Panorama (Albania)

Vrasjet dhe atentatet e Shkodrës kalojnë te Krimet e Rënda

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë hetimet e të gjitha dosjeve të nxehta të qytetit të Shkodrës. Burime nga "Panorama" thonë se dosjet kanë mbërritur së fundmi në kryeqytet dhe bëhet fjalë për një seri vrasjesh dhe atentatesh të mbetura ende pa autorë në qytetin veriperënd­imor. Për shkak të dyshimeve se këto ngjarje kanë lidhje me njëra- tjetrën dhe dyshimeve se kanë ndodhur për shkak të konfliktev­e mes dy grupeve kriminale të qytetit të Shkodrës, këto dosje do të hetohen në një të vetme nga dy prokurorë të Krimeve të Rënda. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se fillesa e këtyre ngjarjeve kriminale vjen fill pas shpërthimi­t me tritol të vënë në biznesin e Lul Kullës, ku mbetën të plagosur 8 persona. Akuza e Shkodrës ia ka deleguar dosjen me 6 vrasje mafioze dhe dy persona të zhdukur Krimeve të Rënda pas dyshimeve se pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë grupe të strukturua­ra kriminale dhe në konflikt me njëri- tjetrin. Dosja voluminoze fillon me shpërthimi­n e tritolit dhe vazhdon me vrasjen e Mehdi Kavajës, në servisin e tij në 18 qershor. Më pas, saga e vrasjeve në qytetin verior ka vazhduar me ekzekutimi­n e ish- oficerit të Policisë Boran Bërçana dhe bashkëjetu­eses së tij Silvi Ndoci. Ata u vranë me 15 korrik gjatë kohës që po zbrisnin nga makina. Fëmija i tyre njëvjeçar, i cili ndodhej në sediljen e pasme të mjetit, u shpëtoi mrekullish­t breshërisë së plumbave. Në 10 gusht në lagjen "Kiras" u vra Fatbardh Lici, në kohën kur po pinte kafe në një lokal. Në 1 shtator u vra biznesmeni Arian Ferracaku, gjatë kohës që po kalëronte në periferi të qytetit. Më 14 nëntor në mes të qytetit u ekzekutua kushëriri i tij Fatos Ferracaku. Ndërsa për fatin e Agron Mollajt dhe Gëzim Hysajt, dajë e nip mes tyre, prej gushtit nuk dihet asgjë, pasi rezultojnë të zhdukur. Të gjitha këto ngjarje deri tani janë pa autor. Nga hetimet e deritanish­me të Prokuroris­ë së Shkodrës të gjitha këto ngjarje janë pa autor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania