Panorama (Albania)

Basha: Vetingu në politikë, vija e kuqe e opozitës

“S’ka kthim në Kuvend me politikanë­t të lidhur me krimin”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, nuk do të kthehet në Parlament pa pastruar politikën nga krimi.

Në një takim me strukturat dhe mbështetës të PD- së në Berat, Basha tha se vija e kuqe e opozitës për zgjidhjen e krizës politike është vetingu në politikë dhe ndëshkimi i atyre që blejnë vota. "Pastrimi i politikës nga krimi, vijë e kuqe e opozitës dhe shans i fundit, në të kundërt, populli do të marrë në dorë fatin e tij. Asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kthim në Parlamenti­n e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë. Jo trajtim preferenci­al për politikanë­t, kërkojmë standardin që Venecia miratoi për prokurorët dhe gjyqtarët. Kjo është vijë e kuqe për opozitën", tha Basha. Kreu i opozitës tha se pakti i Edi Ramës me krimin është në themel të tjetërsimi­t të qeverisjes, e cila i shërben një grushti bandash dhe jo interesit të qytetarëve. "E gjithë koha e Edi Ramës, kur nuk merret me ekspozita luksi, si ajo që është tani në Gjermani, merret me mbyllje dosjesh, të vëllait të vet, Olsi Rama, i kapur në trafik droge, Tahirit, Dakos, Xhafës, Ballës, Sejdinit e të tjerëve", tha kreu demokrat. Kreu i opozitës artikuloi nga Berati edhe një kusht tjetër për kapërcimin e krizës politike dhe që ka të bëjë me dekriminal­izimin e zgjedhjeve. "Ata që bëjnë pakt me kriminelët për vota, i pret burgu. Ky është kushti i dytë i panegociue­shëm. Pa ndëshkuar krimin elektoral, pa ndëshkuar kryebashki­akët dhe ministrat që janë kapur duke bërë pakte me bandat, nuk mund të këtë kompromis me opozitën. Këta njerëz duhet të arrestohen! Duhet të jenë para drejtësisë, në burg! Ta mendojë mirë çdo politikan që pazari me bandat do ta çojë, jo në pushtet, por në burg", tha Basha. Sipas tij, "nuk mund të ketë e nuk do të ketë kompromis as me opozitën, as me Partinë Demokratik­e. Do të ketë betejë të vendosur. Këta njerëz duhet të arrestohen, duke filluar nga Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini, Saimir Tahiri, njerëz që bredhin në kuaj me shalën miliona euroshe, bredhin me jahte e me makina luksoze dhe që japin konferenca shtypi nga hotelet luksoze të kryeqyteti­t. Duhet të jenë prapa hekurave, para prokurorëv­e, para drejtësisë, në burg". Kreu demokrat pati dhe një mesazh për faktorin ndërkombët­ar, duke i kërkuar atyre të jenë më aktivë para krimit elektoral. "Partnerët ndërkombët­arë të mos bëjnë sikur nuk dinë, nuk dëgjojnë e nuk shohin. Nuk ka për të pasur zgjidhje politike, pa pastruar politikën nga krimi. Ne do të ofrojmë përmes votës dhe besimit të shqiptarëv­e, platformën e daljes nga kjo e keqe në fushën ekonomike, politike, të ligjit, të rendit, të luftës kundër krimit. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë!", tha Basha. Demokratët do të vijojnë ballafaqim­in me qytetarët, duke prezantuar tri platformat e tyre përballë pushtetit aktual. "Ne kemi tri platformat emergjente: pastrimi i politikës nga krimi, dekriminal­izimi i zgjedhjeve, që fillon me ndëshkimin e atyre që janë kapur tashmë duke vjedhur zgjedhjet; dhe platforma kundër korrupsion­it dhe kundër oligarkisë. Mbi këto tri platforma ngrihet koncepti ynë i mirëqeveri­sjes, i cili ka në qendër fatin e qytetarëve shqiptarë dhe ekonominë shqiptare", tha Basha. Sipas tij, PD do të kenë në bazë të programit të saj ekonominë. "Nuk ka për të pasur asnjë prioritet tjetër përveç ekonomisë tuaj dhe ekonomisë kombëtare. Ne jemi të vendosur ta zbatojmë këtë platformë, e cila ka marrë miratimin e ekspertit më të mirë të Europës e të Gjermanisë, ne jemi të vendosur ta kthejmë Shqipërinë në vendin me taksën më të ulët konkurrues­e në Ballkan, 9 % taksë e sheshtë. Ne jemi të vendosur të rrisim kufirin e biznesit të vogël me 120 milionë lekë të vjetra dhe të vendosim të vetmin regjim fiskal për ta, pullën fiskale në hyrje të premisës dhe largimin e bandave të tatimorëve që i terrorizoj­në", tha Basha.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha, dje në Berat
Lulzim Basha, dje në Berat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania