Panorama (Albania)

Me Kinën apo SHBA në luftën e re? Vendet aziatike duhet të zgjedhin

Beteja mes dy fuqive mund të shënojë nisjen e një lufte botërore

-

Lufta e Tretë e Botërore mund të mos jetë një luftë fizike mes vendeve të fuqishme të botës dhe aleatëve të tyre, por mundet të jetë një luftë në shifra, me beteja ekonomie apo tregtare, si ajo që ka nisur këtë vit mes Kinës dhe SHBA- ve.

Një përballje e nisur nga këto superfuqi botërore mund të përfshijë në vorbullën e saj edhe aleatët e tyre. Vendet aziatike janë paralajmër­uar se do të jenë të detyruar të zgjedhin për aleancë midis Kinës dhe SHBA- ve, ndërsa tensionet mes tyre vazhdojnë të rriten, duke shkaktuar frikën e një lufte të gjithanshm­e. Paralajmër­imi për “zgjedhjen” u bë nga Kryeminist­ri i Singaporit, Lee Hsien Loong, gjatë ditës së fundit të Samitit të Asociacion­it vjetor të Kombeve të Azisë Juglindore ( ASEAN). Zëvendëspr­esidenti amerikan, Mike Pence, mori pjesë në konferencë si përfaqësue­s i administra­tës Trump. Gjatë takimit, Lee tha: “Është shumë e dëshiruesh­me që ne të mos na duhet të zgjedhim anë, por rrethanat mund të vijnë kur ASEAN- i do të duhet të zgjedhë një partner ose një tjetër”. Singapori ka qenë anëtar i ASEAN- it, krahas Tajlandës, Indonezisë, Malajzisë, Vietnamit, Filipineve, Mianmarit, Kamboxhias, Bruneit dhe Laosit, që nga themelimi i saj në 1967- n. Pavarësish­t se këto vende po mbajnë lidhje të rëndësishm­e me SHBA- të, ato janë gjithashtu të lidhura ngushtë edhe me Pekinin. Por, shumë vende në Azinë Juglindore kanë çështjet e tyre me Kinën. Brunei, Malajzia, Indonezia, Filipinet dhe Vietnami janë të gjitha në mosmarrëve­shje me të, mbi pretendime­t e tyre territoria­le në Detin e diskutuesh­ëm të Kinës Jugore. Presidenti Donald Trump ka përshkallë­zuar tensionin tregtar me Pekinin këtë vit, duke e goditur atë me tarifa deri në 250 miliardë dollarë të importeve kineze. Kina është përgjigjur me taksa që synojnë 110 miliardë dollarë të mallrave të SHBA. Drejtori i FBIsë, Christophe­r Wray tha se, “Kina, në shumë mënyra përfaqëson kërcënimin më të gjerë, më të komplikuar dhe më afatgjatë të kundërzbul­imit me të cilin përballemi. Kina po lufton luftën e së nesërmes dhe të pasnesërme­s, dhe një ditë pas kësaj. Dhe kjo ndikon në çdo sektor të ekonomisë sonë, të çdo shteti në vend...”. Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Trump do të takohen në Argjentinë në fund të nëntorit për të diskutuar tensionet e vazhdueshm­e tregtare.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Singaporit, Lee Hsien Loong gjatë samitit ASEAN- SHBA
Kryeminist­ri i Singaporit, Lee Hsien Loong gjatë samitit ASEAN- SHBA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania