uzuni e ka merituar plotësisht me atë që ka shfaqur në fushë. Ai është ende në fillimet e tij dhe i mungon goli kuqezi, por është shprehur se ëndërron të bëjë realitet edhe këtë objektiv. Ndoshta, shansin më të madh do ta ketë në sfidën e radhës së përfaqësue­ses kuqezi...

Si ndiheni tani që gjithë vëmendja është te ju?

Ndihem shumë mirë, por vëmendja nuk është tek unë, por te grupi. Shqipëria ka pikën e vet më të fortë grupin, gjithmonë kështu ka qenë.

Humbja në Izrael ishte goxha e rëndë dhe prishi planet e ekipit përfaqësue­s…

Ishte një ndeshje e mirë e jona, por fati nuk ishte në anën tonë. Nëse edhe ndaj Skocisë luajmë në të njëjtën mënyrë si në Izrael, jam i bindur se do të fitojmë.

Këto dy ditë që keni folur me trajnerin në çfarë pozicioni e shihni veten?

Unë jam i gatshëm të luaj kudo, ku ekipi ka nevojë.

E ëndërroni një gol me Kombëtaren?

Të shënosh me një klub është kënaqësi, por të shënosh me Kombëtaren bën krenare gjithë Shqipërinë dhe familjen. Kjo është gjëja më e bukur.

Ndeshjet e fundit tifozët kanë munguar…

Është e vërtetë, u bëj thirrje tifozëve se do të rikthehemi aty ku kemi qenë më parë. Është e njëjta frymë me lojtarët e rinj dhe të vjetër? Lojtarët me eksperienc­ë na kanë mbështetur. Jam ndier mirë brenda grupit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania