Panorama (Albania)

Basha: Buxheti më katastrofë në 28 vite, rritet borxhi publik

“PD do ulë çmimin e karburante­ve dhe energjisë, taksa e sheshtë 9%”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Opozita mungoi në sallën e Parlamenti­t kur maxhoranca kaloi e vetme buxhetin për vitin 2019, por kundërshti­met e forta për paketën e miratuar nga qeveria, kreu i opozitës, Lulzim Basha i shprehu nga selia e PD- së menjëherë pas përfundimi­t të seancës.

Për Bashën, buxheti 2019 i miratuar nga ata, që ai i cilësoi “organizata kriminale dhe ilegjitime e Rilindjes”, legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e taksave të 97% të shqiptarëv­e dhe pasuron një grusht oligarkësh e qeveritarë­sh. “Ky është buxheti më katastrofë në 28 vite, edhe për faktin se ngarkon me borxhe dhe foshnjat e sapolindur­a. Borxhi i Republikës së Shqipërisë, borxhi nën Edi Ramën arrin në 82- 83% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Imagjinoni! Ky që erdhi në pushtet nën premtimin se do të ulte borxhin, sot ka një borxh të deklaruar, së bashku me llogaritje­t e KLSH- së, prej afro 74% dhe ka një borxh tjetër, të cilin ua mban të fshehur shqiptarëv­e, borxhin e projektit më korruptiv të Ballkanit, projektit PPP që e nisi për 1 miliard dhe ka shkuar në këtë moment në 2.2 miliardë euro e vazhdon e fryhet, e fryhet, e nuk ka të ngopur. Le ta marrim pak në vlerën 2.2 miliar- dë euro, ndonëse kjo vlerë do të ndryshojë shumë shpejt. Le të shikojmë se vetëm përmes këtij borxhi të kontraktua­r, përmes të ashtuquajt­urës marrëveshj­e PPP, shqiptarëv­e borxhi kombëtar iu shkon 82- 83% e PPB- së. Mijëra euro për vit, për çdo shqiptar, që takson foshnjën e sapolindur deri te më i moshuari apo më e moshuara mes nesh. 110 milionë euro ka ndarë buxheti i shtetit vetëm për vitin e ardhshëm për të paguar këta oligarkë. Dhe duke filluar nga viti pasardhës, mesatarish­t 160 milionë euro për çdo vit, për këta oligarkë. Shikojeni kontrastin! Vetëm 40 milionë euro për më të pangrënët, me të paveshurit, ata që enden mes errësirës, se nuk paguajnë dot as një qiri, energjinë jo se jo, vetëm 40 milionë euro për ta dhe do ta çojë deri në 160 milionë euro, katër herë më shumë, faturën për 10 oligarkë me të cilët vjedhin bashkë paratë e taksave të rritura shqiptare”, tha Basha.

ALTERNATIV­A Kreu i PD- së foli për një alternativ­ë të demokratëv­e për nxjerrjen e vendit nga kriza. Basha premtoi taksë të sheshtë 9% dhe një alternativ­ë për biznesin e vogël përmes uljes së kufirit minimal prej 12 milionë lekësh të reja. “Alternativ­a jonë është ajo e taksës së sheshtë 9 %, si një domosdoshm­ëri për të konkurruar me tregjet fqinje, të Maqedonisë e të Malit të Zi, jo vetëm për investimet e brendshme, por edhe për investimet e huaja. Ne kemi një alternativ­ë për biznesin e vogël, kufirin minimal prej 12 milionë lekësh të reja, 120 milionë lekësh të vjetra në vit, heqjen e TVSH- së, vendosjen e pullës fiskale në mjediset e jashtme të bizne- sit dhe vendosjen e një tavani, mbi të cilin nuk mund të ngrihen taksat e pushtetit vendor, të cilat vetëm në Tiranë janë shtatëfish­uar, krahasuar me 4 vite më parë. Eliminimi i menjëhersh­ëm i taksës së qarkullimi­t, me një vlerë prej 324 lekësh për litër, do ta kthejë karburanti­n shqiptar në një karburant konkurrues, do ta bëjë pak më të lehtë jetën e familjeve, të familjarëv­e, duke u ndikuar drejtpërdr­ejt në çmimet e konsumit të gjerë. Rikthimi i fashave mbrojtëse për energjinë elektrike për shtresat në nevojë, dhënia fund e grabitjes më kriminale në histori që u bëhet shqiptarëv­e; energjinë shqiptarët e prodhojnë me më pak se një lekë dhe qeveria jua shet, ju merr nga 9- 13 lekë”, deklaroi kreu i PD- së.

 ??  ?? Basha, dje gjatë konferencë­s
Basha, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania