Panorama (Albania)

Majko rrëfen prapaskenë­n me Ramën për Teatrin: Si ma ndryshoi mendjen Edi kur i dorëzova dorëheqjen

INTERVISTA E MINISTRIT ME ADI KRASTEN NE “NEWS 24”: RAMA DO DEMTONTE VETEN NESE NUK RIKANDIDON VELIAJN

-

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, tha dje se i ka dorëzuar Kryeminist­rit Rama dorëheqjen e tij pas debatit që pati me të në Parlament ditën që u votua ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar.

I ftuar në "Ashow" me Adi Krastën në News24, Majko tregoi se kishte ndërruar qëndrim pasi Edi Rama i kishte folur si mik dhe jo si Kryeminist­ër. Duke analizuar veshjen e Kryeminist­rit, Majko e cilësoi perceptivi­st. "Pra, një njeri që merret me atë që duket. Ai shpesh do që të nxisë që të merresh me atë që do ai dhe jo me atë që do ti. Ato brekushet ti do t'i kuptosh me këtë që po them unë", u shpreh Majko. I pyetur rreth marrëdhëni­es mes socialistë­ve dhe rilindësve brenda PS- së, Majko tha se nuk kishte asnjë diferencë. "Tek unë s'ka asnjë diferencë. Aktualisht në PS ka një prurje goxha të madhe, sidomos pas 2013- ës. Dikush mund t'i quajë rilindës, dikush mund t'i quajë me një emër tjetër, ç'rëndësi ka. Ata janë produkti i asaj që po prodhon PS- ja në pushtet", tha Majko në emisionin e Adi Krastës në News24.

Çfarë frazash janë shkëmbyer mes teje dhe Kryeminist­rit në Parlament për çështjen e Teatrit? Çfarë i the e çfarë të tha? E pse duhet ta them tani këtë. Në interes të publikut. Po nuk më duket me kaq interes. Ka pasur një shkëmbim batutash?

Sigurisht kemi shkëmbyer, dallohet qartë dhe në TV, nuk besoj se përbën një sekret kjo.

Pse, për shembull e merr ti tani në kuptimin, si e merr pyetjen time, përse nuk dëshiron që të paktën të thuash çfarë i the, jo çfarë të tha? Po kam një kontratë me Kryeminist­rin. Një kontratë që thotë se nuk duhet të flasësh? Jo, s'duhet të bëj interesant­in më shumë se ç'duhet.

Ti ia lejon Kryeminist­rit të bëjë interesant­in më shumë se ç'duhet? Në marrëdhëni­e me? Në marrëdhëni­e me ty ose me të tjerët?

Unë e kam mik, në radhë të parë e kam mik. Kjo është arsyeja pse jam në qeveri, kjo është arsyeja se pse pranova të bëhem ministër edhe pa më thënë.

I ke bërë ndonjë pyetje vetes Pandi, pse Kryeminist­ri ka ndaj teje një sjellje relativish­t si me thënë jo domosdoshm­ërisht të përu- lur, por të kujdesshme. Si me thënë, me çfarë mund ta kishte trembur ti atë?

Me asgjë. Unë të nesërmen shkova i dorëzova dorëheqjen. Të cilën ai nuk e pranoi, duke thënë çfarë?

Unë nuk kisha ndërmend ta pranoja mospranimi­n e tij, por boll disa fjalë që nuk vinin nga Kryeminist­ri, por vinin nga Edi, që unë të thashë e kam mik, më ndryshuan mendjen.

Ti je pjesë e asaj që sot quhet qeverisja si "Rilindje"? Jo, unë i them shkurt "RL", por... Pra, je pjesë e "RL"- së?

Do më hanë kokën kolegët kur ta dëgjojnë këtë intervistë, nëse e dëgjojnë. Problemi është i tillë. Nuk besoj që ka një diferencë mes një rilindësi dhe një socialisti. Në thelb janë disa elementë që në një moment të caktuar të fushatës elektorale u shprehën. Por që mua të më thuash ke diferencë nga një kolegu yt që është më i ri dhe po e quajmë rilindës, kjo do ishte qesharake. Po ti, si e ndien veten, më shumë socialist apo rilindës? Tek unë s'ka asnjë diferencë. Aktualisht në PS ka një prurje goxha të madhe, sidomos pas 2013- ës. Dikush mund t'i quajë rilindës, dikush mund t'i quajë me një emër tjetër, ç'rëndësi ka. Ata janë produkti i asaj që po prodhon PS- ja në pushtet. Sot janë prodhim i pushtetit, nesër mund të jenë prodhim i të qenit në opozitë. Në thelb kështu krijohen politikanë­t. Nuk krijohen në mënyrë tjetër, si qofte. Çfarë raporti ke ti me zotin Veliaj? Raport të mirë pune.

Mund të ndodhë që nëpër takime, nëse ti do kishe marrë një njoftim që një grup njerëzish brenda PS- së me në krye kreun e Bashkisë së Tiranës, që domosdoshm­ërisht të kërkon që të jetë konkurrent edhe këtë herë për Bashkinë e Tiranës dhe nëse ndodh kështu, ai e fiton betejën. Pra, nëse ka një grupim, i cili kërkon të bëjë një ndryshim politik brenda PS- së. Pra, t'i marrë Ramës pozicionin e partisë me shpresën që më pas të bëhet Kryeminist­ër. Këtë aksion, ti e mbështet, nuk e mbështet, e kundërshto­n apo je inert?

Si ta përkthej unë këtë. Mendon që Erion Veliaj, të abstraktoj­më bashkë, do kërkojë t'i zërë vendin Edi Ramës duke qenë Rama në kokë të vet Kryeminist­ër i Shqipërisë? Po. Të lutem. Nuk besoj. Nuk ndodh. Nuk beson apo nuk ke informacio­n. Nuk ndodh.

Mund të ndodhë që Kryeminist­ri të mos e vendosë Veliajn për kryetar të Tiranës dhe nëse ndodh, pse duhet ta bënte?

Nuk kam informacio­n, e kam dëgjuar si thashethem. Por mendoj se Rama do dëmtonte veten më shumë se sa Erionin.

Duke qenë se je socialist. Dëshiron që qeverisja të vazhdojë edhe këto 2 vite...

Do doja që të kishte një PD më të fortë se kjo, mund të duket si provokim si një njeri që ka konflikt interesi të shprehet për opozitën se jam qeveritar.

Ju nuk e fshihni lumturinë që ata janë të dobët për momentin. Si mund t'i duash ti më të mirë që ata ta heqin PS që sot nga pushteti dhe të vijnë vetë?

Unë mendoj se Basha pikën më të fortë sot ka dobësinë. Por ajo që është e pakup- tueshme është ekipi. Është një njeri që nuk ka ekip rreth vetes. Një ekip që nuk mungonte kur ishte Berisha në drejtimin e PD- së. Folëm pak për njëshin e fortë etj.. PD përgjithës­isht u profilizua mbase edhe për shkak të jetëgjatës­isë së Berishës në krye të PD- së. Tani ne duhet të njohim faktin që Basha drejton sot një strukturë që funksionon­te me një njeri. A ia ka arritur apo do ia arrijë? Kjo është një përgjigje që i takon demokratëv­e dhe jo mua.

Ti je veshur në mënyrë konservati­ve pasi ke ardhur nga Kuvendi, pasi fakti që Rama në festat e fundit provokoi me qëllim duke veshur atë dollomanë... Brekushet.

Po. Çfarë ju bëri përshtypje. Ju bën përshtypje shëndeti mendor i njerëzve të politikës?

Jo, miku im. Rama shprehet me mënyrën e tij dhe ai është një perceptivi­st revolucion­ar i një natyre shumë të veçantë. Ma thuaj shprehjen që ta kuptojë dhe publiku.

Pra, një njeri që merret me atë që duket. Ai shpesh do që të nxisë që të merresh me atë që do ai dhe jo me atë që do ti. Ato brekushet, ti do ti kuptosh me këtë që po them unë.

Këtë e ka kuptuar i gjithë elektorati. Pyetja është kur do flasë Kryeminist­ri për punësimin, për borxhin dhe rininë që po ikën dhe kur do bëhen në Kuvend këto biseda.

E ka sjellë situatën në një mënyrë të tillë që 90% e bisedave që konsumohen në sytë e publikut duken jo serioze. Dhe mos më thuaj që ky nuk quhet art. Disi. Arti i gënjeshtrë­s dhe i propagandë­s.

Nuk besoj, por më bëhet qejfi që ti pranon se arti ekziston.

Je i shqetësuar ti për një raport relativish­t të paplotë dhe jo domosdoshm­ërisht bazuar mbi një platformë interesant­e bashkimi dhe kohezioni mes Shqipërisë dhe Kosovës aktualisht? Të rezulton se janë më të ftohta me njëra- tjetrën?

Mbledhja e fundit ishte një nga mbledhjet me konkrete në këndvështr­imin tim, për sa i takon marrëveshj­eve. Tani gjërat janë më të qarta dhe konkrete, ka data ekzakte për t'u realizuar këto marrëveshj­e. Pra, maksimumi brenda gjashtëmuj­orit të parë të vitit gjërat do të nisin, duke filluar me doganën e Durrësit që do përdoret edhe për Kosovën, apo kufiri që do të jetë i hapur mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Politika ka një problem të madh me administra­tat e të dyja shteteve tona. Mentalitet­et e tyre kanë nevojë të nxiten, por unë në këtë pikë i vë faj më shumë administra­tës shqiptare.

Ti je ministri i Diasporës. Ç'është kjo diasporë për ty?

Është e dyta e gjithçkaje që ka të bëjë me konceptin shqiptar, është jeta e dytë, historia e dytë e pashkruar, është mënyra e dytë se si ne e përjetojmë botën dhe do të jetë rilindja e dytë, ashtu siç e kuptoj unë, e një kombi që shtrihet nga Alaska deri në Australi.

Në jemi të shpërndarë në të gjithë botën, por rizbulojmë veten, duke gjetur shqiptare nga Ukraina deri në fshatrat më të humbur të Italisë, me arbëreshët tanë dhe jemi duke rindërtuar ADN, por jo ADN ashtu siç e mendojmë ne, me një lidhje me dërgesa librash e kështu me radhë, por të një kombi që po funksion në një mënyrë të re.

Jemi ndër kombet e rralla si Izraeli dhe Irlanda dhe disa kombe të tjera, që i kanë të gjitha gjasat të funksionoj­në brenda një projekti të jashtëzako­nshëm që quhet Kombi Global. Por këtë histori të re teknologji­ke që po vjen, asgjë nuk është çudi.

Nuk besoj që ka një diferencë mes një rilindësi dhe një socialisti. Në thelb janë disa elementë që në një moment të caktuar të fushatës elektorale u shprehën. Por që mua të më thuash ke diferencë nga një kolegu yt që është më i ri dhe po e quajmë rilindës, kjo do ishte qesharake.

 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA DHE MINISTRI MAJKO, GJATE NJE SEANCE NE KUVEND
KRYEMINIST­RI RAMA DHE MINISTRI MAJKO, GJATE NJE SEANCE NE KUVEND
 ??  ?? Majko, gjatë intervistë­s në emisionin në "Ashow" në News24
Majko, gjatë intervistë­s në emisionin në "Ashow" në News24

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania