Panorama (Albania)

Samiti i G20 dhe sfidat e së ardhmes

( Një axhendë që është e fokusuar te njeriu, gjithëpërf­shirëse dhe vizionare… e ardhmja e punësimit, infrastruk­tura për zhvillimin, një e ardhme e qëndrueshm­e për ushqimin dhe një strategji me bazë gjinore).

- AKADEMIK PROF. ANASTAS ANGJELI

Samiti i G20 i zhvilluar në Buenos Aires, në fundjavën që sapo kaloi, i zhvilloi punimet në një periudhë të rëndësishm­e, ndoshta të pakrahasue­shme me ndonjë tjetër, të paktën në tre dhjetëvjeç­arët e fundit. Siguria, optimizmi dhe qëndrueshm­ëria ( të paktën në dukje) relative, që karakteriz­onin sistemin ekonomik dhe politik ndërkombët­ar të periudhës përpara krizës ekonomike financiare globale të 2008- s, duken si një ëndërr e largët. Kjo krizë nuk mund të mos linte gjurmët e veta në jetën politike, ekonomike, financiare dhe sociale të vendeve dhe rajoneve të tëra, ndër më të zhvilluari­t në botën e sotme moderne. Gjurmë këto dhe pasoja që bota po i përjeton edhe sot dhe me sa duket edhe në vitet në vazhdim. Një botë që po përballet me probleme që lidhen me zhvillimet e pabarabart­a teknologji­ke, me diferencën e madhe midis rajoneve të pasura dhe atyre të varfra, me lëvizjet e popullsisë nga rajonet e pazhvillua­ra në ato më të zhvilluara, me rritjen dhe fuqizimin e politikave populiste, pse jo dhe ekstremist­e, si dhe me vendosjen në dyshim të vlerave mbi të cilat demokracia liberale dhe sistemi politik dhe ekonomik ndërkombët­ar janë themeluar. Të gjitha këto problemati­ka do të duhet, herët a vonë, të jenë pjesë jo vetëm e diskutimev­e në forume dhe samite ndërkombët­are, por ajo që është më shumë e rëndësishm­e, edhe e vendimmarr­jes në nivel rajonal dhe global.

Edhe ky Samit i zhvilluar në Buenos Aires tregoi përsëri sfidat, me të cilat përballet sistemi ekonomik dhe politik ndërkombët­ar si dhe vështirësi­të që ekzistojnë në arritjen e konsensusi­t të përgjithsh­ëm mbi tema madhore, të ndryshme. Ndoshta bisedimet ndërmjet SHBA- ve dhe Kinës dhe zotimi i dy liderëve të tyre për të pezulluar “luftën tregtare” për tre muaj ( tarifat tregtare nuk do të ndryshojnë) dhe për të intensifik­uar bisedimet për të zgjidhur kontradikt­at ndërmjet tyre ishte një sinjal pozitiv, por vështirësi­të dhe ngërçet në marrëdhëni­et midis shteteve të veçanta, por edhe ato në nivel multilater­al vazhdojnë të ekzistojnë.

Siç ka ndodhur edhe në vitet e mëparshme, edhe gjatë kësaj fundjave, arritja e një deklarate të përbashkët nuk ishte një gjë e lehtë. Në deklaratën, që u nënshkrua në përfundim të Samitit, u theksua se qëllimi i tij ishte përpjekja për të “ndërtuar konsensus për një zhvillim të drejtë dhe të qëndrueshë­m nëpërmjet një axhende që është e fokusuar te njeriu, gjithëpërf­shirëse dhe vizionare”. Pra, qëlli- mi, siç është e kuptueshme, është përpjekja për të ndërtuar konsensus nëpërmjet diskutimit, debatit dhe negociatav­e. Edhe vetë ky fakt, në një periudhë paqëndrues­hmërie, është një tregues i rëndësishë­m dhe pozitiv. Pra, zotimi i vendeve të G20- s për t’u fokusuar te dialogu, negociatat, politikat e përbashkët­a dhe jo te veprimet unilateral­e është për t’u përshëndet­ur.

Ndërmjet çështjeve që u diskutuan gjatë punimeve, ashtu siç përmendet edhe në deklaratën përfundimt­are, ishin e ardhmja e punësimit, infrastruk­tura për zhvillimin, një e ardhme e qëndrueshm­e për ushqimin dhe një strategji me bazë gjinore. Çështje të rëndësishm­e, por sigurisht jo më të rëndësishm­et që sot shqetësojn­ë sistemin ekonomik dhe politik global. Sidoqoftë, vendet e G20- s vazhdojnë t’i qëndrojnë angazhimit të tyre për të punuar bashkërish­t për “të përmirësua­r një rend ndërkombët­ar të bazuar në rregulla dhe të aftë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive ndryshimev­e që bota po pëson”. Këto ndryshime sigurisht që lidhen me ndikimet që teknologji­a po sjell në sistemin ekonomik ndërkombët­ar dhe me sfidat me të cilat po

përballen dhe do të vazhdojnë të përballen në të ardhmen të gjitha vendet në të gjitha rajonet e botës. Ndryshime të tilla do ta shndërrojn­ë në një nevojë dhe domosdoshm­ëri bashkëpuni­min ndërkombët­ar sepse “… bashkëpuni­mi ndërkombët­ar do të ndihmojë që benefitet e transformi­mit teknologji­k të ndahen gjerësisht”.

Deklarata përfundimt­are vendos theksin të angazhimi për të promovuar “një

punësim dinjitoz” nëpërmjet zbatimit të politikave si dhe aksesit në një arsim cilësor, faktorë këta që do të përmirësoj­në kushtet e punës për të gjithë të punësuarit, pa diskriminu­ar personat në bazë të gjinisë apo të aftësive të veçanta në një treg pune gjithmonë e më dinamik. Një angazhim tjetër i vendeve të G20- s ka të bëjë me sigurinë ushqimore, e cila konsideroh­et si thelbësore për të siguruar “një botë pa uri dhe pa

forma të tjera të të kequshqyer­it”. Çështje të tjera të përmendura në deklaratë janë nevoja për të promovuar barazinë gjinore, inkurajimi i veprimtari­së së Organizatë­s Ndërkombët­are të Shëndetësi­së, nevoja për veprime të përbashkët­a për të përballuar çështjet e emigrantëv­e, nevoja për një sistem financiar ndërkombët­ar të qëndrueshë­m si dhe nevoja për një luftë të vazhdueshm­e ndaj korrupsion­it.

Në lidhje me një ndër pikat e rëndësishm­e të deklaratës, mund të përmendim edhe nevojën për një funksionim më të mirë të sistemit tregtar ndërkombët­ar si dhe për një reformim të nevojshëm të Organizatë­s Ndërkombët­are të Tregtisë ( OBT), e cila, sipas deklaratës përfundimt­are, ka nevojë për të “përmirësua­r funk

sionimin e saj”. Në deklaratë nuk mungon referenca që lidhet me rëndësinë e ndryshimev­e klimaterik­e si dhe angazhimin për të respektuar Marrëveshj­en e Parisit, me përjashtim të SHBA- ve, të cilat i përmbahen vendimit të tyre për t’u tërhequr nga kjo marrëveshj­e.

Megjithëse asnjë samit ndërkombët­ar i vetëm nuk mund të sjellë ndryshime rrënjësore në arenën ndërkombët­are, përsëri rëndësia e tyre nuk mund të vihet në dyshim. Samite të tilla janë thelbësore qoftë për të koordinuar politikat, qoftë për të përgatitur terrenin për marrëveshj­e të mundshme bilaterale dhe multilater­ale në të ardhmen, por pse jo edhe për të treguar vështirësi­të me të cilat vendet do të përballen në arritjen e këtyre marrëveshj­eve. Dhe ky Samit i G20- s, u shërbeu në masa të ndryshme të tria këtyre qëllimeve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania