Panorama (Albania)

NDRYSHON LIGJI Pronat me 7501, kushtet e reja për të marrë tapinë

Qeveria rishikon kriteret e afatet për ndarjen e tapive të pronave me ligjin 7501. Kushtet për të përfituar dhe rastet kur toka nuk regjistroh­et në Hipotekë

-

Kushtet për ligjësimin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi

1. Akti i marrjes së tokës në pronësi ( AMTP), i fituar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, konsideroh­et i vlefshëm, nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

a) subjekti legjitimoh­ej për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore, ose, edhe nëse nuk legjitimoh­ej, ka përfituar 5 tokën për të cilën i është hequr pronësia, atij apo trashëgiml­ënësit, gjatë krijimit të kooperativ­ës apo ndërmarrje­s bujqësore;

b) subjekti ka përfituar tokë vetëm në territorin e një kooperativ­e apo ndërmarrje bujqësore;

c) toka e ndarë me AMTP nuk është e zërave “rëra bregdetare” ose “plazhe”. Mosplotësi­mi i kritereve të akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës, që nuk janë listuar në këtë pikë, nuk përbën shkak për mosligjësi­min e AMTP- ve.

2. Në rastin kur sipas germës a), të këtij neni, nuk gjendet dokumentac­ioni arkivor që tregon pronësinë përpara krijimit të kooperativ­ës/ ndërmarrje­s bujqësore, titulli ( AMTP) konsideroh­et i vlefshëm nëse përfituesi apo trashëgiml­ënësi i tij ka qenë banues i njësisë administra­tive ( fshatit), përpara themelimit të kooperativ­ës/ ndërmarrje­s.

Kushtet për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore

Kushtet për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore. Kalimi në pronësi pa shpërblim i tokës bujqësore, sipas këtij seksioni, kryhet nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

1. Subjekti, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, ka paraqitur kërkesë pranë organeve kompetente, për plotësimin me AMTP për tokat e ish- kooperativ­ave bujqësore ( ligji nr. 9948, datë 7.7.2008, i ndryshuar), apo ish- ndërmarrje­ve bujqësore ( ligji nr. 171/ 2014, i ndryshuar)

2. Subjekti është përdorues faktik i tokës, dhe 3. Toka për të cilën kërkohet titulli i pronësisë; i. u përket një prej zërave të tokës bujqësore; ii. nuk është kaluar më parë në pronësi të të tretëve; iii. nuk është objekt i formave të kompensimi­t fizik sipas ligjit nr. 133/ 2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave”, i ndryshuar;

iv. nuk është zënë nga ndërtime pa leje, të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues. Nëse ndalimet e listuara në këtë pikë janë të pranishme për një pjesë të sipërfaqes së tokës, kalimi i pronësisë sipas këtij seksioni zbatohet vetëm për pjesën e mbetur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania