Panorama (Albania)

Gara për “Topin e Artë”, Mesin e tradhtoi Barça dhe Argjentina

-

Leo Mesi, i cili në vitrinën e tij ka 5 "Topa të Artë", ishte i harruari i madh i mbrëmjes gala të organizuar dje në Paris. Argjentina­si, pavarësish­t se konsideroh­et si lojtari më i mirë i planetit, nuk kishte arritur që të ngjitej në podiumin e favoritëve. Një vendim që ka hapur një temë të nxehtë. "Çmimi e humbet vlerën e tij nëse nuk është Leo Mesi. Më befason shumë fakti që Leo nuk është në treshen finaliste të këtij çmimi. Është kaq e çuditshme sa nuk mund ta kuptoj", tha Visente Del Boske, ish- trajner i Realit të Madridit. Në të njëjtën linjë mendimi me të ishte edhe trajneri aktual i Barcelonës, Ernesto Valverde. Edhe ai tha se diçka e tillë ishte e pakuptimtë. "Duhet të urojmë ata që do ta fitojnë, por secili mendon si të dojë. Por është pak e çuditshme mungesa e tij", tha trajneri. Por Ivan Rakitiç bëri një deklaratë të çuditshme. Ai është shoku i Modriçit në kombëtaren e Kroacisë. "Modriç është më i miri në Europë dhe në botë. Mesi ka disa vite që fiton dhe nuk diskutohet", tha kroati. Dhjetë vite më vonë, Luka Modriç theu dominimin e Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Është e vërtetë që argjentina­si fitoi kampionati­n spanjoll dhe Kupën e Mbretit me Barcelonën, por katalanasi­t dështuan në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar në mënyrë të befasishme nga Roma në çerekfinal­e. Në Botërorin e Rusisë, turneu, i cili duket se ishte vendimtari në zgjedhjen e fituesit, Mesi u eliminua pas fazës së grupeve ndaj Francës. As Barcelona dhe as kombëtarja nuk e ndihmuan Leon që të ishte në podiumin e "Topit të Artë". Modriç, Ronaldo dhe Grizman ishin më të pushtetshë­m. Kroacia dhe Franca ishin në finalen e Moskës, Reali dhe Atletiko fituan Champions- in dhe Europa Ligën.

Përpara disa javësh, "France Football" hapi një sondazh në rrjetet sociale, ku tifozët duhet të zgjidhnin të preferuari­n e tyre. Këto votime nuk patën influencë apo rëndësi në rezultatin final, por Leo Mesi ishte i pari dhe mori shumë vota. Si për çudi, ky sondazh u zhduk. Ndoshta fitorja e thellë e Leo Mesit bënte që ky çmim të humbte vlerën e tij. Pavarësish­t se vlerat e një gjeniu të tillë nuk diskutohen, Leo Mesi në këtë vit u la i vetëm dhe nuk e pati mbështetje­n e skuadrave, Barcelonës dhe Argjentinë­s.

Pa shumë tituj- Polemika-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania