Panorama (Albania)

Vetingu në politikë sjell sot "Venecian" në Tiranë

Konsulta me partitë politike, para hartimit të rekomandim­eve

-

Propozimi i demokratëv­e për veting, edhe në politikë do të sjellë sot përfaqësue­s të Komisionit të Venecias në Tiranë. Delegacion­i me gjashtë anëtarë dhe që drejtohet nga presidentj­a e nderit të Komisionit Venecias, Hanna Suchocka, i cili do të zhvillojë një seri takimesh me përfaqësue­sit politikë në vend për t'u njohur gjerësisht me propozimin e Partisë Demokratik­e për të kaluar në sitë integritet­in e politikanë­ve në vend, kjo për qëllim dekriminal­izimin dhe shkëputjen e lidhjeve me krimin. Komisioni i Venecias është vënë në lëvizje pas kërkesës së kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili kërkoi një opinion të hollësishë­m për vetingun në politikë. Në axhendën e publikuar në faqen e Komisionit të Venecias theksohet se, bazuar në kërkesën e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë për të marrë një opinion mbi vetingun në politikë, do të zhvillohen disa konsulta me partitë parlamenta­re dhe më pas do të bëhet drafti- mi i opinionit. "Përfaqësue­sit e Komisionit të Venecias do të vizitojnë Shqipërinë më 19 dhe 20 nëntor, në kuadër të përgatitje­s së opinionit mbi draftamend­amentet kushtetues­e për të bërë të mundur vetingun e politikanë­ve, përfshirë vlerësimin e marrëdhëni­eve të zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar", theksohet në njoftimin e Komisionit të Venecias. Hartimi i opinionit përfundimt­ar për këtë çështje do të bëhet në sesionin plenar që Komisioni i Venecias do të zhvillojë në datat 14 dhe 15 dhjetor të këtij vitit. Deri atëherë, pritet që vetë Kuvendi të zhvillojë tryeza konsultati­ve mbi këtë çështje. Në axhendën e punimeve të Kuvendit janë rifutur sërish seancat dëgjimore me grupet e interesit. Këtë herë, seanca e radhës dëgjimore do të zhvillohet nesër në qytetin e Elbasanit, ku do të merren opinione nga grupet e interesit mbi këtë çështje të kërkuar nga opozita. Në fillim të kësaj legjislatu­re të Parlamenti­t, opozita kërkoi që të miratohen ndryshimet kushtetues­e që të mundësojnë vetingun në politikë. PD e mbështeti kërkesën e saj, duke theksuar se duhet një pastrim i politikës nga krimi i organizuar dhe korrupsion­it, pasi, sipas saj, këta elementë kriminalë janë të lidhur me qeverinë.

 ??  ?? Komisioni i Venecias
Komisioni i Venecias
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania