Panorama (Albania)

HAHN I PREMTON LISTËS SERBE ZBUTJEN E TAKSËS

-

Taksa me 100 për qind ndaj produkteve serbe që ka vendosur Qeveria e Kosovës ka krijuar një "përplasje" me BEnë, zyrtarët e së cilës kanë shprehur befasi me vendimin dhe i kanë kërkuar Kosovës që ta heqë taksën.

Komisioner­i i Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, tha gjatë vizitës së tij të hënën në Kosovë, se BE- ja ka qenë e befasuar dhe e zhgënjyer me ngritjen e taksës në 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë. Hahn u takua me të gjithë krerët e institucio­neve të larta të Kosovës gjatë vizitës së tij. Në një konferencë për mediat në Prishtinë, ai tha se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektiv­ë europiane dhe një ndër kriteret për në BE është zgjidhja e problemeve reciproke. Hahn kërkoi që Kosova të fokusohet në dialogun me Serbinë, si dhe të ndërmarrë reformat e nevojshme për integrim në BE. "Po punojmë për largimin e barrierave tregtare. Kosova ka bërë shumë për të kontribuar në gjithë këtë proces. Ka punuar në shumë fusha dhe çështje në zonën ekonomike rajonale dhe në CEFTA", tha ai. Por Hahn ka folur edhe për taksat prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovin­ës nga ana e qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi. "Të gjithë kemi qenë të befasuar dhe të zhgënjyer kur u vendosën tarifat doganore ndaj Serbisë dhe kjo nuk duhet të mbetet në fuqi, por duhet të fokusohemi në fushat e lartpërmen­dura... jemi në dijeni për vështirësi­të aktuale në tregti dhe në të gjitha takimet e mia kam propozuar që të fokusohemi në zgjidhjen e çdo gjëje që kanë të bëjë me tregtinë ndërmjet dy vendeve", tha Hahn. Vizita e Hahn në Kosovë u bë vetëm pak orë pasi ai vizitoi Beogradin për takime zyrtare me krerët e institucio­neve serbe. Pas takimit me Presidenti­n serb, Aleksandër Vuçiç, Hahn tha se vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës e Hercegovin­ës pengon bashkëpuni­min rajonal. "Diskutuam për vendimin e Kosovës për vendosjen e tarifave mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja- Hercegovin­a, e cila pengon CEFTA- n dhe bashkëpuni­min rajonal. Ne ramë dakord për nevojë urgjente për depërshkal­lëzim", ka njoftuar Hahn.

Në takimin me Kryeminist­rin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Hahn e parashtroi kërkesën e tij për heqjen e taksës. Por Haradinaj nuk e ka pritur mirë këtë kërkesë pas sqarimeve të tij publike disa herë, se Qeveria e Kosovës do ta heqë taksën vetëm pasi Serbia të njohë pavarësinë e vendit. Pas takimit me Hahn, Haradinaj tha se "Kemi kërkesë nga BE- ja për heqjen e taksës. Por, kjo është një masë ndaj një vendi që e ka rrezikuar subjek- Deputetët e Listës Serbe e kanë kaluar natën e së dielës të ngujuar në hapësirën e grupit të tyre parlamenta­r në Kuvendin e Kosovës, në shenjë proteste për taksën 100 për qind për mallrat serbe. Protesta e tyre u mbajt ndërkohë që Komisioner­i i Zgjerimit, Hahn, ishte në Beograd dhe pritej të mbërrinte të hënën në Kosovë. Qëllimi ishte të takonin veçmas nga politikanë­t e tjerë të Kosovës Komisioner­in europian. Protesta përfundoi pasi ata e arritën qëllimin, duke u takuar me dyer të mbyllura Komisioner­in Hahn, pas takimeve të tij me liderët e Kosovës. Hahn u ka premtuar deputetëve të Listës Serbe se do të mundohet që të paktën taksa të zbutet. tivitetin tonë". Kryeminist­ri u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk i ka vendosur ndonjë taksë BE- së, duke shpjeguar që kjo është një çështje mes Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj ka deklaruar po ashtu se taksa do të hiqet nga një marrëveshj­e e përgjithsh­me me Serbinë, ku do të diskutohej veç tjerash edhe për borxhet dhe për të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania