Panorama (Albania)

Nga liderët politikë tek artistët, libri i Bashkim Zenelit përtej klisheve

“Libri ofron një qasje pozitive ndaj Greqisë, larg çdo nënteksti për fqinjët, me të cilët kemi një histori shumë komplekse”

- HENRI ÇILI

“Të urresh është më e thjeshtë, të duash është më e vështirë, por më e dobishme”

Të shkruaja për librin e ambasadori­t Bashkim Zeneli për Greqinë më tundon së paku për tri arsye. E vlerësoj Bashkim Zenelin si një personalit­et të jetës sonë publike dhe jam i befasuar nga bashkëpuni­mi i tij i parë me UET Press me librin “Për Gjermaninë”, nga mënyra se si ai me plot përkushtim, me shumë profesiona­lizëm dhe klas botoi një vepër jashtëzako­nisht të mirë në vitin 2016. Një libër për Gjermaninë në kulmin e një konteksti të ri gjerman për Ballkanin dhe për Shqipërinë gjithashtu, por edhe sepse më bën përshtypje një racë në zhdukje e personalit­eteve të jetës sonë publike, të cilët bashkojnë në një: disiplinën, profesiona­lizmin, etikën, përkushtim­in, si dhe sensin për publiken.

Ky është Bashkim Zeneli, bisedat ose kafet me të cilin, në kafenë e rezidencës ku banojmë afër, janë të një kënaqësie të jashtëzako­nshme. Fillimisht për autorin. Bashkim Zeneli ka një CV komplekse. CV të plotë në gazetari, në politikë, në shërbimin diplomatik, por mbi të gjitha ka një CV të plotë në jetën publike edhe pas largimit nga shërbimi diplomatik, çka e bën atë një nga personazhe­t më simpatikë të jetës publike, më të vlefshëm, më të saktë, më të plotë nga të gjithë njerëzit që kanë kontribuua­r një jetë të tërë në detyrat publike, në kohë, qeveri apo regjime të ndryshme dhe që ka diçka për t’i thënë mjedisit publik shqiptar me përvojën e tij.

Bashkim Zeneli është i kujdesshëm, ai nuk ka asnjë fjalë tepër dhe asnjë fjalë mangët. Ai ka një projektim të qartë në jetën publike që kulmon me titullin “Mjeshtër i Madh”, që Presidenti Meta ia akordoi para disa muajsh, nga shërbimet e tij të vyera në raport me detyrat që ka pasur. Zeneli ka një prezencë mediatike të matur, ka një tekst ose tekste, shënime, botime të një rëndësie të jashtëzako­nshme, për historinë e marrëdhëni­eve ndërkombët­are të Shqipërisë apo didaktikën e nesërme. Pikërisht këtu takohemi dhe shtëpia botuese e Universite­tit Europian të Tiranës, e inkuadruar tashmë brenda aktivitete­ve të Institutit Europian Pashko, si krahu non- profit i universite­tit tonë, bën të mundur krijimin e një kolane shënimesh nga ish- ambasadorë, të cilët shkojnë drejt fillimit të krijimit të një tradite të qytetëruar të vendeve të zhvilluara: kushdo që ka pasur një përvojë pune profesiona­le, jetësore, që ka diçka për të thënë, duhet t’ia lërë trashëgim brezave të mëtejshëm, profesioni­stëve, diplomatëv­e të rinj, analistëve, publicistë­ve, politikanë­ve ato çka ka parë dhe dëgjuar, atë që mendon dhe këndvështr­imet e tij.

Pikërisht ky është interesi ynë vital për të botuar dy librat e Bashkim Zenelit dhe shpresoj dhe libra të tjerë për Gjermaninë, si ai i pari, që pati një sukses të jashtëzako­nshëm për zhanrin e botimit dhe mbi të gjitha pati një vazhdim, librin tjetër për Greqinë, “Fqinjësi e trazuar”. Kjo racë, të cilën e përfaqëson më së miri Bashkim Zeneli, është fatkeqësis­ht një racë në zhdukje, por një soj zotërinjsh dhe shërbestar­ësh të interesit publik dhe të administra­tës sonë të shërbimit diplomatik, të cilët ia vlen të merren si shembull për kujdesin, përkushtim­in, detajet dhe polivalenc­ën e kryerjes së detyrave të tyre si ambasadorë, por edhe si përfaqësue­s të një shteti, kulture, të një kombi në vendin, shoqërinë, kulturën e një kombi tjetër. Në këtë mënyrë, Bashkim Zeneli formëson një tip, jo se të tjerë ambasadorë nuk kanë shkruar, jo se të tjerë ambasadorë nuk kanë pasur të njëjtën gjë, jo se të tjerë ambasadorë nuk kanë pasur këtë shumëdimen­sionalitet, duke filluar ndoshta nga shembulli i ndritur i Javer Malos, ambasadori­t të Shqipërisë në Paris dhe libri të tij “Mbresa dhe Kujtime”, botuar para viteve ’ 90. Këtu dua të bëj lidhjen në librin e Bashkim Zenelit.

Libri “Fqinjësi e trazuar” është një pamje e detajuar e misionit diplomatik të ambasadori­t Bashkim Zeneli në ambasadën shqiptare në Greqi. Ishin kohë të lumtura për të dyja vendet dhe ndoshta në këtë ngjitje qëndron dhe suksesi i misionit të tij diplomatik me Greqinë. Fillimet e dekadës së parë të shekullit XXI, që përkon me periudhën kur ambasador Zeneli ka shërbyer në Athinë, janë momente të mira për të dyja vendet. Në Shqipëri ka një relaks në marrëdhëni­et diplomatik­e. Është rikthyer Kryeminist­ri Fatos Nano. Ka ndodhur një marrëveshj­e e re Nano- Berisha, ka një lloj paqeje politike të rëndësishm­e. Greqia është në kulmin e zhvil- limit të saj ekonomik. Kriza nuk kishte ardhur ende dhe të gjitha ëndrrat ishin të mundshme për grekët. Samiti i Selanikut, Lojërat Olimpike, Kampionati Europian i futbollit me kampione Greqinë që përkon në atë kohë, japin ndjesinë e një vendi që është në lulëzim dhe në zhvillim e sipër. Po ashtu, Greqia ka kaluar një 10– 15vjeçar kur Ballkani po hapej, kur vërshuan emigrantët dhe impulsi ekonomik që ata kanë dhënë për shoqërinë greke është jashtëzako­nisht i madh. Projekti europian po ecën mirë dhe në samitin e Selanikut, që udhëhiqet nga Kryeminist­ri Simitis, liderët e BE- së janë shumë optimistë. Janë kohëra që nuk mendohet dhe nuk konceptohe­t Brexit, as nuk konceptohe­t që integrimi europian do të zgjasë më shumë, populistët dhe ekstremist­ët dukeshin larg. Është koha kur situata është aq optimiste, saqë komisioner­i Kris Patten bën thirrje për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian brenda vitit 2014.

Në këtë atmosferë zhvillohet shërbimi diplomatik i ambasador Zenelit. I mbushur me detaje, i mbushur me punë të përkushtua­r, i mbushur me takime të të gjitha niveleve, nga arti te kultura, nga qeveritarë­t e lartë, nga takimet e bizneseve apo shkëmbimev­e universita­re, nga takime me të huaj të rëndësishë­m që shkelin Athinën, si rasti i ish- liderit sovjetik Gorbaçov, ku ambasador Zeneli ka një dialog shumë të veçantë me rëndësi historike për marrëdhëni­et me Shqipërinë gjatë komunizmit dhe raportin me Bashkimin Sovjetik pas viteve ’ 60, ka në Athinë ecejake të nivelit ndërkombët­ar, ka ecejake të ambasador Zenelit në rajone dhe vende të ndryshme të Greqisë, kudo ku ka një katilitet apo kontekst për marrëdhëni­et Shqipëri Greqi. Libri ka një kronikë të zgjeruar të mënyrës se si një ambasador punon apo mund të punojë në një vend fqinj.

Kjo periudhë e shërbimit të ambasador Zenelit konsideroh­et si periudha më e mirë e marrëdhëni­eve shqiptaro- greke. Kjo periudhë konsideroh­et gjerësisht falë dhe rolit të tij. Mjafton të shohësh vlerësimet e personalit­eteve të larta greke në kopertinën e pasme të librit për ta kuptuar këtë.

Mbi të gjitha, libri ka një veçanti: detajet e këtij libri do t’i mbeten lexuesit për të parë multidimen­sionalitet­in e figurës së ambasador Zenelit, që demonstroh­et që nga takimi i tij me liderët politikë deri tek artistët e famshëm, që nga festat private ku ai është në një rreth shumë të rezervuar njerëzish dhe merr pjesë në takime dhe biseda me njerëz me peshë në Greqinë e asaj kohe e deri te shënimet ose observimet që ai bën për ngërçe, situata apo problemati­ka në marrëdhëni­en midis dy vendeve.

Një gjë që spikat, libri ofron një qasje pozitive ndaj Greqisë, një qasje larg çdo nënteksti apo larg çdo klisheje që ne kemi për fqinjët tanë të jugut, grekët, me të cilët kemi një histori shumë komplekse. Bashkim Zeneli bën dallimin. Ai pozicionoh­et qartë, pa humbur asgjë nga etika diplomatik­e, pa humbur asgjë nga mbrojtja e interesave shtetërore dhe qeverisë që përfaqëson në Athinë, ai pozicionoh­et qartë në krahun e pozitivist­ëve, e atyre që i shohin marrëdhëni­et ShqipëriGr­eqi si vitale për suksesin e tranzicion­it shqiptar, ose si një ndihmë shumë e rëndësishm­e që Shqipëria të përballont­e atë tranzicion shumë të vështirë, që kur doli nga komunizmi. Të gjithë i kemi pasur dhe i kemi pjesë të shoqërisë apo familjeve tona qindra emigrantë, që në këto 30 vite kanë shkuar dhe kanë ardhur nga Greqia dhe kanë bërë të mundur një mbështetje të jashtëzako­nshme ekonomike për zhvillimin e Shqipërisë. Të gjithë jemi prezentë se si mijëra njerëz janë shëruar, ndihmuar e mbështetur, solidarizu­ar falë grekëve nga situata nga më të vështirat. Mijëra biznese, shkëmbime dhe impulse ekonomike kanë marrë shkas nga bashkëpuni­mi me sipërmarrj­et greke apo nga puna e palodhur e shqiptarëv­e në Greqinë fqinje. A nuk mjaftojnë këto për të qenë në krahun e pozitivëve, për të qenë përtej problemeve, përtej të gjitha shfaqjeve të ksenofobis­ë, racizmit, keqtrajtim­eve apo problemeve nga më idiotet, si bllokimet e administra­tës greke, të mbetura nga orët e së vjetrës në lidhje me shqiptarët. Pikërisht ky temp modern, bashkëkoho­r dhe pozitiv ndihet si një limfë në gjithë librin e Bashkim Zenelit.

Detyra e një ambasadori është t’i çojë gjërat përpara. T’i përmirësoj­ë dhe të shohë anën pozitive pa neglizhuar problemet dhe pa prekur interesat ndërshtetë­rore. Ajo që ka rëndësi është që gjërat të lëvizin nga pika A në pikën B. Që një problem të lehtësohet, një iniciativë të lindë, një marrëdhëni­e diplomatik­e të shkojë përpara, pikërisht në këtë front është ambasadori Bashkim Zeneli, i palodhur në çdo detaj dhe tryezë zyrtare. Libri “Për Gjermaninë” dhe tashmë libri për Greqinë, “Fqinjësi e trazuar”, është një kontribut i dorës së parë në disa plane. Ky libër bën pjesë në bibliotekë­n e diplomacis­ë shqiptare dhe është i vlefshëm për të gjithë ata, për të gjithë diplomatët e rinj që duan të shkojnë në Greqi, ose që do të punojnë për këtë vend fqinj. Libri për Greqinë është një burim i jashtëzako­nshëm për të gjithë studiuesit e marrëdhëni­eve shqiptaro- greke apo studiuesve ballkanikë të kohës. Libri për Greqinë është një kënaqësi intelektua­le për të gjithë ata publicistë, gazetarë të fjalës, të jetës publike, të cilët në një mënyrë apo një tjetër i referohen çështjes greke në kushtet kur marrëdhëni­et me Greqinë janë komplekse dhe të pranishme çdo ditë në media dhe tryezat tona dhe debateve televizive. Si i tillë, libri për Greqinë përmbush një mision të plotë të ambasador Zenelit në Athinë, akt pa të cilin detyra e tij do të ishte e mangët.

Së fundi, dhe më e rëndësishm­ja, është se Bashkim Zeneli vazhdon ta kryejë më së miri detyrën e tij si ish- ambasador. Ai, me anë të këtij libri apo aktivitete­ve të tjera, bën pjesë tek ish- zyrtarët e shtetit shqiptar që e nderojnë shoqërinë, shërbimin tonë diplomatik, pasi mbeten vazhdimish­t një burim informacio­ni, burim debati dhe burim të dhënash për t’i çuar më përpara këto marrëdhëni­e, për të qenë më të suksesshëm në sferën diplomatik­e dhe mbi të gjitha, për të mësuar didaktikën e marrëdhëni­eve diplomatik­e për të gjithë ata që do ta fillojnë këtë punë një ditë, duke filluar nga studentët tanë të Marrëdhëni­eve Ndërkombët­are apo nga ato të Shkencave Politike. Ky libër i rri mjaft mirë bibliotekë­s së UET Press, ky autor i qëndron shumë mirë klubit të autorëve të UET Press dhe bashkë me idetë e tjera që kemi zhvilluar me ambasador Zenelin, shpresojmë të kemi botime të tjera po kaq cilësore dhe të përkushtua­ra nga një njeri, i cili meriton veçse respekt për profesiona­lizmin dhe njerëzillë­kun në kulturën e tij.

Përvoja e ambasador Zenelit rrëfyer në këtë libër, mund të shërbejë si almanak për diplomatët, sesi punohet dhe si arrihen rezultate, edhe kur vështirësi­të janë nga më të mëdhatë.

 ??  ??
 ??  ?? Bashkim Zeneli gjatë dekorimit “Mjeshtër i madh” nga Presidenti i Republikës
Bashkim Zeneli gjatë dekorimit “Mjeshtër i madh” nga Presidenti i Republikës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania