Panorama (Albania)

FLET MINISTRI AHMETAJ Paketa sociale, sa para do marrë çdo pensionist

Seanca plenare, përçahen votat e PS për amendament­et

-

SHPERBLIME­T E FUNDVITIT/ Ministri i Financave sqaron buxhetin dhe Paketën e re Fiskale. Sa rriten pagat, taksat që do të ulen dhe investimet e reja. Ahmetaj: Buxheti rrit ekonominë me 4%, oferta e opozitës shton taksat për 98 për qind të shqiptarëv­e. Si do ndahen 5 mijë lekë bonus për pensionist­ët. Basha, kritika Qeverisë: Buxheti më katastrofë në 28 vite, rritet borxhi publik

Qeveria rrëzoi dje propozimet e Erjon Braçes për paketën fiskale. Në një seancë ku mungoi opozita, por debatet brenda maxhorancë­s jo, shumica e kartonëve brenda PS- së bëri që propozimet e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë për të amenduar paketën fiskale të mos votoheshin, ndonëse vetë e majta u përça për këto çështje.

SEANCA Deputeti Braçe u përfshi në një debat me ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Shkak i debatit u bë kërkesa e Braçes për mostatimin e pagave deri në 40 mijë lekë. Kërkesë kjo, që u kundërshtu­a nga Ahmetaj. “Nga shuma e pagave të deklaruara nga 20 miliardë lekë, pagat deri në 40 mijë lekë të vjetra zënë vetëm 2.5 % të totalit si të ardhura nga puna, nga rroga, por të ardhurat mbi 4 milionë zënë 20% të të gjithë rrogave”, u shpreh Braçe gjatë prezantimi­t të amendament­it të tij. Në përgjigje ndaj socialisti­t Braçe, ministri Ahmetaj u shpreh se taksa e sheshtë u merrte shqiptarëv­e 10% nga paga dhe e çonte në buxhet dhe pastaj qeveria e shkuar e bënte rrush e kumbulla. “Janë 123 milionë dollarë në vit që shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe progresiv- iteti ka bërë këtë, 97% e të punësuarve kanë ulje taksash. Fasha nga 30 mijë lekë deri në 40 mijë lekë taksohet vetëm 1.89%, taksim simbolik në konceptim e mbajtjes në burim vetëm për të qenë brenda sistemit”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Për të sheshuar debatin ndërmjet kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe ministrit të Financave u fut edhe Kryeminist­ri Edi Rama. Ndonëse rregullorj­a e Kuvendit parashikon se gjatë votimit nuk ka diskutime, Rama ndërhyri për të sheshuar përplasjen ndërmjet Braçes dhe Ahmetajt. “Tani, duke qenë se është bërë për një periudhë jo të vogël ky debat. Mos harrojmë që FMN- ja kërkoi në 2013- ën për të filluar taksimin nga 15 mijë lekë dhe ne e kemi refuzuar. Është mirë që të mos dalim nga konteksti, kemi pasur një periudhë të vështirë për vendosjen e rregullit. Ekonomistë­t i vlerësojnë shumicat edhe për atë që nuk ndodh. Kjo parti ka meritën që ka penguar që të ndodhë një katastrofë e dytë, përveç asaj të 1997- ës, ishim në prag falimentim­i e më pas filluam reformat. Pagat 30- 40 mijë lekë është mirë ta kujtojmë që taksoheshi­n 10%, tani 1.89%. Ata që janë 30 mijë lekë e poshtë nuk paguajnë asgjë. As të zbresim te 15 mijë lekë tatim, as të zërojmë mbi 30 mijë lekë. Deti nuk u bë kos. Këtu jemi, më pas do të bëjmë më shumë duke krijuar më shumë mundësi”, tha Rama. Por debati ndërmjet Ahmetajt dhe Braçes nuk u ndal edhe me ndërhyrjen e Kryeminist­rit Rama. Në amendament­et e tjera që kishte paraqitur Braçe, ajo për heqjen e takës për librashitë­sit dhe uljen e TVSH- së për këtë kategori, Ahmetaj u shpreh sërish kundër. Kjo solli irritimin e deputetit Braçe, i cili nga vendi dhe pa mikrofon iu drejtua Kryeminist­rit Rama, duke i thënë: “Do e kesh pas qafe”.

 ??  ??
 ??  ?? Braçe, dje në Parlament
Braçe, dje në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania