Panorama (Albania)

Meta: Ju po mbani gjallë identiteti­n dhe gjuhën shqipe

Kreu i shtetit i dhuron Aidës nga Nakoleci abetaren e gjuhës shqipe

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi kontributi­n e shqiptarëv­e të Maqedonisë, të cilët po ruajnë identiteti­n kombëtar.

Pas vizitës në Manastir me rastin e 110- vjetorit të Kongresit historik të Gjuhës Shqipe, Meta vizitoi edhe fshatrat e banuara nga shqiptarët në Maqedoni: Mexhitli dhe Nakolec. Kreu i shtetit shqiptar, në këtë vizitë të parë të një Presidenti të Shqipërisë në fshatin me shumicë banorësh shqiptarë të Mexhitlis, u takua përzemërsi­sht dhe bashkëbise­doi ngrohtësis­ht me autoritete­t vendore dhe banorët e zonës, duke vënë në dukje se ata dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jenë vetëm. "Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush, sepse ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falënderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëv­e!", iu drejtua Presidenti Meta ban- orëve të fshatit, duke shtuar se në historinë e kombit tonë, Kruja, Prizreni, Manastiri dhe Vlora janë qytetet më të rëndësishm­e për ne, shqiptarët. Autoritete­t vendore dhe banorët e zonës i shprehën mirënjohje­n dhe falënderua­n Presidenti­n e Republikës për vëmendjen dhe kujdesin e vazhdueshë­m që tregon ndaj shqiptarëv­e në Maqedoni. Ndërsa në fshatin Nakolec, buzë liqenit të Prespës, Presidenti Meta u ndal në teqenë "Dervish Ali", duke vënë në dukje se kjo është një vatër e rëndësishm­e, jo vetëm fetare, por edhe e ruajtjes së vlerave, traditave, gjuhës dhe identiteti­t tonë kombëtar. "Është kënaqësi e veçantë të vizitoj sot Nakolecin e Prespës dhe të ndodhem mes vëllezërve e motrave shqiptare, që po e mbajnë gjallë identiteti­n tonë kombëtar e gjuhën e mrekullues­hme shqipe. Diaspora shqiptare e Nakolecit asnjëherë nuk e ka harruar vendlindje­n dhe kombin, duke dhënë kontribut të çmuar e të jashtëzako­nshëm për ruajtjen e traditave tona kombëtare", nënvizoi Presidenti i Republikës. Përmes një statusi në "Facebook", Presidenti Meta tregon dhe vizitën që ka bërë në shtëpinë e Aidës në fshatin Nakolec, së cilës i dhuroi dhe një abetare të gjuhës shqipe. "Kënaqësi e veçantë që me Aidën e vogël nga Nakoleci i Prespës të lexonim sot së bashku shkronjën A, në Abetaren që me shumë dashuri ia dhurova. Për Aidën shkronja A është dy herë e dashur, jo vetëm se me të fillon emri i saj, por edhe Atdheu", shkruan kreu i shtetit në statusin e tij.

 ??  ?? Meta në shtëpinë e Aidës në Nakolec të Prespës
Meta në shtëpinë e Aidës në Nakolec të Prespës
 ??  ?? Presidenti Meta me shqiptarë të Mexhitlit dhe Nakolecit
Presidenti Meta me shqiptarë të Mexhitlit dhe Nakolecit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania