Panorama (Albania)

Berisha: Gabuam të gjithë, kemi forca të ringrihemi

"Duhet të analizojmë gjithçka me qetësi, s'mungojnë kualitetet

-

Etrit Berisha nuk do të donte të rikthehej në këtë mënyrë në Kombëtaren shqiptare. U hodh në fushën e lojës si titullar në vend të Tomas Strakoshës, por e nxori topin nga rrjeta 4 herë.

Ai thotë se të gjithë gabuan dhe duhet të marrin përgjegjës­i. Megjithatë, gardiani kuqezi thotë se skuadra ka kualitet për të dalë nga ky moment i vështirë ku ndodhet. Ai nuk pranon të bëjë krahasime me skuadrën e De Biazit, por thotë se është koha të shohin përpara.

Luani prej vitesh te Shqipëria, por nuk keni përjetuar mbrëmje të tillë…

Ishte një humbje që të bën keq, por duhet që ta analizojmë gjithçka si ekip dhe me qetësi, për të gjetur përgjegjës­itë dhe për t'u munduar të ecim përpara. Kam bindjen se do të dimë të dalim nga kjo situatë nëse analizojmë me vëmendje këtë natë. Të gjithë gabuam dhe tani duhet të dimë të reagojmë.

Çfarë ndryshon nga Shqipëria e De Biazit?

Edhe me Panuçin ne kemi bërë ndeshje shumë të mira, por nuk është se na ka ecur shumë sa u përket rezultatev­e. Është pikërisht mungesa e rezultatev­e që ul optimizmin dhe vetëbesimi­n te skuadra, ku dhe sjell më pas këto pasoja të rënda.

Mendoni se ka kualitet kjo skuadër?

Unë jam i bindur që kemi kualitet, por e thashë edhe më herët se janë rezultatet ato që kanë ndikuar në ecurinë tonë. Kur humb ndeshje si ajo ndaj Izraelit, ku jep maksimumin dhe paraqitesh mirë, ndikon shumë në moralin e lojtarëve.

 ??  ?? Portieri i kombëtares, Etrit Berisha
Portieri i kombëtares, Etrit Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania