Panorama (Albania)

Macron: Franca e Gjermania të drejtojnë Europën e unifikuar

-

Që Gjermania e para dhe Franca e dyta, janë dy ekonomitë më të fuqishme të eurozonës dhe si pasojë edhe dy vendet që kanë më shumë përgjegjës­i apo autoritet në vendimmarr­je të Unionit, kjo nuk është diçka e re. Por deklaratat e fundit të Presidenti­t francez, Emmanuel Macron, duket se janë një përpjekje që Franca të barazojë në fuqi numrin një të BE- së, Gjermaninë. Ishte ai që foli i pari për një ushtri të përbashkët europiane, të mbështetur pak ditë më pas edhe nga Merkel dhe është ai që po mban fjalime “frymëzuese” për Unionin. Macron kërkoi të dielën që Gjermania dhe Franca të bëjnë përpjekje më të mëdha si aleatë në përpjekjen për të udhëhequr një Europë më të bashkuar. Në një fjalim në Dhomën e Ulët të Parlamenti­t gjerman me rastin e nderimit për viktimat e luftës, Macron tha se përgjegjës­ia më e madhe e Francës dhe Gjermanisë ishte që të mblidhnin forcat për BE- në. Macron shtoi se të dyja vendet duhet të ndajnë procesin e vendimmarr­jes dhe të udhëheqin politika për çështje të jashtme, politikat e migracioni­t dhe zhvillimit, të rrisin buxhetet dhe të ndërtojnë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, sipas “Reuters”. Ai bëri thirrje për hapa konkretë që duhet ndërmerren mbi rritjen e mbështetje­s së partive nacionalis­te në disa shtete anëtare. Macron, i cili më vonë u takua me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se bota është në udhëkryq, ku lëvizjet nacionalis­te që nuk kanë kujtesë, iu kundërvihe­n forcave moderne dhe progresive. “Europa dhe brenda saj aleanca e Francës dhe Gjermanisë, kanë për obligim të mos lejojnë që bota të kalojë në kaos”, përfundoi Macron.

 ??  ?? Emmanuel Macron në parlamenti­n gjerman
Emmanuel Macron në parlamenti­n gjerman

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania