Panorama (Albania)

U largua nga banesa e njerkut, gjendet tek i ati

-

KORÇE - Kallëzoi largimin nga banesa të vajzës 15vjeçare të bashkëshor­tes, e mitura gjendet në shtëpinë e të atit. Një 57- vjeçar, banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit, denoncoi dy ditë më parë në Polici zhdukjen e vajzës së tij të mitur. Shtetasi D. Xh. deklaroi në Polici se vajza 15- vjeçare ishte larguar që prej datës 1 dhjetor dhe se nuk kishte asnjë informacio­n për vendndodhj­en e saj. "Më datë 02.12.2018, në Komisariat­in e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi D. Xh, 57 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se në datën 01.12.2018, i është larguar nga banesa vajza e bashkëshor­tes së tij shtetasja M. S, 15 vjeçe", bëhet e ditur nga Policia e Pogradecit. Ndërkohë pas verifikime­ve, ka rezultuar se 15- vjeçarja është larguar nga banesa e njerkut pa njoftuar për të vizituar babain e saj biologjik në Elbasan. Nga ana tjetër theksohet se kjo gjë nuk ka ardhur nga ndonjë konflikt mes saj dhe njerkut.

SARANDE - Po udhëtonte bashkë me gruan në Greqi për të mos u dyshuar, 48- vjeçari kapet me lëndë narkotike, cannabis sattiva. Kanë qenë punonjësit e Policisë Kufitare në Qafë- Botë, të cilët pas dyshimeve dhe ndihmës së qenit antidrogë, arritën të zbulojnë drogën e fshehur. Në pranga përfundoi një 48vjeçar, banues në Sarandë, i cili po udhëtonte drejt vendit fqinj bashkë me bashkëshor­ten. Lënda narkotike e fshehur në automjetin e tij tip "Ford" u zbulua në vijën e dytë të kontrollit, ku kalojnë makinat e dyshuara për kontroll më të imtësishëm. Me ndihmën dhe të qenit antidrogë, punonjësit e Policisë zbuluan një sasi të konsiderue­shme lënde narkotike të fshehur në pjesën e shasisë së makinës së 48- vjeçarit nga Saranda. "Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë- Botë, Sarandë, në vijim të punës për parandalim­in dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë kon- trollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip ' Ford' me drejtues shtetasin F. C, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpuni­m me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të au- tomjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë totale prej 57 kilogramës­h", bën të ditur Policia. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në Komisariat­in e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, F. C, 48 vjeç. Nga ana tjetër, u procedua penalisht në gjendje të lirë bashkëshor­tja e tij, shtetasja M. C, 50 vjeçe, e cila udhëtonte së bashku me bashkëshor­tin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike. Çështja tashmë i ka kaluar Prokuroris­ë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpuni­m".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania