Panorama (Albania)

“Refugjati” Gruevski përdor itinerarin e Ballkanit

- KRSTO LAZAREVIC*

Ai është i dënuar, nuk ka dokumente dhe kërkohet në vendlindje, sepse e ka mashtruar shtetin duke i marrë shumë para. Ai është kreu i një klani kriminelës­h dhe me gjasë duhet të ketë në zotërim disa telefona smartphone. Ai ka shkuar ilegalisht në Budapest dhe ka kërkuar azil, për t'i ikur një dënimi prej dy vjetësh në vendin e tij.

Viktor Orban e pranon krahëhapur këtë refugjat kriminel. Sepse bëhet fjalë për mikun e tij dhe shokun e idealit, Nikola Gruevski, që 10 vjet drejtoi fatet e Maqedonisë si Kryeminist­ër.

Orbani thotë, ai nuk do refugjatë, që nuk përshtaten me kulturën hungareze. Por Nikola Gruevski i shkon shumë për shtat kulturës së Orbanit. Të dy janë autokratë, që brenda pak vitesh i kanë shkatërrua­r strukturat demokratik­e, të drejtat qytetare dhe lirinë e shtypit në vendet e tyre. Të dy janë të korruptuar dhe i kanë bërë shumë të pasur disa miq apo anëtarë të klaneve të tyre. E të dy luftojnë kundër ardhjes së refugjatëv­e dhe punojnë me teori komplotist­e.

Bagazhi që Gruevski mori me vete në Hungari...

Në vitin 2014, ishte Gruevski ai që luftoi që Maqedonia të shpallej "vend i sigurt origjine", po duket se tani ai vetë nuk e po quan vend të sigurt. Ishte po ai, që në marsin e vitit 2016 mbylli kufirin me Greqinë duke e mbyllur kështu edhe itinerarin e Ballkanit. Për këtë atij i shtrohej qilimi i kuq nga konservato­rët e populistët e djathtë në Europë. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, fluturoi madje në Shkup për të bërë fushatë për të. Në një kohë që lista e akuzave kundër Gruevskit ishte e gjatë. Ai lejoi përgjimet ilegale të dhjetëra- mijëra qytetarëve, burgosi gazetarët kritikë, u përpoq të fshihte vdekjen e një të riu, që u eliminua nga forcat e sigurisë dhe madje edhe për vetë marrëdhëni­et "ballkaneze" ishte shumë i korruptuar.

Viktor Orban nuk e vret shumë mendjen për këtë, përkundraz­i. Në maj, mediat e afërta me Orbanin blenë disa media maqedonase, që atëherë u bien daulleve për Gruevskin. Njeriu që mbylli itinerarin e Ballkanit është vetë një migrant ilegal. Pasaporta e tij u konfiskua nga autoritete­t maqedonase për shkak të rrezikut të arratisë, prandaj atij iu desh të kontraband­ohej me disa automjete diplomatik­e hungareze nëpër disa kufij. Ligjet që bëjnë populistët e djathtë, mesa duket nuk vlejnë për vetë ata.

A mund t'i ndodhte kjo Nikola Gruevskit?

Sepse, nëse Nikola Gruevski do të ishte vetë një refugjat normal, nuk kishte pse të hynte në Hungari. Ai duhet të priste në qendrën e tranzitit në kufirin serb derisa të vendosej për kërkesën e tij. Kërkesa do të refuzohej, sepse ai nuk mund të paraqiste një pasaportë të vlefshme udhëtimi. Ndoshta Gruevski do të ishte përpjekur në një rast të tillë të udhëtonte ilegalisht përmes Bosnjës deri në kufirin kroat. Por atje ai do të ngrinte nga të ftohtit në çadrat e improvizua­ra dhe do të ishte i varur nga aktivistët që ndihmojnë refugjatët, të cilët ai dhe miqtë e tij populistë i kanë kriminaliz­uar dhe i kanë ndjekur penalisht.

Ndërkohë që në përpjekjen për të kaluar kufirin kroat, mund të kishte ndodhur që policët kroatë t'i kishin thyer ndonjë këmbë, ose mund ta kishin qëlluar, si më 31 maj, kur u qëllua me armë ndaj një autobusi duke u plagosur dy fëmijë.

Por sigurisht, të gjitha këto nuk do t'i ndodhnin Nikola Gruevskit, sepse ai nuk është refugjat lufte, por një kriminel me influencë. Një autokrat i korruptuar, që ka vjedhur popullin e tij dhe që tani i trembet burgosjes.

Një shaka?

Nikola Gruevski madje ka futur në politikë teorinë më të dashur komplotist­e të Viktor Orbanit, ajo që miliarderi hebre George Soros në prapaskenë lëviz fijet, që të islamizojë Europën përmes emigrantëv­e. Orbani e bëri të tijën këtë narrativë dhe si temë kryesore të fushatës së fundit elektorale. Pra, burri i dikurshëm i fortë i Maqedonisë, ka dëmtuar keqazi jo vetëm vendin e tij, por ka futur në sallonet e politikës një teori antisemiti­ste komplotist­e. Prandaj, mund të paramendoh­et se trajtimi i kërkesës për azil mund t'i sjellë favore...

Mendoni se kjo është shaka? Jo nuk është. Kur një zëdhënës i partisë hungareze, Fidesz, u pyet për Gruevskin, ai tha: "Hungaria u ofron të gjithë të përndjekur­ve mbrojtje dhe Nikola Gruevski kërcënohet nga qeveria maqedonase, që ndodhet nën influencën e George Sorosit".

Rasti Gruevski hedh dritë mbi një problem bazë të demokraciv­e në Europën Lindore. Pushtetmba­jtësit në Hungari, Rumani, Bullgari, Serbi, Mal të Zi e vende të tjera janë të korruptuar e duhet të llogarisin një ditë që edhe mund të burgosen, nëse pushteti i tyre merr fund. Prandaj, ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që të mbajnë postet e tyre, pa e çarë kokën për shtetin ligjor e demokracin­ë. Viktor Orban dhe Nikola Gruevski janë të dy tipi i këtij politikani dhe prandaj është logjike që njëri i hap krahët tjetrit, edhe kur nuk është ndonjë mik i madh i refugjatëv­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania