Panorama (Albania)

Grada “Komisar”, në hetim të gjithë organizato­rët

-

Prej disa ditësh, të gjithë drejtuesit e Policisë që janë marrë me organizimi­n e testimit për gradën "Komisar" po hetohen nga Prokuroria e Tiranës për "shpërdorim detyre". Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa, që me anë të përfaqësue­sve si vëzhgues të këtij procesi e firmosi si të rregullt dhe pa probleme konkursin e zhvilluar më 7 nëntor. "Pa probleme" e konsideroi edhe misioni PAMECA dhe dy vëzhguesit Sokol Bizhga e Aida Hajnaj. E ndonëse ata që monitoruan testimin që nga momenti i shpërndarj­es së tezave e deri në shpalljen e rezultatev­e pas korrigjimi­t elektronik me "Scantron" hodhën firmën për një proces të rregullt, gjithçka u përmbys 6 ditë më vonë. Me një urdhër të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliu, konkursi u anulua e rezultatet nuk u njohën, me arsyetimin se ishin konstatuar mangësi, që kanë cenuar integritet­in e testimit me shkrim. Për konkursin e zhvilluar më datë 7 nëntor, atë për gradën "Komisar", testi ishte me 100 pyetje me alternativ­ë që u korrigjuan me "Scantron". Konkurroni­n 470 oficerë për 175 vende me gradën "Komisar" dhe rreth 130 u shpallën fitues. Megjithatë, ata nuk u njohën si të tillë dhe u vendos që të ritestohes­hin më datë 15 nëntor, por as në këtë datë konkursi nuk u zhvillua. Përsëritja e testimit për 470 oficerë Policie që konkurruan për gradën "Komisar" nuk u zhvillua as ditën e enjte, ndryshe nga çfarë ishte parashikua­r në urdhrin e Ardi Veliut, që anuloi procesin për parregulls­i. Ende nuk është dhënë një informacio­n zyrtar për datën se kur do të zhvillohet testimi, por burime nga Policia e Shtetit thanë se shkak për këtë anulim të dytë është bërë riformulim­i i tezës.

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania