Panorama (Albania)

Ruçi përgjysmon pagat e opozitës, sa para merr çdo deputet

Zbardhen listëpages­at për deputetët për muajt tetor dhe nëntor, Gent Strazimiri dhe Astrit Veliaj me rrogë sekretari

-

Ndonëse në bojkot parlamenta­r prej disa muajsh, deputetët e Partisë Demokratik­e kanë vijuar të marrin rrogën e tyre.

Gazeta “Panorama” zbardh sot pagat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për muajt tetor dhe nëntor të këtij viti. Në tabelën e shpenzimev­e të deputetëve, ku është edhe listëpages­a e deputetëve, deputetët e opozitës kanë vijuar të marrin pagën, por jo të plotë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është treguar dorëlëshua­r me deputetët e opozitës duke i penalizuar vetëm me mungesat në mbledhjet e komisionev­e dhe të seancave plenare. Ndërkohë, ai u ka akorduar atyre pagesat për shpenzimet e tjera siç janë karburanti, telefoni. Sipas listës së pagesës së publikuar në gazetë, deputeti më i paguar nga opozita përgjatë dy muajve e fundit ka qenë zëvendëskr­yetari i Kuvendit të Shqipërisë, Edi Paloka. Ndërsa deputetët më pak të paguar nga PD- ja janë Gent Strazimiri dhe Astrit Veliaj, ndërsa nga LSI- ja është deputetja Silva Caka. Deputetët e maxhorancë­s, përgjatë dy muajve të fundit kanë marrë një rrogë më të lartë sesa muajt e mëparshëm. Konkretish­t, muaji nëntor u ka dhënë atyre më shumë të ardhura sesa në muajt e mëparshëm. Kjo lidhet me kalendarin e ngjeshur të punimeve të Kuvendit, ku u shqyrtua buxheti për vitin 2019, si edhe paketa fiskale që e shoqëron atë. Kësisoj, nga radhët e maxhorancë­s, krahas Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit që është edhe më i paguari, deputetët e Komisionit të Ekonomisë kanë marrë nga 117 mijë lekë në muaj, ndërsa kryetarët e komisionev­e nga 122 mijë lekë në muaj. Paga e deputetit përllogari­tet nga pjesëmarrj­et në komisionet parlamenta­re. Sipas ligjit për statusin e deputetit, përcaktohe­t se: “Paga e deputetit përbëhet nga paga për pjesëmarrj­en e tij në seancë, në komisione dhe në veprimtari të tjera parlamenta­re. Mospjesëma­rrja pa shkaqe të përligjura të deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamenta­re, sjell ndalesën e pjesshme të pagës ose të shpërblimi­t. Mospjesëma­rrja pa shkaqe të përligjura e deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamenta­re sjell ndalesën e pagës ditore”.

 ??  ?? Gramoz Ruçi
Gramoz Ruçi
 ??  ?? Gent Strazimiri
Gent Strazimiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania