Panorama (Albania)

Kërcënimi i Konit dhe Kules, Prokuroria apelon “Shullazin”

Apelimi i vendimit, prova edhe për tritolin në Lushnjë

- ERALD DELIU

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e grupit të Emiljano Shullazit, pasi pretendon fajësi edhe për episodet e kërcënimit të Mynyr Konit dhe Dhori Kules.

Sipas Gjykatës, në vendimin e dhënë përpara tri javësh, Emiljano Shullazi dhe të akuzuarit e tjerë nuk u shpallën fajtorë për kërcënimin e dy profesorëv­e dhe as për tritolin e vendosur në një punishte në Lushnje. Në këtë përfundim, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi arriti edhe pas dëshmive të dy profesorëv­e në Gjykatë që nuk e pranuan që kërcënimet erdhën nga të akuzuarit. Gjithashtu, për togat e zeza nuk faktohej se ishin këta persona ata që kishin vendosur tritol në biznesin e Adriatik Kërçukut në Lushnje. Kujtojmë që javën e kaluar 5 avokatët mbrojtës të Shullazit dhe pjesëtarëv­e të grupit të tij, kanë depozituar në Apel ankimimin ndaj klientëve të tyre, duke kërkuar pafajësi për ta. Sipas tyre, Gjykata dënoi Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit si pasojë e një presio- ni të madh të jashtëm që kanë pasur nga politika dhe ndërkombët­arët. Gjithashtu, në kërkesën e tyre drejtuar Apelit, ata shprehen se organi i akuzës ka ngritur ndaj të pandehurve akuza pa prova, të cilat Gjykata i ka provuar. Sipas avokatëve, ata kërkojnë rrëzimin e kërkesës për grup të strukturua­r kriminal, pasi, sipas tyre, në asnjë moment kjo akuzë nuk është vërtetuar dhe nuk është pranuar nga Gjykata. Pas ankimimit të Prokuroris­ë dhe avokatëve, pritet hedhja e shortit të gjyqtarëve të Apelit për këtë dosje. Më 13 nëntor, togat e zeza të Krimeve të Rënda dënuan këtë grup me 55 vite burg në total. Krimet e Rënda dënuan me 14 vite burg Emiljano Shullazin, i konsiderua­r si kreu i këtij grupi kriminal, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar 17 vjet burgim. Shullazi u dënua për akuzën e gjobëvënie­s dhe atë të krijimit të grupit të strukturua­r kriminal.

 ??  ?? Banda e Shullazit në gjyq
Banda e Shullazit në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania