Panorama (Albania)

Modriç e zbret në tokë, shpallet “Topi i Artë” 2018

Mesi pas 11 vitesh jashtë podiumit, Luka: Ishte ëndërr

- PËRGATITI:

Luka Modriç fiton "Topin e Artë" 2018. Mesfushori kroat i Realit të Madridit ka triumfuar në këtë garë duke lënë pas tij Kristiano Ronaldon dhe Antuan Grizmanin, përkatësis­ht me vota: 753, 476 dhe 414.

Pas votimeve të bëra nga 176 gazetarë në të gjithë botën, revista "France Football" ka shpallur fituesin ditën e djeshme në mbrëmjen gala të mbajtur në Paris. Në këtë mënyrë, Modriç me vota bëhet kroati i parë që fiton këtë çmim dhe i jep fund dominimit total të Mesit dhe Ronaldos në 10 vitet e fundit. Leo Mesi mbeti jashtë podiumit pas 11 vitesh. Kilië Mbape fitoi trofeun "Kopa" si lojtari më i mirë U- 21, ndërsa Herberg fitoi për herë të parë "Topin e Artë" për femra.

Kampionati Botëror rezultoi shumë vendimtar në përzgjedhj­en e fituesit të "Topit të Artë" të këtij viti. Luka Modriç fitoi shumë terren ndaj të tjerëve, pasi ishte lideri i Kroacisë dhe udhëhoqi kombëtaren e tij drejt finales me Francën. Ishte pikërisht ky aspekt që e ndih-

Botërori-

moi mesfushori­n e Realit të Madridit që të triumfonte mbrëmjen e djeshme. Pavarësish­t se Luka nuk u shqua për shifra të frikshme ( gola të shënuar apo asiste gjatë kompeticio­neve si La Liga apo Champions League), ai tregoi në këtë sezon se është ndoshta mesfushori më i mirë në botë në rolin e tij dhe ishte vendimtar si për Realin e Madridit, ashtu edhe për Kroacinë. Por pikëpyetje­t për këtë çmim nuk do të përfundojn­ë kurrë. Nëse Botërori ishte kaq vendimtar, atëherë pse nuk e fitoi "Topin e Artë" Grizman apo Mbape?!

Emocionet-

"Është një nd- jenjë e papërshkru­eshme, shumë e vështirë për t'u thënë me fjalë. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, miqtë e mi te Reali dhe te Kroacia, ata që më kanë votuar dhe familjen time. Që kur isha i vogël kisha ëndrra. Doja të luaja në një skuadër të madhe dhe të fitoja trofe. ' Topi i Artë' ishte më shumë se një ëndërr dhe e arrita. Nuk ishte e lehtë. Duhet të punoja shumë për të qenë i përgatitur në çdo moment që të përfitoja nga mundësitë që do të më jepeshin. Gjërat e mëdha nuk arrihen kurrë me lehtësi", ishin fjalët e para të mesfushori­t kroat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania