Panorama (Albania)

Kadare: Përballë Nobelit dhe protestave të shqiptarëv­e

“Ti, i vetëm, përballë vendit tënd, që të shan e të ulërin mu në fytyrë, me urrejtje dhe dashuri të bërë njësh”

- Josip Stalin Boris Pasternak

mos nga Pst. Dhe sa për atë listën, le ta tundnin sa të donin. Lista mund të bënte gjithkush për gjithkënd.

Befas, përpara se ta kapja qartë, e ndjeva se diçka po ma thyente hakërrimin. Një fjalë e redaktorit apo një buzëqeshje ironike e tija, tek ndiqte me sy vrullin me të cilin gati sa nuk po i shqyeja fletët? Ishte më keq. Ironia vinte nga vetë libri. Nga një frazë e tij, ishte strukur aty, te gjysma e kreut të katërt, si në pritë. Desha të bëja se s’po e vija re dhe të shkoja më tutje, por s’munda. Ishte letra e një vajze ruse që dukej sikur djalli vetë më kishte shtyrë ta botoja. Në të vërtetë ishte një P. S., një post- scriptum në fund të letrës. “Dje gjithë ditën radioja fliste për një shkrimtar që kishte tradhtuar dhe mua m’u kujtove ti”.

Isha krejt i mpirë. Atë tmerr që më shumë se gjithçka tjetër kisha bërë çmos të mos binte në sy, e kisha shpallur si idiot me dorën time. Isha bërë pra, njësh me Pastërnaku­n, shkrimtari­n që kishte tradhtuar. Dhe ishte viti 1976, i dyti vit që isha në të njëjtën listë si ai. Dhe shpalljen e kishte bërë jo ndonjë borgjez provokator, por e dashura ime moskovite, njëra nga ato që shquheshin për përkëdhelj­et dhe fjalët e ëmbla “tradhtarth­i im i vogël”, le të të shajnë populli rus bashkë me popullin shqiptar, ti më ke mua...

O kuje, mendova. I thashë vetes prapë idiot, kurse asaj pusho, moj biljad, dhe për herë të parë në këtë isha gati të shfryja me atë fjalë kundër artit.

S’ishte nevoja të shfletoja më tutje që pabesia e librit t’ia bënte mu. Gjithë zymtia e Moskës, me spiunët dhe rrathët e ferrit, dhe epidemia e kolerës, që përshkruhe­j me hollësi në faqet e fundit, i kalonte vetvetiu Tiranës.

Ç’më bëre, i thashë njëherësh vetes, vajzës së letrës dhe artit tim. Ndërkaq, nga faqet e librit vinte në sfidë, një “dil të të dal”, e tij, shpërfillë­se dhe kryeneçe. Ndalomë po ta mban! E ke vetë në dorë.

Një copë herë vështrimi im ngeli si i zënë në grackë, diku në hapësirë. E kisha në dorë vërtet ta ndaloja atë mrekulli ogurzezë. Mjaftonte t’i thosha redaktorit se do ta shihja edhe një herë, për ndonjë përmirësim. Madje me shpenzimet e mia...

Do ndalosh romanin, por ah nuk ta mban. M’u desh vetëm një grimë kohe për ta kuptuar se nuk e bëja dot. Kurrë, thashë me vete. Kurrën e kurrës. Vetëtimthi më kalonin ndër mend faqet e fundit, ato të epilogut, ku, si të mos mjaftonte shkretimi i epidemisë, unë vetë, personazh i vdekur tashmë, kaloja mespërmes Moskës, i hipur mbi kalë, bashkë me vajzën e letrës, atë që sapo e kisha quajtur bljad, domethënë prostitutë, e që, në të vërtetë, ishte e njëjta. Ishte pikërisht ajo për të cilën isha ngritur nga varri, ngaqë ia kisha dhënë besën, sipas një balade të moçme, që kishte vite që po më kaplonte prapë. Risjellja nëpër mend e epilogut të librit, në vend që të më jepte një shkas më tepër për ta pezulluar, më bëri të mendoja se po të ishte puna për t’u përsosur, pra për ta pësuar, do të ishte me të vërtetë një fat që ta pësoja nga kjo mrekulli. Dehja e rënies më ishte rikthyer më e fortë se kurrë. Dhe bashkë me të, ishin kthyer fjalët e dykuptimsh­me, për burrin e mbaruar, pra të përsosur e njëherësh të vdekur, siç e kishte quajtur një grua burrin e vet, pak përpara vrasjes, dy mijë e pesëqind vjet më parë në teatrin e Akropolit.

Ai epilog i kishte të dyja, përsosjen dhe vdekjen, ngaqë një fat i tillë e kushtëzont­e herë pas here artin: s’mund të ishte i përsosur, pa qenë i mbaruar.

Ktheje atë çmim të nëmur, klithin të gjithë studentët, gratë shtatzëna, minatorët e Tepelenës. Ndërsa ti, trillan që lëkundesh, ta marr a mos e marr, si të thuash, mëdyshje Hamleti. Dhe patriarku Sterjo Spasse, që ashtu si Kornei Çukovski, që i shkoi në daç Pasternaku­t, të vinte te ty, të kam si djalin tim, sot jam, nesër s’jam, për hir të kujtimeve të Moskës... ktheje atë helm sa s’është vonë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania