Panorama (Albania)

Kandidatët për KED, Arta Marku e para në listën e prokurorëv­e

Në listë edhe gjyqtari Edmond Islamaj, që po gjykohet për herë të dytë nga Komisioni i Pavarur i Apelimit

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka tanimë në tryezën e tij të punës listën e kandidatëv­e të propozuar për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas përcaktime­ve në ligjin 115/ 2016 "Për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë", brenda datës 15 nëntor të çdo viti, institucio­net respektive i dorëzojnë Presidenti­t listat e kandidatëv­e, që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të KED- it. "Jo më vonë se data 15 nëntor e çdo viti kalendarik, Gjykata Kushtetues­e, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë verifikojn­ë nëse kandidatët për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi plotësojnë kushtet e parashikua­ra në pikën 1 të këtij neni dhe i paraqesin Presidenti­t të Republikës dhe Kuvendit listën e kandidatëv­e që plotësojnë kushtet",- theksohet në nenin 221 të ligjit. Gazeta "Panorama" sjell sot listën e kandidatëv­e të propozuar nga Gjykata Kushtetues­e, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithsh­me. Në listën shumëemëro­re bie në sy kandidimi i Kryeprokur­ores së Përkohshme Arta Marku nga lista e Prokuroris­ë. Gjykata e Lartë ka propozuar tre emra, gjyqtarin Edmond Islamaj, i cili është në proces rigjykimi nga Kolegji i Pavarur i Apelimit pas kërkesës së bërë nga Komisioner­i Civil. Në listë janë gjithashtu edhe dy gjyqtarët Ardian Dvorani dhe Medi Bici, të cilët kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.

SHORTI Sipas pikës 7 të nenit 221 të ligjit "Për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë", përcaktohe­t që shorti për anëtarët e KED- it bëhet nga Presidenti i Republikës ndërmjet datave 1 dhe 5 dhjetor. "Presidenti i Republikës, në prani të Avokatit të Popullit, përzgjedh anëtarët e Këshillit me short midis datës 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik. Përveç anëtarëve të parashikua­r në pikën 1 të nenit 220, të këtij ligji, Presidenti i Republikës zgjedh edhe një anëtar zëvendësue­s nga secili institucio­n në të njëjtin short",- theksohet në ligj. Krahas kësaj, pika 8 ka përcaktuar edhe rastet kur Presidenti i Republikës nuk e ushtron detyrën e tij. Sipas kësaj pike, nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të përzgjedhë anëtarët e Këshillit deri në datën 5 dhjetor, të drejtën për të hedhur shortin e merr Kryetari i Kuvendit dhe në këtë rast është Gramoz Ruçi, i cili e zhvillon procedurën në prani të Avokatit të Popullit. Ky short bëhet brenda datës 10 dhjetor. Në dy shortet e hedhura më parë, Presidenti i Repub- likës nuk e ka ushtruar të drejtën e tij duke ia deleguar në të dyja rastet Kuvendit, ku një herë e hodhi Meta si Kryetar Kuvendi, ndërsa tjetrin Ruçi një vit më parë.

 ??  ??
 ??  ?? Një nga shortet e KED
Një nga shortet e KED

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania