Panorama (Albania)

Sherr për një fjalë goje, i riu goditet 4 herë me thikë

Plagoset rëndë 20- vjeçari, autori merr arratinë pas krimit

- SHKODER/

Konflikt mes dy të rinjve, 20- vjeçari goditet katër herë me thikë pas shpine.

Policia bëri të ditur se një i ri ka mbetur i plagosur të hënën në qytetin e Shkodrës. I plagosur është Niko Podja, 20 vjeç, banues në lagjen "3 heronjtë", ndërsa autori është identifiku­ar si Faust Pali, 27 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 15: 45 përballë shkollës së mesme profesiona­le "Kolë Margjini". Sipas Policisë, 20vjeçari u qëllua me thikë disa herë pas një sherri verbal me autorin. Identiteti i këtij të fundit u zbulua vetëm pak minuta pas mbërritjes në vendin e ngjarjes të grupit hetimor. Por, pavarësish­t kësaj, forcat e Policisë nuk arritën të bëjnë të mundur arrestimin e Faust Palit, banues në Shkodër. Ai e la të shtrirë përtokë të riun Niko Podja, ndërsa vetë u largua me shpejtësi. Ndërkohë, menjëherë në vendngjarj­e mbërriti një autoambula­ncë e Spitalit Rajonal të Shkodrës, e cila transporto­i drejt urgjencës 20- vjeçarin. Ai u dërgua në gjendje të rëndë shëndetëso­re, por pas ndihmës së parë mjekësore e kaloi rrezikun për jetën. Nga burimet spitalore, Niko Podja ka marrë nga autori i dyshuar Faust Pali katër goditje me thikë. Goditjet, sipas mjekëve, i plagosuri i ka në shpinë. Pasi ka bërë skanerin, gjendja e tij shëndetëso­re është pa komplikaci­one. Në vendngjarj­e, menjëherë pas kësaj plagosjeje rreth orës 15: 45 të së hënës mbërritën edhe forcat e Policisë. Fillimisht, mësuan për plagosjen e 20- vjeçarit. Pas veprimeve të para hetimore u arrit të identifiko­het autori i plagosjes, Faust Pali. Efektivët nga hetimet e para të bëra kanë mësuar se ngjarja mes të rinjve ka ardhur pas një konflikti të çastit, që ka çuar më pas në plagosjen e të riut. Ende janë të paqarta arsyet e këtij sherri mes tyre që solli plagosjen. Forcat e Policisë po punojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen. Pas identifiki­mit të autorit të dyshuar Faust Pali, Policia është vënë në ndjekje të tij. Efektivët kanë ushtruar kontrolle në banesën e 27- vjeçarit, por nuk është gjetur aty. Në qytetin e Shkodrës në shumë prej rrugëve kyçe që lidhin zona të ndryshme janë ngritur postblloqe, ndërsa po punohet edhe në rrugë operative për të siguruar vendndodhj­en dhe më pas ndalimin e autorit. Sipas grupit hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, konflikti mes të rinjve dyshohet se ka ndodhur për një fjalë goje mes tyre, që më pas çoi në plagosjen e 20- vjeçarit. Pritet që oficerët e Policisë të marrin në pyetje dhe vetë të plagosurin për të mësuar diçka më shumë mbi ngjarjen dhe nëse dy të rinjtë kanë pasur konflikt të mëparshëm.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania