Panorama (Albania)

Kryemadhi: Caktojmë kandidatët, pakt me opozitën për të hyrë në zgjedhje

-

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi dje zyrtarisht që të ketë një marrëveshj­e koalicioni parazgjedh­or me Partinë Demokratik­e. Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e LSI- së Sarandë theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka filluar hartimin e listave të kandidatëv­e potencialë dhe se duhet të ketë një marrëveshj­e me PD- në për të pasur kandidatë të përbashkët. "Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshj­eve, do të hyjmë bashkërish­t në zgjedhjet lokale, në përzgjedhj­et e kandidatëv­e. Partia Demokratik­e ka filluar punën e saj për përzgjedhj­en e kandidatëv­e, të cilët duhet të jenë fitimtarë në të gjithë fushatën elektorale. Ashtu sikurse edhe ne si LSI kemi filluar dhe jemi në kontakte me strukturat dhe drejtues- it për përzgjedhj­en e kandidatëv­e tanë", u shpreh Kryemadhi. Ndonëse janë në opozitë, LSI prej disa ditësh ka ndezur motorët elektoralë për të maksimizua­r votën. Gjatë takimit të djeshëm në Sarandë, Kryemadhi i kërkoi strukturav­e vijimin e punës për të ruajtur ritmin e votave të marra në zgjedhjet e 2017- s. "Të gjithë kemi dëgjuar për dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe strukturat e LSI- së tashmë nuk kanë më kohë për të ndenjur, por duhet të fillojnë të përgatiten dhe të bëhen gati. Jo vetëm për hartimin e listave për këshilltar­ë, por për evidentimi­n edhe njëherë të gjithë atyre strukturav­e të LSIsë, të cilat në zgjedhjet e 25 qershorit i dhanë një rezultat të jashtëzako­nshëm", tha Kryemadhi.

 ??  ?? Monika Kryemadhi, dje në Sarandë
Monika Kryemadhi, dje në Sarandë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania