Panorama (Albania)

Vajza hidhet nga kati i gjashtë në sy të prindërve

Familjarët: Ishte mbyllur, por nuk e imagjinoni­m këtë akt

- DURRES/ LEONIADHA MUSAJ

Hidhet nga dritarja e apartament­it, vdes në vend 32- vjeçarja. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në qytetin e Durrësit, në Lagjen numër 5.

Denada Zota përfundoi e vdekur në vend në trotuar, ndërsa dhjetëra dëshmitarë u tronditën nga skena. Vajza, e cila dyshohet se kohët e fundit ishte rënduar nga ana psikologji­ke, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj në katin e gjashtë të një pallatit. Në momentin që vendosi të kryente aktin ekstrem, mësohet se 32vjeçarja ndodhej nën shoqërinë e familjarëv­e të tjerë, por këta të fundit nuk arritën ta ndalnin ndërkohë, duke bërë që vajza të hidhet nga një lartësi prej rreth 20 metrash. Nga përplasja e fortë në trotuar, Denada Zoto gjeti vdekjen e menjëhersh­me. Ishin kalimtarët e rastit ata që ng- ritën alarmin për këtë ngjarje. Një pjesë e tyre mbetën të tronditur, ndërsa të tjerë u afruan me qëllim për t'i dhënë ndihmën e parë, por më kot, pasi ajo kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes mbërriti Policia dhe autoambula­nca. Policia nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autoambula­nca transporto­i drejt morgut të qytetit trupin e 32- vjeçares. Policia nga ana e saj nuk ka dalë ende me version zyrtar rreth motivit apo nëse kemi të bëjmë me ngjarje aksidental­e apo vetëvrasje. Por, burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se, vajza ishte vetëhedhur nga ballko- ni i apartament­it ku jetonte, në Lagjen 5 të qytetit bregdetar. "Nga të dhënat paraprake dyshojmë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Vajza në gjendje të rënduar psikologji­ke i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga ballkoni. Ajo jetonte me familjarët e saj në një apartament në katin e gjashtë të një pallati", thanë burime nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen dhe dokumentim­in e kësaj ngjarjeje të rëndë. Dyshohet se vajza vuante nga probleme psikologji­ke, por arsyeja e vërtetë që shtyu 32- vjeçaren të ndërmerrte aktin ekstrem ende nuk është zbuluar. "Ajo nuk kishte lënë asnjë letër dhe nuk kishte lënë asnjë përshtypje te familjarët e tjerë për këtë veprim. Ndaj arsyen e vërtetë nuk e kemi zbuluar ende. Ndoshta ka pas ndonjë problem personal, por këtë do ta zbulojnë hetimet", thanë të njëjtat burime.

 ??  ?? Viktima, Denada Zota
Viktima, Denada Zota
 ??  ?? Trupi i 32- vjeçares në trotuar
Trupi i 32- vjeçares në trotuar
 ??  ?? Pallati ku banonte viktima
Pallati ku banonte viktima

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania