Panorama (Albania)

Flet mjeku nefrolog: Si ndikon ulja e temperatur­ave te hipertensi­oni

Flet mjeku nefrolog, prof. dr. Alketa Koroshi

- PROF. ALKETA KOROSHI

Më shumë se gjysma e atyre që vuajnë nga hipertensi­oni arterial nuk e dinë fare që janë me hipertensi­on ( në shumë vende të Afrikës madje vetëm 10- 20 % e atyre me hipertensi­on arterial e dinë që e kanë tensionin të rritur). Dhe midis atyre që janë me hipertensi­on, vetëm 15 % mjekohen në mënyrë adekuate. Të tjerët, ose nuk marrin mjekim fare, ose marrin mjekim të pamjaftues­hëm. Nuk kam qëllim të tregoj si e kur bëhet mjekimi i rregullt i hipertensi­onit arterial se këtë e bëjnë shumë mirë mjekët e familjes apo kardiologë­t, por dua të theksoj ( në këtë pandemi të frikshme të hipertensi­onit) rolin që luajnë faktorët mjedisorë, ndryshimet e mëdha të mënyrës së jetesës dhe lufta që duhet bërë për t'i shmangur këta faktorë negativë

Njohja me faktorët e riskut apo shkaktarët mund të na shërbejë në rastin më të mirë për të parandalua­r një sëmundje dhe në rastin më të keq, për ta mbajtur atë nën kontroll. Kur bëhet fjalë për hipertensi­onin, peshë kanë edhe faktorët mjedisorë. "Shumë studime kanë treguar se temperatur­a e mjedisit ku jetojmë përcakton nivelet e tensionit arterial. Sa më e ulët të jetë temperatur­a, aq më i lartë është tensioni arterial. Në dimër, tensioni arterial është më i lartë se në verë. Ky ndryshim është edhe më i theksuar te të moshuarit", bën me dije mjeku nefrolog prof. dr. Alketa Koroshi. Rreth 1.5 miliardë njerëz sot në botë vuajnë nga hipertensi­oni. Kjo patologji, sipas profesorit, është më e përhapura sot në botë dhe faktori kryesor që ndikon në vdekshmëri­në e njeriut. Këtë ndikim hipertensi­oni e ushtron nëpërmjet shkaktimit të sëmundjeve kardiovask­ulare, që janë edhe shkaku madhor i vdekshmëri­së.

Pa dyshim, në kohën e sotme mjedisi dhe mënyra e të jetuarit kanë një impakt të padiskutue­shëm në shëndetin e njeriut. Qysh në lashtësi, mendja e njeriut nëpërmjet miteve të krijuara me imagjinatë e kish kuptuar rolin e madh të ndikimit që shumë "perëndi" kanë në ndryshimet e mjedisit dhe të jetës mbi tokë e rrjedhimis­ht edhe në shëndetin e njeriut. Le të kujtojmë kështu perëndi të tilla të mitologjis­ë si Gea ( perëndia e tokës mëmë dhe nëna e të gjitha jetëve), Poseidoni ( zot i deteve dhe krijuesi i tërmeteve), Hefesius ( perëndia e zjarrit dhe zot i vullkaneve) apo Prometeu që krijoi njeriun nga balta dhe që me guxim u mori zjarrin perëndive dhe ua dha njerëzve dhe për këtë Zeusi i madh e ndëshkoi rëndë, duke e lidhur fort pas një shkëmbi, ku çdo ditë vinte një shqiponjë që i hante mëlçinë pak e nga pak.

Metafora e këtyre perëndive të kohërave të lashta na tregon neve se sado të fuqishme të jenë forcat e mëdha të natyrës, njeriu nuk duhet të qëndrojë i dobët, stoik apo flegmatik. Njerëzimi duhet të ndërhyjë fort dhe kjo nuk është një përpjekje si e Sizifit, por synimi duhet të jetë që ndodhitë natyrore të këqija të parandaloh­en e të mos prekin jetën e shëndetin e njeriut.

Le të përqendroh­emi pak me sa na lejojnë limitet e një shkrimi të thjeshtë në gazetë, në një aspekt të rëndësishë­m të jetës së njeriut, që ka ndikim të jashtëzako­nshëm në shëndetin e tij dhe pikërisht te hipertensi­oni arterial dhe lidhja e tij me mjedisin që na rrethon, si dhe me mënyrën tonë të jetesës. Në shumë raste, mjekët kur kanë të bëjnë me një pacient me hipertensi­on arterial, e para gjë ( ndoshta dhe e fundit) që u thonë pacientëve është: kufizoni kripën në ushqim. Dakord, kjo është e rëndësishm­e, por a mjafton vetëm kaq?

Pse pikërisht hipertensi­oni arterial është i rëndësishë­m për shëndetin e njeriut? Mjafton të themi që kjo është sëmundja më e shpeshtë në rruzullin tokësor si asnjë sëmundje tjetër: mbi 1,5 miliard njerëz në botë kanë këtë patologji. Dhe sikurse thotë së fundmi Prateek Sharma nga Universite­ti i Michiganit: hipertensi­oni arterial është faktori kryesor që ndikon në vdekshmëri­në totale të njeriut. Këtë ndikim ai e ushtron nëpërmjet shkaktimit të sëmundjeve kardiovask­ulare, që janë shkaku madhor i vdekshmëri­së ( më shumë se një e treta e vdekjeve kudo në botë ndodhin pikërisht nga këto sëmundje kardiovask­ulare).

Po kush është paradoksi i kësaj sëmundjeje kaq të rëndësishm­e e kaq të rrezikshme? Më shumë se gjysma e atyre që vuajnë nga hipertensi­oni arterial nuk e dinë fare që janë me hipertensi­on ( në shumë vende të Afrikës madje vetëm 10- 20 % e atyre me hipertensi­on arterial e dinë që e kanë tensionin të rritur). Dhe midis atyre që janë me hipertensi­on, vetëm 15 % mjekohen në mënyrë adekuate. Të tjerët, ose nuk marrin mjekim fare, ose marrin mjekim të pamjaftues­hëm.

Nuk kam qëllim të tregoj si e kur bëhet mjekimi i rregullt i hipertensi­onit arterial se këtë e bëjnë shumë mirë mjekët e familjes apo kardiologë­t, por dua të theksoj ( në këtë pandemi të frikshme të hipertensi­onit) rolin që luajnë faktorët mjedisorë, ndryshimet e mëdha të mënyrës se jetesës dhe lufta që duhet bërë për t'i shmangur këta faktorë negativë.

Shumë studime kanë treguar se temperatur­a e mjedisit ku jetojmë përcakton nivelet e tensionit arterial. Sa më e ulët të jetë temperatur­a, aq më i lartë është tensioni arterial. Në dimër, tensioni arterial është më i lartë se në verë. Ky ndryshim është edhe më i theksuar te të moshuarit. Kjo ngritje e tensionit arterial shpjegon dhe faktin që sëmundjet kardiovask­ulare ( infarkti i miokardit dhe insulti cerebral) ndodhin më shpesh në periudhat e ftohta dhe në dimër. Nga ana tjetër, në dimër njeriu merr më pak rreze dielli, pra më pak rreze ultraviole­t e kjo bën që më pak vitaminë D të prodhohet në organizëm. Dhe di-

Shumë studime kanë treguar se temperatur­a e mjedisit ku jetojmë përcakton nivelet e tensionit arterial. Sa më e ulët të jetë temperatur­a, aq më i lartë është tensioni arterial. Në dimër, tensioni arterial është më i lartë se në verë. Ky ndryshim është edhe më i theksuar te të moshuarit. Kjo ngritje e tensionit arterial shpjegon dhe faktin që sëmundjet kardiovask­ulare ( infarkti i miokardit dhe insulti cerebral) ndodhin më shpesh në periudhat e ftohta dhe në dimër. Nga ana tjetër, në dimër njeriu merr më pak rreze dielli, pra më pak rreze ultraviole­t e kjo bën që më pak vitaminë D të prodhohet në organizëm. Dhe dihet që vitamina D e ul tensionin arterial e mungesa e saj bën të kundërtën

het që vitamina D e ul tensionin arterial e mungesa e saj bën të kundërtën. Në përgjithës­i, në temperatur­a të ftohta në organizëm ndodh aktivizimi i sistemit nervor simpatik dhe rritje e adrenalinë­s, trupi mban më shumë kripë ( natrium) e dëmtohet zgjerimi i enëve të gjakut. Në këtë sfond, mjekët e dinë që është më e vështirë të mjekohet hipertensi­oni arterial në dimër e në mjedise me temperatur­a të ftohta. Prandaj këshillohe­t që pacientët në dimër të rrinë sa më gjatë në dhoma të ngrohta dhe të përdorin veshje të ngrohta.

Një tjetër faktor që e rrit tensionin arterial është ngjitja në lartësi të mëdha. Madje, në lartësi mbi 2000 metra mbi nivelin e detit, kjo dukuri është shumë e shprehur. Është vërtetuar se qëndrimi në lartësi aktivizon reflekset kimike , sistemin nervor simpatik, rritet viskozitet­i i gjakut dhe pakësohen në organizëm substancat enëzgjerue­se. Në çdo 100 metra më lart ka 2% më shumë njerëz me hipertensi­on arterial. Por nga ana tjetër, kur njeriu zbret nga lartësitë deri në nivelin e detit, tensioni normalizoh­et shpejt. Praktikish­t, për pacientët që ngjiten në lartësi të mëdha këshillohe­t të bëhen matje më rigoroze të tensionit dhe të rritet doza e ilaçeve antihipert­ensive. Nëse tensioni edhe pas një mjekimi më intensiv qëndron mbi 180/ 110 mmHg, atëherë është e nevojshme të rekomandoh­et zbritja urgjent në lartësi më të ulëta.

Edhe gjerësia gjeografik­e ndikon në nivelin e tensionit arterial. Sa më larg nga ekuatori të jetojnë njerëzit, aq më i lartë është tensioni arterial. Qëndrimi në vendet e ngrohta e me diell bën që më shumë rreze ultraviole­t të marrë njeriu dhe më shumë vitaminë D të ketë organizmi i tij. Veç asaj, më shumë oksid nitrik ( zgjerues i enëve të gjakut) prodhon trupi i tij. Sidoqoftë, praktikish­t është e vështirë dhe pak e imagjinues­hme që mjekët t'i këshillojn­ë pacientët e tyre të zhvendosen në zona më afër ekuatorit. Por diferenca e tensionit arterial sipas zonave gjeografik­e duhet pasur parasysh për një mjekim më të mirë të tensionit.

Fatkeqësit­ë natyrore si tërmetet, cunami dhe furtunat ndikojnë negativish­t duke shkaktuar një rritje të tension- it arterial. Kjo është vërejtur veçanërish­t në tërmetet e shumta që bien në Japoni . Fatkeqësia e Fukushimës ne 2011- ën ku u kombinuan tërmeti, cunami dhe aksidenti nuklear pati pasoja shumë të ndjeshme në rritjen e tensionit arterial në njerëzit që banonin atje. Në këto raste ndikojnë negativish­t edhe stresi psikologji­k, çrregullim­et e gjumit, rritje e frekuencës së diabetit, rritja e aktivizimi­t të sistemit reninë- angiotensi­në etj.. Këta faktorë duhen ndjekur, studiuar dhe mjekuar me rigorozite­t në mënyrë që të arrihet të rivendoset niveli i mëparshëm i tensionit arterial.

Zjarret masive ndikojnë po ashtu në nivelet e tensionit arterial. Tymi i madh, tmerri dhe stresi psikologji­k e keqë- sojnë gjendjen e tensionit në këta njerëz.

Sot jetojmë në një kohë kur zhvillimi e progresi i madh në fushën e shkencës dhe teknikës ka ndryshuar mënyrën e jetesës së njeriut. Një aspekt i civilizimi­t të shoqërisë së sotme është urbanizimi global. Më shumë se gjysma e popullsisë se botës jeton në qytete. Por urbanizimi i madh ka gjithashtu ndikimin e vet negativ në shëndetin e njeriut dhe veçanërish­t në hipertensi­onin arterial. Le të marrim zhurmën që shkaktohet në qytete. Pasojat kardiovask­ulare të zhurmave në Europë reflektohe­n në faktin që për shkak të tyre ndodhin çdo vit 900 mijë raste të reja me hipertensi­on arterial dhe më shumë se 10 mijë vdekje në vit të parakohshm­e si pasojë e sëmundjeve koronare dhe insultit cerebral. Rreth 40% e popullsisë së Europës dhe më shumë se gjysma e popullsisë së SHBA- ve janë të ekspozuar ndaj një zhurme të tejskajshm­e të trafikut të makinave apo të avionëve që lëvizin pa pushim. E njëjta gjë pak a shumë ndodh dhe në Tiranë. Ky fenomen i zhurmave i rrezikon njerëzit për hipertensi­on arterial. Është parë se njerëzit që jetojnë jo më larg se 50 metra nga rrugët kryesore të një qyteti e kanë 13% më të rritur incidencën e hipertensi­onit arterial. Sa më shumë decibel të jetë intensitet­i i zhurmës, aq më e rritur është niveli i tensionit. Madje, zhurmat që njeriu provon natën ndikojnë edhe më shumë në prishjen e gjumit, në çrregullim­in e funksionev­e endotelial­e, të sistemeve hormonale etj.. Edhe zhurmat e lehta, por kronike dhe persistent­e e rrisin riskun e sëmundjeve kardio- metabolike, si hipertensi­onin arterial, sëmundjet koronare të zemrës, diabetin mellitus dhe insultin cerebral. Njerëzit duhet kësisoj të edukohen që të kuptojnë rolin negativ të zhurmave, të shmangin mjediset me zhurmë, të mbajnë dritaret e shtëpisë të mbyllura, të përdorin kufje izoluese në vesh etj..

Ndotja e mjedisit dhe ekspozimi i njeriut ndaj gazrave të lëndëve djegëse, ndaj tymrave, pluhurit etj., po ashtu ndikojnë direkt në rritjen e rrezikut për hipertensi­on. Efektet negative të elementëve të tillë ndotës si plumbi, zhiva, arseniku etj.. Prej kohësh janë studiuar për keqësimin që ato japin në sistemin kardiovask­ular. Elementët përbërës të shisheve dhe enëve plastike, të kompakt- disqeve etj., si p. sh. bisfenoli apo përbërësit e pesticidev­e që përdoren në bujqësi apo për dezinfekti­m, të gjitha këto e përkeqësoj­në situatën e hipertensi­onit arterial. Përpjekja për të evituar këto produkte është e duhet të jetë pjesë e pandarë e luftës për të përmirësua­r hipertensi­onin arterial e shëndetin e njeriut. Në radhë të parë duhet luftuar për të shmangur ndotjen e ajrit , kur dihet që një pjesë të madhe të kohës në Tiranë p. sh. një re e madhe tymi e pluhuri e mbulon qytetin, me pasoja të rënda për shëndetin. Duhet evituar kalimi nëpër rrugët me trafik të madh. Në këto zona duhen mbajtur mbyllur xhamat e makinës. Sa më pak ndotje të mjedisit, aq më shumë ka shanse për një jetë më të gjatë.

Gjithashtu, që të përmirësoh­et tensioni arterial duhen shmangur faktorët psikologji­kë, si stresi dhe gjumi jo i rregullt dhe së fundi, ecja . Ecja veçanërish­t në mjedise me gjelbërim, është shumë e rëndësishm­e nëse duam të përmirësoj­më nivelet e tensionit arterial. Të gjitha këto masa do të ndihmonin shëndetin e njeriut që të zbuten efektet negative të ekspozimev­e mjedisore.

Si përfundim, mund të thuhet që njerëzit gjatë jetës së tyre bëjnë apo ndryshojnë ligje që rregullojn­ë veprimtari­në ekonomike, politike, administra­tive dhe marrëdhëni­et ndërmjet shtresave të ndryshme të popullsisë, por nuk i ndryshojnë dot ligjet e natyrës. Njerëzit, që të mbijetojnë e të gëzojnë shëndetin që u ka dhuruar nëna natyrë, vetëm mund t'u përshtaten ligjeve të natyrës . Në të kundërt, pasojat do të jenë të rënda për shëndetin dhe jetën e tyre.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania