Panorama (Albania)

Hidhni një sy nga qyteti i 6 i Shqipërisë, 15 minuta larg Tiranës

- EDI LESI

Nëse ke fat dhe udhëton në një orar pa trafik, nga qendra e Tiranës drejt Veriut, për 10 ose 15 minuta gjendesh në qytetin e 6 më të madh të vendit, në Bashkinë Kamzë, ku me Paskuqanin ka tashmë rreth 150 mijë banorë. Pak vite më parë, ajo ishte zona më informale në Shqipëri, një grumbull i çartur banesash, si të hedhura nga qielli, prej një dore nervoze. Çdo herë e më shumë që kalon aty, ti sheh rregull, rrugë që ëndërrojnë kah perëndimi me emrat si; Bulevardi Trump, Strasburg, Milano, Londër, apo edhe nga ato që evokojnë momente të forta të historisë, si “Konferenca e Mukjes”. Një shesh i madh spektakola­r po përfundon së ndërtuari në qendër. Po ashtu, dallon trotuare, ndriçim, madje dhe një pallat gjigand kulture, ku luhen monodrama si ajo e “Rrno për me tregue”.

Banorët e ardhur nga gjithë anët e vendit, por kryesisht nga Veriu e bëjnë Kamzën qytetin me divers në Shqipëri, më energjik dhe me popullsinë më të re.

Kamza po rreket të krijojë një identitet të vetin. Kanë qejf të quhen kamzalinj, edhe pse të ardhur nga Kukësi, Dibra, Mirdita, Tropoja, Skrapari apo Korça.

Kamzalinjt­ë janë të sertë, po dhe punëtorë shumë. Shihni banesat e tyre të ndërtuara me shumë mund. Në çdo rrugë ka gjallëri. Sigurisht, edhe këtu kafet janë plot, por prapë dëgjon shumë njerëz që flasin për punë.

“Kjo është Shqipëria që vuan, jo Shqipëria që duam”, thotë Xhevdeti në një takim të demokratëv­e në Frutikultu­rë.

Kamza dhe Paskuqani kanë votuar gjithnjë Partinë Demokratik­e. Është me siguri kjo arsyeja, që përveç shumë halleve, këtij qyteti të ri e të madh, vetëm 15 minuta larg Tiranës, i është shtuar braktisja e plotë nga qeveria.

Punë publike vazhdojnë të bëhen, po kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, kujdeset të thotë gjithnjë në profilin e tij në “Facebook”, se janë investime totale të Bashkisë. Asnjë fond nga qeveria.

Prej vitit 2015, 150 projekte i janë dërguar qendrës. 150 refuzime kanë ardhur. Shpesh refuzimet vijnë në formën e mungesës së përgjigjes.

Në këto kushte, Bashkia Kamzë është detyruar t’u drejtohet donatorëve dhe shpesh ia del me sukses të marrë mbështetje për projekte, që u shërbejnë njerëzve.

Një prej shembujve më klasike të moskonside­rimit të këtij qyteti të madh, vetëm një vrap larg zyrave të Kryeminist­risë, për shkak të simpative dhe bindjeve politike të banorëve të Kamzës dhe Paskuqanit, doli në pah pak ditë më parë kur në një zonë atje zjarri shkrumboi disa banesa. Reagimi qe i pamundur. Sepse, Qeveria ka menduar që Kamza s’ka nevojë për një stacion Zjarrfikës, le t’i hedhë një sy Tirana, nëse andej çalltis flaka.

Qeveria u mburr kur siguroi 61 mjete të mëdha, ekskavator­ë për 61 bashkitë, për pastrim kanalizime­sh për të parandalua­r përmbytjet. Por Kamzës nuk iu dha ky mjet, me logjikën që le të merret Tirana, nëse uji dhe balta shkojnë në tavanet e banesave të kamzalinjv­e.

Para do vitesh, 7200 familje merrnin ndihmë ekonomike. Qeveria është kujdesur që për gjithë zonën Kamzë- Paskuqan ta çojë këtë numër në 500, dhe për më tepër, edhe aplikimet s’mund të bëhen më atje, por hallexhinj­të duhet të vijnë në Tiranë ta kërkojnë të drejtën nëpër ca rrugica të vështira pas Ministrisë së Jashtme.

Pse gjithë ky nënçmim për Bashkinë e 6 në vend, që një lum e ndan me Tiranën? Këndej lumit, banorët përfitojnë 5 deri në 6 herë më shumë nga ana monetare prej fondeve të qeverisë, sesa ata matanë lumit.

Për fat të keq, këtë moskonside­rim për 150 mijë banorë, për hallet, jetën, ëndrrat dhe projektet e tyre, e ka edhe media. Duhet patjetër të ndodhë diçka, kryesisht ndonjë lajm i keq, që gazetarët të kujtohen. Nuk sheh një reportazh, një analizë, apo dhe një vëzhgim për këtë qytet.

Kamza dhe Paskuqani janë një realitet që ekziston, edhe nëse ka përpjekje për ta fshehur.

Me siguri, do ta shohim qeverinë prezente pas disa muajsh, kur të sulet në fushatë për të kapur bashkinë. Për të kapur, është fjala e duhur, sepse kështu e konsideron, si plaçkë pushteti. Nëse e fiton, i duhet. Nëse nuk e ka, nuk ekziston.

Kamza dhe Paskuqani janë një realitet që ekziston, edhe nëse ka përpjekje për ta fshehur. Me siguri, do ta shohim qeverinë prezente pas disa muajsh, kur të sulet në fushatë për të kapur bashkinë. Për të kapur, është fjala e duhur, sepse kështu e konsideron, si plaçkë pushteti. Nëse e fiton, i duhet. Nëse nuk e ka, nuk ekziston

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania