Panorama (Albania)

Vrasja e Marvi Mihalit, dëshmojnë prindërit: E paramendua­r, duam drejtësi

Ish- kampioni i atletikës: Pasi u rrah nga Eugen Bitraj dhe vëllezërit Alla, Dejvi Bitraj e qëlloi me thikë pas shpine

-

Ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e radhës ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Marvi Mihalit, djalit të ish- sportistit rekordmen, Pavllo Mihali.

Në këtë seancë, jashtë parashikim­eve, dëshmuan dy prindërit e të riut, jeta e të cilit u ndërpre pas një konflikti banal mes shokut të tij dhe katër autorëve të dyshuar për një karikues telefoni. Në një kohë kur dëshmitarë­t në listë nuk ishin paraqitur në seancë, prokurori i çështjes vendosi që të vazhdonte me dëshmitë e dy prindërve të Mihalit, të cilët nuk kanë munguar në asnjë seancë në gjyqin në fjalë. I pari që u pyet ishte Pavllo Mihali, ish- kampioni i atletikës, me duar që i dridheshin teksa shtrëngont­e një dosje plot me dokumente, që, sipas tij, janë prova që tregojnë se vrasja e birit të tij ishte e paramendua­r. Mihali që në fillim të fjalës së tij para Gjykatës tha se krimi ishte i pajustifik­ueshëm dhe kërkoi dënimin maksimal, që parashikon ligji, për katër të pandehurit. "Ndodhem këtu, jo për të fituar gjyqin sepse i kam humbur të gjitha. Kriminelët më morën djalin, investimin më të madh të jetës", tha Pavllo Mihali. I pyetur nga prokurori në lidhje me ngjarjen dhe dijeninë e tij, babai i të ndjerit Marvi Mihali, tha se për ngjarjen ai ka pyetur dhe ka folur me shumë njerëz, ndërsa variantin e treguar në sallën e gjyqit, e bazoi vetëm në pamjet filmike, që ka regjistrua­r një kamerë pranë stadiumit "Selmat Stërmasi". "Djalin ma kanë vrarë dy persona në bashkëpuni­m me dy të tjerë. Unë i besoj syrit, po të mos kisha videon, ku duket si më kanë vrarë djalin, nuk do flisja fare. Në video duket qartë, se pasi Eugen Bitraj e shtyu djalin tim në tokë, pasi e shkelmuan së bashku me Allajt, ia bënë gati Dejvi Bitrajt, i cili e qëlloi me thikë", tregoi Mihali. Ky i fundit pretendoi se, të pandehurit si autorë dhe bashkautor­ë të vrasjes kanë qenë prej kohësh kontingjen­t kriminal dhe persona, të cilët shfaqnin sjellje të dhunshme. Në lidhje me ditën e ngjarjes, Pavllo Mihali tregoi se ata nuk ishin në Tiranë, ndërsa i kanë njoftuar në fillim, se djali ishte i shtruar në spital. "Djali im ka qenë te shkallët e Universite­tit Politeknik, kur në telefon e ka marrë Armendi ( Haxhiu), i cili ka insistuar që ai të shkonte me të. Kjo tregon se Marvi nuk i njihte personat që e kanë dhunuar dhe vrarë. Atë ditë ne nuk ishin në Tiranë, pasi kemi qenë në qytetin e Sarandës dhe na ka lajmëruar daja i Marvit. Ai na ka thënë se duhet të vinim në Tiranë me urgjencë, pasi kishin qëlluar Marvin me thikë", vijoi më tej Mihali. Ai më pas tha para Gjykatës se nuk arrinte ta besonte dot se si persona të caktuar mund të qëllojnë për të vrarë një tjetër pa e njohur dhe pa pasur ndonjëherë konflikt me të. "Unë nuk arrij të kuptoj se si mund të qëllosh dikë pa e njohur. Djali im ka ndërruar jetë në vend, i kanë mbetur sytë hapur dhe e kur e kemi përcjellë për në banesën e fundit i ka pasur ashtu. Dënimi për këta njerëz, duhet të jetë maksimal. Marvi ishte investimi i gjithë jetës sime. Kam duruar 17 muaj gjithçka ka ndodhur në këtë proces, kam duruar prindërit e autorëve që nuk e dënuan asnjëherë veprimin e djemve të tyre", përfundoi dëshminë Pavllo Mihali. DËSHMIA E NËNËS Pas babait të Marvi Mihalit, para Gjykatës së Tiranës dëshmoi nëna e të ndjerit Fatmira Mihali. Si palë e dëmtuar në proces ajo tha fillimisht se nuk do të kërkojë dëmshpërbl­im për vrasjen, pasi nuk ka asnjë të mirë materiale që të shuajë dhimbjen e prindërve të një djali të vrarë. Ashtu sikurse edhe Pavllo Mihali, Fatmira Mihali tregoi e përlotur se si e mësoi lajmin e kobshëm dhe kërkoi drejtësi. "Ne kemi qenë në Sarandë dhe atë mbrëmje, më merr në telefon vëllai im. Ai foli prerë dhe më kërkoi direkt Pavllon. Pasi bisedoi për pak sekonda me të, Pavllo u pre në fytyrë dhe më tha se kanë goditur djalin. Jemi nisur direkt nga Saranda për në Tiranë dhe para na dolën disa miq të na merrnin, e kemi kuptuar që në atë moment që djali kishte ndërruar jetë. Kemi 1 vit e gjysmë që durojmë dhe videon e vrasjes e kemi parë mbi dhjetëra herë dhe kjo është mizore. Mizore është edhe që unë të vij këtu dhe të ndjek këto gjyqe, por kështu funksionon këtu dhe unë do të jem e pranishme sa herë të jetë e nevojshme. Unë kam besim te drejtësia dhe do ta ndjek në çdo shkallë, por nëse nuk e marr, do bëj vetëgjyqës­i. Jam e lodhur, e shkatërrua­r dhe nuk kam parë askënd me sy, dua vetëm drejtësi për djalin tim", tha ajo. Më pas, seanca gjyqësore u mbyll, ndërsa pritet që javën që vjen të thirren dëshmitarë të tjerë për ngjarjen.

 ??  ??
 ??  ?? Të akuzuarit në gjyq
Të akuzuarit në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania