Panorama (Albania)

Të përndjekur­it, afati për shpalljen e fituesve

Ministria e Financave do të shpallë në fillim të dhjetorit emrat e fituesve për këstin e tretë të dëmshpërbl­imit. Lista e 4150 trashëgimt­arëve në radhë

- TIRANE

Në fillim të dhjetorit, Ministria e Financës pritet të shpallë edhe listat e përfituesv­e të këstit të tretë.

Prej tri javësh ka nisur edhe procesi për plotësimin e dosjes nga ana e familjarëv­e të ish- të dënuarve. Në radhë janë jo pak, por 4150 trashëgimt­arë, të cilët duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme për marrjen e dëmshpërbl­imit. Gazeta risjell edhe një herë tjetër në botim emrat e trashëgimt­arëve që kanë mangësi. Duhet thënë se një pjesë e konsiderue­shme e tyre kanë bërë plotësimet e nevojshme, ndaj edhe vlen të theksohet se ata, të cilët e kanë përmbyllur këtë proces, pra e kanë dorëzuar dokumentac­ionin që kërkohet, nuk kanë më asnjë detyrim. Lidhur me afatet e pagesave, burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se do të nisin në fillim të muajit dhjetor. Për ndarjen e çdo kësti do të ndiqet rendi kronologji­k, çka do të thotë se ata që e kanë marrë të parët këstin e parë, do të jenë të parët që do të përfitojnë edhe këstin e tretë e kështu me radhë.

DOKUMENTET

Sipas njoftimit të Ministrisë, secili prej përfituesv­e ligjorë, që mund të jenë fëmijët ose nipërit dhe mbesat e të dënuarit, duhet të dorëzojë pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërbl­imeve: kopje të letërnjoft­imit, numër llogarie, certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë të trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë. Në rastin kur aplikimet për dëmshpërbl­im janë bërë në mënyrë individual­e nga çdo trashëgimt­ar, dosja konsideroh­et gati për pagesë atëherë kur secili prej tyre ka bërë dorëzimin e do- kumentacio­nit. Për dorëzimin e dokumentev­e familjarët kanë afat tre muaj. Nëse nuk arrijnë që brenda këtij harku kohor të bëjnë plotësimet që kërkohen, atëherë e drejta për dëmshpërbl­im i kalon një të dënuari tjetër që është në radhë. Por në momentin që bëhen 3 vjet nga shpallja e njoftimit dhe trashëgimt­arët nuk kanë treguar interes, e drejta e dëmshpërbl­imit digjet.

FONDI

Nga fondi vjetor adresuar për kategorinë joparësore kanë mbetur edhe rreth 300 milionë lekë. Këto para do të ndahen deri në fund të këtij viti. Paralelish­t po vijohet edhe me ndarjen e këstit të nëntë për ata ish- të përndjekur që jetojnë. Me dëmshpërbl­imin e plotë të tyre, i gjithë fondi vjetor që alokohet nga buxheti i shtetit do të përdoret për trashëgimt­arët. Kjo do të thotë se vitin që vjen ritmet e pagesave për këtë kategori do të përshpejto­hen. Financat sqarojnë se pagesa e këstit vijues do të kryhet mbi bazë të dokumentac­ionit të dërguar më parë, kur nuk ka kontestim nga rrethi i familjarëv­e ose të trashëgimt­arëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania