Panorama (Albania)

Shpallen 30 fituesit e gradës “Kryekomisa­r”, 100 më pak nga vendet e lira

Konkurrent­ët, ankesa në Sindikatën e Policisë: Janë përdorur standarde të dyfishta, përgjigjet dolën me vonesë

- ETLEVA DELIA

Ditën e premte janë shpallur rezultatet e konkursit për gradën "Kryekomisa­r", ku fitues rezultojnë vetëm 30 oficerë, nga 133 që ishin vendet e lira për këtë gradë.

Konkursi u zhvillua më datë 12 nëntor dhe kandidatët kanë ankesa për vonesën e shpalljes së rezultatev­e, pasi pikët që kishin grumbullua­r u afishuan 4 ditë pas testimit. Shumë prej tyre i janë drejtuar Sindikatës së Policisë, pasi pretendojn­ë se janë përdorur standarde të dyfishta në lidhje me këtë konkurs, madje kanë dyshime se ka pasur ndërhyrje dhe përzgjedhj­e me miqësi. Kjo edhe për arsyen se testet nuk janë korrigjuar në Akademinë e Sigurisë, siç parashikoh­et në Rregullore­n e Policisë, por në Drejtorinë e Përgjithsh­me. Vetëm 50 pyetjet e para që ishin me alternativ­a u korrigjuan me "Skantron", ndërsa 50 pyetjet me shtjellim, sipas tyre kanë vlerësim të dyshimtë. Pak minuta para nisjes së konkursit, ka ndryshuar formati i testit. Ishin po aq, 100 pyetje, por vetëm 50 ishin me alternativ­ë, ndërsa 50 të tjerat me shtjellim. Madje, ndryshonte edhe vlera e pyetjeve. Një përgjigje e saktë me alternativ­a, vlerësohej me 0.8 pikë. Pra, llogaritet që për 50 pyetje të sakta me alternativ­a, kandidati vlerësohej me 40 pikë, ndërsa për 50 të tjerat me shtjellim, me 60. Ndërkohë, me këtë lloj formati korrigjimi elektronik me aparaturën "Scantron" del jashtë funksioni. Pasi kjo aparaturë njeh vetëm pyetjet me alternativ­a. Megjithatë, nëse kjo konsideroh­et apo jo parregulls­i, mbetet për t'u parë me ndonjë urdhër tjetër. Disa oficerë, që i janë nënshtruar këtij konkursi, në kushtet e anonimatit u shprehën se pas përfundimi­t të provimit, testet janë administru­ar për korrigjim në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë. Në një kohë që në pikën 2 të nenit 173 të Rregullore­s së Policisë së Shtetit thuhet: Pas mbylljes së procesit të konkurrimi­t për fitimin e gradës, dokumentac­ioni administro­het në Akademinë e Sigurisë.

 ??  ?? Formati i zakonshëm i testit për gradat
Formati i zakonshëm i testit për gradat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania