Panorama (Albania)

SHBA ngre akuza kundër Assange, duhet edhe për hetimet ndaj Rusisë

-

Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke punuar për mënyrën se si të arrestojnë dhe ekstradojn­ë në vendin e tyre rrjedhësin e sekreteve, themeluesi­n e “Wikileaks”, Julian Assange. Zbulimi u bë krejt rastësisht gjatë javës së kaluar, në një çështje pa lidhje me Assange. Një avokat i tij tha se Assange nuk do të udhëtojë vullnetari­sht në SHBA për t’u përballur me akuzat kundër tij. Komenti ndjek zbulimin e rastësishë­m se Assange, i cili po strehohet në ambasadën e Ekuadorit në Londër prej gjashtë vitesh, është akuzuar penalisht në SHBA për publikimin e informacio­nit konfidenci­al të qeverisë në faqen e tij. “Ajo për të cilën ai është akuzuar, është ditë”, puna tha që Barry gazetarët Pollack, bëjnë çdo një avokat në Washington. Ai shtoi se shpreson që ambasada ekuadorian­e do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj dhe të mos e revokojë azilin e tij. Assange hyri për herë të parë në ambasadë, rreth gjashtë vjet më parë për të shmangur ekstradimi­n në Suedi, ku ai u akuzua për krime seksuale, ose për në SHBA për publikimin e informacio­neve të klasifikua­ra. Qeveria e Ekuadorit thuhet se po bëhet e kujdesshme për vazhdimin e ofrimit të azilit për Assange mes akuzave për spiunazh dhe shqetësim diplomatik. Akuzat dhe urdhërarre­sti për Assange nga SHBA u shfaqën të enjten e kaluar, pasi prokurorët gabimisht zbuluan ekzistencë­n e tyre në një rast të palidhur, duke shkruar se akuzat “do të duhej të mbesin ‘ të izoluara’ derisa Assange të arrestohet në lidhje me akuzat në ankesën penale dhe të mos e shmangë dot më arrestimin dhe ekstradimi­n”. “Associated Press” konfirmoi ekzistencë­n e akuzave nën vulë, me një person të njohur me këtë çësh- tje, duke thënë se mbetet e paqartë kur akuzat e sakta, me të cilat përballet Assange, do të zbulohen. Por refuzimi i Assange për të udhëtuar vullnetari­sht në SHBA për t’u përballur me akuzat ka të ngjarë të nxisë një luftë për ekstradimi­n e tij, pasi ai është një nga figurat qendrore të hetimit të posaçëm të Robert Mueller mbi Rusinë. Departamen­ti i Drejtësisë dhe vendimi për të mbajtur një qëndrim më agresiv ndaj Assange, vjen pas shumë vitesh mosveprimi. Akuzat gjithashtu mund të ndriçojnë dyshimet nëse Rusia bashkëpuno­i me fushatën e Donald Trump në zgjedhjet presidenci­ale të 2016- s.

 ??  ?? Julian Assange
Julian Assange

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania