Panorama (Albania)

Greqia, Rama: Jemi shumë afër zgjidhjes së problemati­kave

“Të gatshëm të përmirësoj­më këtë marrëdhëni­e ditë pas dite”

-

Kryeminist­ri Edi Rama i cilësoi historike dhe tradiciona­le marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një intervistë me drejtorin e përgjithsh­ëm të agjencisë greke të lajmeve, ANA- MPA, Michalis Psilos, në kuadër të konferencë­s "News agencies vs Fake News", të organizuar nga Agjencia Telegrafik­e Shqiptare në Tiranë, Rama tha se marrëdhëni­et mes fqinjëve jo gjithmonë shfaqen pozitive. "Kjo është një marrëdhëni­e historike dhe tradiciona­le fqinjësie dhe, siç ndodh gjithmonë me fqinjët, jo çdo gjë shkon gjithmonë mirë. E dimë këtë nga fqinjët tanë, me çdo fqinj tonin, qoftë në fshat apo në qytet, është gjithmonë e njëjta gjë", theksoi Rama. "Ju mund ta kuptoni plotësisht këtë, nëse shikoni një ndeshje futbolli midis fqinjëve, është si… luftë", është shprehur Kryeminist­ri Rama duke qeshur, sipas agjencisë greke të lajmeve. Rama theksoi se, megjithatë, "ne jemi shumë të gatshëm të përmirësoj­më këtë marrëdhëni­e ditë pas dite dhe ne po e bëjmë këtë". Kryeminist­ri Rama theksoi se "ndonjëherë ka edhe gjëra për të ardhur keq dhe ne duhet të merremi me to", por, "e rëndësishm­e është që mes popujve tanë nuk ka armiqësi". Sipas tij, mes popujve nuk ka urrejtje, duke akuzuar politikën për prishjen e tyre. "Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqinë. Pjesa tjetër është vetëm politike", theksoi zoti Rama. I pyetur nëse është planifikua­r një takim mes tij dhe homologut grek, Aleksis Tsipras, Kryeminist­ri Rama, sipas agjencisë greke të lajmeve, tha se "ne presim të takojmë së shpejti. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti". "Ne jemi në një proces dialogu dhe diskutimes­h për shumë çështje, që mbulojnë shumë vite dhe që të tjerët kurrë nuk kanë qenë në vullnetin dhe kurajën për t'i zgjidhur", tha Rama. "Unë mendoj se ne jemi shumë afër zgjidhjes së gjithë këtyre çështjeve dhe kjo do të ishte e mrekullues­hme", është shprehur Kryeminist­ri Rama. Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë kaluar në një plan të dytë për fqinjët tanë pas marrëveshj­es për emrin që ata arritën me Maqedoninë. Debati politik dhe fati i referendum­it për emrin e ri në Maqedoni la në hije negociatat për zgjedhjen e problemati­kave që prekin një histori 70vjeçare mes dy vendeve. Negativish­t në këtë ecuri të negociatav­e, ku grupet negociator­e të të dy ministrive të Jashtme ishin duke punuar me draftin përfundimt­ar, luajti dhe dorëheqja e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias. Kotzias ishte personi që prej pesë vitesh kishte punuar për të arritur një marrëveshj­e të re me Shqipërinë për përcaktimi­n e kufirit detar me Shqipërinë, por dhe heqjen e Ligjit të Luftës mes dy vendeve. Detyrën e ministrit të Jashtëm tani e mban Kryeminist­ri Tsipras. Por padyshim ngjarja e Bularatit, ku mbeti i vrarë një minoritar grek Kostantino­s Kaçifas pas sulmit ndaj Policisë shqiptare dhe shpallja non grata të 52 shtetasve grekë, mes të cilëve dhe eurodepute­ten qipriote Eleni Theocharou­s, kanë çuar në një "ngrirje" të negociatav­e, por dhe të dialogut me Greqinë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania