Panorama (Albania)

Vrasja e ekstremist­it grek në Bularat, shkëmbeu zjarr me forcat RENEA

-

Konstantin­os Kaçifas u vra nga forcat RENEA, pasi 35vjeçari nuk iu bind thirrjes për t'u dorëzuar dhe nisi të qëllonte me armë zjarri ndaj tyre. Ngjarja ndodhi më 28 tetor dhe e pati zanafillën fillimisht rreth orës 10: 00, kur në krye të fshatit Bularat, shtetasi Kostantino­s Kaçifas ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit sepse do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë. Kaçifas, porsa ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin në drejtim të tij, ka hapur zjarr me breshëri ndaj tyre duke iu rrezikuar jetën. Fatmirësis­ht, nga të shtënat nuk pati punonjës policie të plagosur, por është thyer xhami i mjetit të Policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën, ku përsëri ai ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve. Duke e vlerësuar situatën si mjaft të rrezikshme, është kërkuar ndërhyrja e forcave më të specializu­ara. Në vend mbërritën forca të RENEA- s, të cilëve thirrjes për t'u dorëzuar i riu iu përgjigj me zjarr. Nga shkëmbimi i zjarri mbeti i vrarë 35- vjeçari, ndërkohë që ngjarja solli reagime të ashpra nga Greqia. Viktima jetonte në Greqi dhe kishte rreth një javë që kishte ardhur në Bularat.

Pas ngjarjes, babai i ekstremist­it grek e lidhi ngjarjen me bindjet e tij nacionalis­te. Janis Kaçifas, duke folur për mediat greke, ka theksuar se Konstantin­i ishte i ndikuar nga ndjenjat patriotike. Siç tregon ai, 35- vjeçari u frymëzua nga lufta e ushtarëve grekë ndaj forcave fashiste italiane gjatë viteve 1940-' 41 dhe se ai mbështeste idenë që Epiri i Veriut ishte pjesë e territorit të Greqisë. "Konstantin­os u inspirua nga ushtarët grekë që u vranë në Epirin e Veriut në ' 40-' 41. Ai ishte i inspiruar aq sa nuk ndahej dot nga flamuri grek", deklaroi babai duke folur për gazetën greke "Protothema". Më tej, Janis Kaçifas nënvizonte se i biri kishte shkuar në Greqi 5 vite më parë për të punuar dhe kur ishte kthyer, ngriti flamurin grek në kodrën ku grekët u vranë në Luftën e Dytë Botërore dhe në vendin ku u vra dhe ai vetë. "Kur u kthye nga Greqia, ai ngriti flamurin grek ku u vranë ushtarët dhe tha se ndihej grek. Ai donte të qëndronte në Bularat sepse kishte ndjenja patriotike për helenizmin. Ai denonconte statusin e një bote sovrane, që nuk mbrojti dot Vorio Epirin", ka deklaruar babai i 35- vjeçarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania