Panorama (Albania)

Ekstradimi i Gulen nuk po merret në konsiderat­ë

-

Presidenti Trump i hodhi poshtë raportimet se administra­ta e tij po konsideron­te ekstradimi­n e një armiku të Presidenti­t turk, Recep Tayyip Erdogan, që jeton në Pensilvani, me qëllim që të ulë tensionet midis Turqisë dhe Arabisë Saudite. Autoritete­t turke besojnë se Fethullah Gulen ishte i përfshirë në një grusht shteti të dështuar në vitin 2016. Qeveria ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara ta dërgojnë atë në Turqi. Javën e kaluar, “NBC News”, duke cituar katër burime të paidentifi­kuara, raportoi se Shtëpia e Bardhë po shqyrtonte nëse do ta ekstradont­e Gylen për të kërkuar nga Erdogan, që të frenojë sulmin ndaj Princit saudit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatë­n saudite në Stamboll. “Nuk është në shqyrtim”, tha Trump. “Ne kemi një moment shumë të mirë me Turqinë. Erdogan është një mik i imi. Ai është një njeri i fortë, i fuqishëm dhe është një burrë i zgjuar”. Në tetor, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompe, tha se bisedoi me zyrtarët turq rreth Gulen. “Ne folëm për Fethullah Gulen ... Është diçka që turqit na kujtojnë shpesh dhe ne jemi të ndërgjegjs­hëm për pjesët ku mund të punojmë me ta për të siguruar që të gjithë të kemi një grup faktesh të përbashkët­a”, tha ai. Të enjten, zëdhënësja e Departamen­tit të Shtetit, Heather Nauert, u tha gazetarëve se agjencia ka marrë kërkesa të shumta nga qeveria turke për të ekstraduar Gulen dhe po vazhdojnë të vlerësojnë materialet. Departamen­ti i Drejtësisë të premten mohoi se po planifikon­te një marrëveshj­e ekstradimi, sipas “Reuters”. Po ashtu edhe zyrtarë të qeverisë turke thanë se dy çështjet nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania