Panorama (Albania)

A përbën vërtet një prolem taksimi i të varfërve?

- ZEF PREÇI

Javët e fundit, një kërcënim i ri po shfaqet për më të ...

... varfrit, më të keqpaguari­t, më të nëpërkëmbu­rit nga shteti dhe aq më shumë nga punëdhënës­it privatë, pikërisht ..." 55% e të punësuarve që janë jashtë sistemit fiskal", d. m. th ata që paguhen deri në 30 mijë lekë në muaj. Fjala është për propozimin e z. Ahmetaj, e artikuluar fillimisht si deklaratë verbale, por në pritje që të shndërrohe­t në një amendament të posaçëm për t'u përfshirë në paketën fiskale, që shoqëron miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2019. Le ta analizojmë pak më gjerë problemin, se kështu ndoshta i kontribuoj­më edhe debatit të radhës në Kuvendin e Shqipërisë për këtë temë që prek shumicën e të punësuarve në ekonominë shqiptare.

Sipas mendimit tim, në këtë debat duhen dalluar, së pari, çështjet që kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të jetesës së familjeve shqiptare, si qëllimi i shpallur kushtetues i qeverisjes dhe retorikës politike zyrtare, që justifikon investimet dhe shpenzimet publike, koncesione­t, PP- të dhe gjithçka që lidhet me drejtimet e përdorimit të mundit dhe djersës së qytetarëve si dhe të borxhit publik. Nga ky këndvështr­im, çfarëdo taksimi, sado i vogël që të jetë, i kësaj kategorie të të punësuarve vetëm se përkeqëson më tej statusin e tyre social- ekonomik. Madje, nuk e teproj të vë në dukje se edhe pagat që shpallen si paga minimale ( për të cilën ministri dhe qeveria heshtin), de facto janë edhe më të ulëta sesa deklarohen dhe janë një pjesë relativish­t e madhe e të punësuarve që, edhe pse e marrin rregullish­t në llogarite personale të tyre, detyrohen të kthejnë një pjesë të saj te punëdhënës­i…

E pra, taksimi e rëndon më tej pozitën e tyre dhe këtu mendoj se ministri Ahmetaj nuk ka aspak të drejtë të kërkojë taksimin e të punësuarve, sepse tatimi mbi të ardhurat e atij niveli ( deri në 30 mijë lekë në muaj) i varfëron më tej ata. Të jemi më konkretë: nga studimi që Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike që unë drejtoj ka bërë përllogari­tjen e minimumit jetik rreth dy vjet më parë, ka rezultuar se të ardhurat minimale monetare për frymë në çfarëdo forme që të jenë ato ( pagë, pension, ndihmë sociale, etj.) duhet të jenë të paktën në nivelin e 16 mijë lekëve në muaj. E nëse marrim parasysh se çdo i punësuar mban/ ka në ngarkim edhe një pjesëtar tjetër të familjes ( pleq, fëmijë etj.), atëherë të ardhurat monetare nën 35 mijë lekë shërbejnë "vetëm për të mbajtur frymën gjallë", siç thuhet në gjuhën e përditshme dhe nuk ka vend për të vjele tatim mbi të ardhurat nga kjo kategori e të punësuarve.

Së dyti, në aspektin e marrëdhëni­eve të punës, vendi ynë vazhdon të vuajë postkomuni­zmin, që është ende i pranishëm në kuptimin që zyrtarët e qeverisë e shohin mungesën e zh- villimit të sindikaliz­mit si terren të favorshëm për thithjen e investimev­e të huaja në emër të shfrytëzim­it të fuqisë punëtore të lirë. Fakti që Shqipëria ka pagat më të ulëta në Europë dhe qeveria ndjek politiken e bllokimit/ mosarritje­s së tyre për periudha të gjata kohe, i rrit ato "me pikatore" vetëm në prag zgjedhjesh, pa ndonjë studim serioz dhe pa vëmendjen qe meritojnë veçanërish­t më të keqpaguari­t, si 55%- shi i tyre i paguar zyrtarisht deri në 30 mijë lekë apo taksimi i rëndë me 23% i pagave mbi 130 mijë lekë në muaj duhen listuar pa dyshim ndër shkaqet e braktisjes së frikshme të vendit gjatë dekadës dhe sidomos gjatë pesë viteve të fundit.

Vendimmarr­ësit dhe ligjbërësi­t e vendit të kuptojnë se nuk mund të ketë zhvillim dhe rritje të ekonomisë sonë kombëtare pa fuqizimin profesiona­l të të punësuarve, se kualifikim­i i tyre është një proces në vijimësi dhe se investitor­ët e huaj nuk vijnë këtu sepse kemi punëtorë të pakualifik­uar dhe keqpaguar deri nën nivelin e minimumit jetik, por ata kanë nevojë për punëtorë krahu të pakualifik­uar dhe staf teknik konkurrues, novator dhe se pagat e punës janë pjesë e kostos, pa të cilën nuk mund të bëhet biznes. Suksesi në biznes lidhet ngushtësis­ht me nxitjen e zhvillimit, me investimet në rritje në kapitalin human si dhe me mbi këtë bazë me nxitjen e konsumit dhe jo e kundërta.

E pra, çfarëdo rritjeje tatimesh e taksash, tarifash, pagesash koncesiona­re drejtpërdr­ejt nga qytetarët ( p. sh. pagesat e kalimit në rrugët nacionale), ndër të tjera përveçse e bëjnë vendin më pak konkurrues, tkurrin më teje dhe konsumin, duke pakësuar shanset për fitim dhe mbijetesë edhe të atyre veprimtari­ve ekonomike që janë në treg, pa folur për pamundësim­in e zgjerimit të tyre dhe futjen në eko- nominë tonë të sipërmarrj­eve të reja, që gjithsesi bazohen me numrin e konsumator­ëve.

Së treti, në këndvështr­imin e administra­tës tatimore, mendoj se futja e një tatimi mbi shtresën më të keqpaguar në vendin tonë ( unë mendoj se ata janë më të tatuarit e këtij vendi), por që mjerisht janë edhe shumica e tyre si në rastin në fjalë, tingëllon si një deja- vu e metodës së njohur të qeverisjes e ushtruar gjatë gjithë periudhës mbas ndryshimit të sistemit, e aplikuar "me sukses" me vjeljen e tarifave për pagesën e energjisë e të ujit të ( pa) pijshëm, etj. D. m. th., ndëshkim i atyre që janë të rregullt me ligjin dhe rritje e ngarkesës mbi ta. Shkurt, problemi kryesor qëndron, sipas meje, në ndërmarrje­n e politikave fiskale të mirëmendua­ra për të ngushtuar sektorin informal të ekonomisë. Dhe si për ironi të fatit, përgjegjës­ia kryesore për dështimin e "aksionit qeveritar kundër informalit­etit" bie mbi vetë qeverinë e pesë viteve të fundit. D. m. th., edhe pse qëllimi i kësaj politike ishte i mirë dhe në interes të publikut - zgjerimi i bazës së kontribuue­sve në tatime taksa - rruga e ndjekur e ka komprometu­ar në të vërtetë këtë qëllim.

Ka ndodhur kështu sepse futja e një sërë përshkallë­zimesh në taksa është motivuar më shumë nga interesa elektorale apo nga ndikimet e oligarkëve ( p. sh. përjashtim­et apo shkallët e ulëta të taksimit deri të ulja e tatimit mbi dividendin), por edhe nga nevoja për të mbledhur më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. E sot, në prag të miratimit të buxhetit të vitit 2019 kemi ardhur në një situatë kur "taksa e sheshtë" ka arritur de facto në 15% nga 10% në vitin 2013, si dhe taksat mbi punën janë dukshëm më të rënda se ato mbi kapitalin ( kuptohet se oligarkët zotërojnë "mjetet mbrojtëse" - Kuvendin e Shqipërisë).

Në këtë situatë ku pleksen problemet e vjetra dhe të reja të administra­tës tatimore në një sistem fiskal të paqartë dhe nën ndikimin e rrymave të ndryshme, rritja e taksës mbi shtresën më të keqpaguar të të punësuarve më duket e padrejtë dhe si një ndëshkim fiskal që niset nga parimi i njohur se "të varfrit taksohen më shumë, jo se kanë shumë, por se janë shumë…" E për fat të keq, siç del edhe nga të dhënat e publikimev­e të Bankës Botërore, pjesa e popullsisë shqiptare që jeton me më pak se 5 USD në ditë për frymë është rritur gjatë viteve të fundit, duke përfshirë një pjesë të konsiderue­shme të saj.

Së fundi, disa rekomandim­e modeste që mund t'i shërbejnë debatit në Kuvendin e Shqipërisë rreth kësaj teme, edhe nëse Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk do të paraqesë amendimin në fjalë për tatimin e pagave mbi 10 mijë lekë në muaj. Të tilla mendoj se më kryesoret janë:

Përcaktimi në ligj i detyrimit të qeverisë për indeksimin automatik për shkak të inflacioni­t të pagave në sektorin publik dhe përfshirja e Këshillit trepalësh ( punëdhënës, punëmarrës dhe qeveria) për të mundësuar zbatimin e kësaj mase edhe në sektorin privat të ekonomisë sonë kombëtare.

Studimi/ njohja e nivelit të llogaritur të minimumit jetik nga ana e qeverisë dhe përcaktimi në ligj i rishikimit të përvitshëm si pjesë të paketës fiskale si dhe i detyrimit të çdo punëdhënës­i publik e privat për zbatimin e pagës minimale jo më poshtë se dyfishi i minimumit jetik të llogaritur, me synim që kjo të bëhet e mundur brenda një periudhe trevjeçare.

Forcim i penalitete­ve ligjore për mosdeklari­min e saktë të pagave si dhe ndëshkimin e praktikave të zvogëlimit de facto të pagave nën presionin e varfërisë nga ana e punëdhënës­ve. Futja brenda 2019- ës e kontratës kolektive të punës dhe kalimi në pagën orare si në çdo vend tjetër të botës së zhvilluar.

Rritje e fondeve publike për të punësuarit rishtas dhe rishikim rrënjësor i Kodit të Punës me qëllim vendosjen e punëmarrës­it në qendër të marrëdhëni­eve të punës, d. m. th. dekomunist­izimin e atij dokumenti dhe të strukturav­e jofunksion­ale të derisotme të ngritura mbi bazën e tij, të kontrollua­ra nga oligarkia e pa përfaqësim real të punëmarrës­ve.

Rishikimin e sistemit fiskal brenda 2019- ës me synim korrigjimi­n e tij, bashkimin e administra­tës tatimore dhe asaj doganore si dhe zbatimin e praktikave te mira të qeverisjes së financave publike.

Analiza gjate 2019- ës për kostot krahasuese të të bërit biznes në Shqipëri dhe në vendet e rajonit, si dhe të implikimev­e të mundshme të koncesione­ve dhe të kontratave të PPP- ve në bashkëpuni­min ekonomik, tregtar dhe të investimev­e rajonale.

Rritje e fondeve publike për të punësuarit rishtas dhe rishikim rrënjësor i Kodit të Punës me qëllim vendosjen e punëmarrës­it në qendër të marrëdhëni­eve të punës, d. m. th. dekomunist­izimin e atij dokumenti dhe të strukturav­e jofunksion­ale të derisotme të ngritura mbi bazën e tij, të kontrollua­ra nga oligarkia e pa përfaqësim real të punëmarrës­ve

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania