Franca po konsideron gjendjen e jashtëzakonshme nga protestat
Qeveria franceze po konsideron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për të parandaluar përsëritjen e një vale tjetër protestash si ato të fundjavës ndaj reformave të Macron, që shkaktuan rrëmujat më të mëdha në 10 vjetët e fundit. Në Harkun e Triumfit të dielën janë hequr grafitet e bëra nga protestuesit gjatë të shtunës. Protestuesit kanë bllokuar qendrën e qytetit dhe kanë djegur makina, kanë thyer xhama dhe sëpata dhe kanë vjedhur një armë zjarri nga Policia, e cila i ka goditur me ujë me presin dhe gaz lotsjellës në protestat më të rënda urbane të Francës prej shumë kohësh. Presidenti francez, i cili u përball me thirrjet për të dhënë dorëheqjen nga protestuesit, kontrolloi të dielën rrëmujën në Champs- Elysees. Protestat e "jelekëve të verdhë", të cilat filluan si një rebe- lim kundër një rritjeje të taksës së karburantit, por tashmë të zgjeruara në trazira civile u përhapën në të gjithë vendin. Të shtunën përfunduan me 133 të plagosur, përfshirë 23 oficerë policie dhe 412 të arrestuar. Macron kryesoi një takim me ministrat e tij të shtunën në mbrëmje, mes thirrjeve për të deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme apo edhe për të dërguar ushtrinë për të shuar dhunën. Zëdhënësi i qeverisë franceze, Benjamin Griveaux tha se kanë bërë thirrje që demonstruesit të vijnë në tryezën e negociatave. "Duhet të shqyrtojmë masat që do të ndërmerren për të shmangur këto incidente", tha Griveaux për "Radio Europe 1". I pyetur nëse do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme, ai tha se autoritetet po konsiderojnë të gjitha mundësitë në një takim tjetër. Protestuesit kërkojnë uljen e çmimeve të karburantit, të miratuara për rritje më 1 janar 2019, por Presidenti Macron thotë se nuk do të tërhiqet nga plani i tij në dobi të pastrimit të ajrit.