Panorama (Albania)

"Skifterët" mësyjnë brenda në Polici, vjedhin 2 milionë lekë

-

DURRES- "Skifterët" mësyjnë edhe brenda Komisariat­it të Policisë, duke vjedhur një shumë prej 2 milionë lekësh të vjetra. Ngjarja ka ndodhur në Policinë e Durrësit, ku autorët kanë arritur të depërtojnë në zyrat e saj dhe të largohen pa u vënë re nga askush me shumën e parave. Kjo vjedhje, sipas burimeve nga grupi i hetimit, ka ndodhur në zyrën ku mbahet arka e parave që mblidhen nga gjobat e Policisë Rrugore. "Panorama" mësoi se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, duke verifikuar përgjegjës­itë e të gjithë zinxhirit drejtues në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Ndërkohë, në hetim është përfshirë edhe SHÇBAja, pasi ka dyshime se në këtë ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe punonjës të Policisë, të cilët kanë qenë në dijeni për shumën e parave dhe vendin se ku ndodhej arka. Në pyetje mësohet se janë marrë disa efektivë, por ata kanë deklaruar se nuk kanë dijeni në lidhje me këtë shumë parash. Sapo ngjarja është mësuar, grupi i hetimit mbërriti në vend dhe nisi këqyrjen e vendit, me qëllim për të administru­ar prova të mundshme të lëna nga autorët. Dyshohet se kanë qenë PERSONA mendohet të jenë futur brenda ambienteve të Komisariat­it, ku edhe kanë marrë shumën e parave që ishin arkëtuar nga gjobat e Policisë Rrugore. Por Policia ka dyshime të forta për bashkëpuni­m nga radhët e saj, ndaj hetimi po kryhet edhe nga SHÇBA- ja. të paktën dy persona, që kanë arritur të futen gjatë natës pa u vënë re nga askush në ambientet e Komisariat­it. Ata kanë shkuar direkt në zyrën ku ndodhej arka me paratë e gjobave të qytetarëve për automjetet dhe kanë marrë të gjithë shumën që kanë gjetur në të, që sipas burimeve, ka qenë 2 milionë lekë të vjetra. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka dyshime të forta për bashkëpunë­torë nga ana e Policisë, ndaj në hetim është përfshirë edhe SHÇBA- ja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania