Panorama (Albania)

GRUAJA MË E KËRKUAR

-

Drejtoria e Policisë Dibër ka publikuar dje listën e 22 personave më të kërkuar në rrethet Mat, Bulqizë e Dibër, duke kërkuar ndihmën e banorëve të këtij rajoni që të informojnë rreth vendndodhj­es së tyre nëse kanë dijeni.

Pesë persona rezultojnë të dënuar me nga 25 vjet burg për veprat penale të vrasjes dhe largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit. Ata janë: Hysni Hastoci nga Urxalla e Njësisë Administra­tive Derjan, Kadri Hoxha nga Muzhaka, Njësia Administra­tive Komsi, Ilirjan Gjegji nga fshati Madhesh, Njësia Administra­tive Ulëz, Besnik Coka nga Dibra, Lume Hoxha nga Peshkopia. Me dënime që variojnë nga 24 deri në 9 vjet rezultojnë Sabri Sopoti, Lavdërim Gjini, Behar Barci, Mentor Hasani, Zabit Fisniku, Ermir Skeja, Prend Kola, Bashkim Shehi, Shaban Kokaj, Albert Daci, Astrit Dedja, Leo Roci, Erjon Ukaj, Vehap Shehu, Isak Buna, Denis Havalja, Alban Gjegji, për veprat penale "Vrasje", "Trafik të qenieve njerëzore", "Favorizim prostituci­oni", "Mashtrim" etj.

I ARRATISURI Vëmendjen e banorëve të Mes 22 personave më të kërkuar për Qarkun e Dibrës bie në sy prezenca e një gruaje. Ajo është Lumturije Hoxha nga Peshkopia. 54- vjeçarja është dënuar 25 vite burg për vrasje të kryer në vitin 1995. Ajo vrau me granatë bashkëshor­tin e saj në qendër të qytetit të Peshkopisë. Hoxha doli nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997 dhe prej asaj kohe dyshohet se fshihet në Greqi. Qarkut Dibër e ka marrë emri i Alban Zef Gjegjit, banor i fshatit Madhesh, në Njësinë Administra­tive Ulëz, Bashkia e Matit. Mësohet se 42- vjeçari është arrestuar më 13 shkurt të këtij viti nga forcat RENEA në operacioni­n e koduar "Kulla", pasi u gjet në kullën e prindërve të tij në Mat, në fshatin e thellë malor të Madheshit, rrëzë malit Skënderbe. Ndaj Gjegjit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat kishte dhënë masën e sigurisë "Burg pa afat" për akuzat "Grup i strukturua­r kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale" dhe "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpuni­m". Një muaj më vonë, kjo masë u ndryshua nga Gjykata e Dibrës dhe Alban Gjegji u la në "arrest shtëpie". Por, në fund gjykata e ka dënuar 42- vjeçarin me 7 vite burg. Kur efektivët e Komisariat­it të Matit udhëtuan drejt fshatit Madhesh për të zbatuar vendimin, Gjegji nuk është gjetur në banesë. Emri dhe fotoja e Alban Zef Gjegjit është rikthyer sërish në listën e më të kërkuarve të Policisë së Dibrës, pasi ai është larguar nga banesa ku duhet të qëndronte sipas vendimit të Gjykatës Dibër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania