Panorama (Albania)

Koalicioni me LSI, Ristani: Nuk ka vendimmarr­je nga strukturat e larta të PD

"Bisedat janë në zhvillim e sipër, por vendimmarr­je nga strukturat e larta drejtuese të partisë nuk ka"

-

Partia Demokratik­e ka vijuar me intensitet të plotë takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Ndezja e motorëve elektoralë dhe fillimi i takimeve intensive me strukturat e Partisë në rrethe pritet që të shoqërohet edhe me një vendimmarr­je nga PD- së, nëse kjo forcë politike do të futet në koalicion në zgjedhje apo si forcë e vetme. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Arben Ristani, në një intervistë për median, deklaroi pak ditë më parë se mundësitë për arritjen e një koalicioni parazgjedh­or me frontin opozitar është i mundur, por për të pasur një vendimmarr­je duhet që të bëhet votimi nga strukturat drejtuese të partisë. "Mundësitë janë, bisedat janë në zhvillim e sipër, por vendimmarr­je nga strukturat e larta drejtuese të partisë nuk ka", është shprehur Ristani.

DEBATI

Në zgjedhjet e fundit vendore të zhvilluara në vend, koalicioni ka qenë faktor vendimtar në përcaktimi­n e fituesit në zgjedhje. Partitë për të pasur një maksimizim të votave kanë zgjedhur që të bëjnë marrëveshj­e parazgjedh­ore dhe duke dalë në zgjedhje me kandidatë të përbashkët. Kjo formulë ka rezultuar e suksesshme në zgjedhjet vendore, si ajo e 2011- s kur aleanca PD- LSI bëri që Basha të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku mundi në atë kohë kreun e PS- së Edi Rama, i cili kishte tre mandate në krye të bashkisë, ashtu edhe në vitin 2015, kur Erion Veliaj arriti të fitonte bindshëm ndaj kandidatit të PD- së Halim Kosova. Por si marrëveshj­e politike, të gjitha palët kërkojnë pjesën e saj. PD- së, si forca kryesore e opozitës, i takon "pjesa e luanit", por edhe LSI pritet që t'i kërkojë Bashës mbështetje­n për disa bashki. Në zgjedhjet e 2015- s, LSI kandidoi në 10 bashki me kandidatët e saj, duke arritur të fitonte 5 dhe pritet që mos ta ulë kërkesën e saj për të pasur sërish një numër dyshifror të kandidatëv­e të saj për zgjedhjet e 30 qershorit. E njëjta çështje është edhe me partitë e tjera të opozitës, si PDIU, e cila garoi për 3 bashki në 2015- n dhe i fitoi të tria, apo edhe PDK e Nard Ndokës, e cila në 2015n u largua nga aleanca me PD- në, duke kaluar me PS vetëm për marrëveshj­en e zgjedhjeve vendore. Kësisoj, diskutimi për numrin e bashkive pritet që të jetë edhe debati më i ethshëm në strukturat drejtuese të PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania