Panorama (Albania)

Debati për Kaçifasin, vritet shqiptari 63- vjeçar në Korfuz

Autori, anëtar i “Agimit të Artë”

- GREQI

Anëtari i Agimit të Artë vrau me armë zjarri pas një debati për çështje etnie 63vjeçarin shqiptar Petrit Zifla.

Kështu shkruanin dje mediat greke në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 25 nëntor 2018, ku shqiptari u gjet i vrarë në Korfuz. Katër ditë pas krimit, autori mësohet se është vetëdorëzu­ar dhe ka pranuar krimin. Ai është identifiku­ar jo vetëm në sajë të dëshmive të personave që kishin dijeni për ngjarjen, por edhe nga verifikimi i disa kamerave të sigurisë. Sipas të dhënave, mes tij ( identiteti i autorit nuk është bërë i ditur) dhe shtetasit shqiptar Petrit Zifle kishte pasur një debat për shkaqe etnie, çka rezultoi fatale për jetën e 63vjeçarit.

VRASJA Mediat greke raportuan dje identiteti­n e viktimës, i cili mësohet se është shtetasi Petrit Zifla. Ndërkohë, sipas të dhënave të Policisë, dyshohet se 63- vjeçari është me origjinë nga Berati. Ngjarja ndodhi më 25 nëntor, në Dragotina, Korfuz. Siç kanë pohuar banorë të zonës, Zifla ishte konfliktua­r me fjalë një ditë para vrasjes në një lokal të fshatit me autorin, për çështje të karakterit etnik. Autori, i cili është një 44vjeçar nga Korfuzi, kishte hapur debat brenda në lokal, pasi kishte konstatuar se mjaft prej klientëve nuk ishin shtetas grekë. Sipas të dhënave, ai e ka nisur debatin me disa persona të tjerë fillimisht për çështjen e emrit të Maqedonisë. Më tej dyshohet se anëtari i Agimit të Artë ka replikuar me 63vjeçarin për vrasjen nga forcat shqiptare të RENEA- s në Bularat të Gjirokastr­ës të Konstantin­os Kaçifas. Situata ka precipitua­r dhe është dashur ndërhyrja e klientëve në lokal që ta ndalin. Pasi janë ndarë nga të tjerët, 44vjeçari grek është larguar duke kërcënuar Ziflën, të cilin në Greqi e quanin me emrin Petro. Një ditë më pas, autori i ka zënë pritë viktimës dhe pasi e ka vrarë, e ka hedhur në një kanal. Trupi i 63- vjeçarit u gjet nga kalimtarët në Korfuz. Policia fqinje bën me dije se shqiptari u gjet i pajetë në një rrugë në zonën Spartera, me plagë të shkaktuara nga plumbat e një arme gjahu. Raportohet se shqiptari kishte humbur kontaktet me familjarët që nga e diela në mëngjes, ndërkohë që trupi i tij është gjetur tri ditë më pas.

HETIMI Pas gjetjes së kufomës, Policia nisi hetimet dhe në një kohë mjaft të shpejtë arriti të identifiko­nte autorin. Ky i fundit u vetëdorëzu­a katër ditë më pas, pasi emri i tij figuronte në listën e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 63- vjeçarit. Mësohet se pas arrestimit ai e ka pranuar krimin. "Po, unë e vrava", është shprehur ai në Polici. Për efekt hetimi, Policia nuk ka bërë të ditur të dhëna të tjera për mediat vendëse në lidhje me një dëshmi më të plotë të tij. Por sipas mediave, ai e ka pranuar krimin për shkaqe që kanë pasur karakter etnik. Po sipas mediave greke, ai rezulton anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje dhe përfaqësue­s i kësaj partie në ditën e zgjedhjeve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania