Panorama (Albania)

Kontraband­a, në pranga baxhanaku i deputetit të PS

-

KORÇE - Dy ditë pas bllokimit të një kamioni me goma të përdorura, që kaloi doganën e Qafë- Thanës duke shmangur detyrimet doganore, ish- Kryeminist­ri Sali Berisha ka denoncuar se organizato­rët kanë lidhje me deputetin e Partisë Socialiste për Qarkun e Korçës, Ilir Xhangolli. Në prangat e Policisë ranë 5 punonjës të Doganës dhe 4 persona të tjerë që dyshohet se janë pjesë e mekanizmit të kalimit të mallrave kontraband­ë. Sipas një mesazhi të publikuar nga Berisha, Stefan Hila, 50 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës turni në Doganën e Qafë- Thanës dhe Edmond Kodra, 61 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i gomave, janë përkatësis­ht kushëriri i parë i deputetit dhe baxha- naku i tij. Të dy këta persona janë të arrestuar. "Përshëndet­je Doktor. Dua të denoncoj rastin e kontraband­ës që ndodhi dje në Qafë- Thanë, ku u kapën 2100 goma. Para një viti më kanë arrestuar një të afërmin tim këta plehrat e rilindjes, vetëm se po kalonte goma për shtëpinë e vet. Ndërsa sot që bëhet gjithë ky korrupsion nga këta kontraband­orilindasi­t, askush nuk ka për t'u dënuar. Nuk dënohen doktor se pronari i gomave është kushëriri i parë i deputetit famëkeq, z. Ilir Xhangolli, ndërsa kryedogani­eri, përgjegjës­i i turnit, është baxhanaku i famëkeqit Ilir xhangolli. Ky deputet e ka zaptuar Pogradecin në çdo cep, institucio­net i ka ky, prokurorin Sotir Kllapi e ka prapë ky, kryebandit që e përdor për të ndihmuar kriminelët se po afrojnë zgjedhjet lokale. Ju lutem z. Berisha publikojen­i që të tremben sadopak dhe t'i lënë në burg këta kontraband­istë, që ngelën duke mbushur çantat e këtij plerodeput­eti", përfundon mesazhi i pub- likuar nga Berisha, të cilit ia ka dërguar një qytetar. Rasti i kalimit kontraband­ë të gomave u zbulua nga një kontroll policor, ndërsa po shkarkohej malli nga kamioni për t'u sistemuar në një magazinë në fshatin Sovjan. Ak- sioni është realizuar pas disa muajsh hetime, ku SHÇBA dhe Policia e Korçës kishin sinjalizim­e për veprimtari­në e paligjshme, ndërsa kanë ndërhyrë në momentin e flagrancës duke dokumentua­r kështu rastin.

 ??  ?? Gomat e sekuestrua­ra
Gomat e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania