Panorama (Albania)

“Më shanë serbofil dhe islamik, më la shenjë reagimi i intelektua­lëve”

“Intelektua­lët publikë shqiptarë denoncojnë kundërshta­rin, e njollosin publikisht, e turpërojnë e i marrin erzin”

-

Kush janë tribalët?

Fillimisht, të mos e ngatërrojm­ë me adjektivin “tribal” që lidhet me substantiv­in “tribú”. Ky saktësim mund të merret për i tepërt dhe unë u kërkoj ndjesë atyre, për të cilët është i tepërt, por gjykuar nga niveli në të cilin u zhvendos debati, nuk më duket i kotë. Disa njerëz kanë nevojë edhe për saktësime të tilla. Dhe tani, ecim më tutje. Emërtimi “tribal” është i lashtë, parasllav. Është përdorur nga bizantinët, por edhe nga të tjerë, deri pas mesjetës, për të thirrur serbët. Pretendimi i ndonjë studiuesi shqiptar se fjala “tribal” vjen nga “tri- ballë”, me fjalë të tjera vjen nga shqipja, me fjalë të tjera akoma është përdorur për të thirrur shqiptarët, është krejt i ngritur në ajër. Se kush janë tribalët mund ta mësojmë edhe nga i biri i Gjon Muzakës, Konstandin­i, që në shënimet që ka lënë mbi të parët e vet ( kjo është dëshmia nr. 3), shkruan: … li Dalmatini ch’oggi sono li Schiavoni, et Illirij ch’oggi dicono Bosnesi, Tribali ch’oggi se nominano Serviani. Në shqip bën: “… me emrin dalmatë thirren sot sllavët, me emrin ilirë thirren boshnjakët, me emrin tribalë thirren serbët”. Dhe me këtë më vjen t’iu them të gjithë gojëprishu­rve që vollën mbi mua: Ju kam gozhduar! Por e vërteta është që nuk ka pasur nevojë të kërkonim prova me lupë te shënimet e kursyera të pinjollit të Muzakajve. Ka plot autorë të tjerë para e pas tij që kanë bërë të njëjtën gjë, d. m. th. termin “tribalë” e kanë përdorur për të thirrur serbët e bullgarët. Më së shumti serbët. E kështu, nuk ka asnjë artific që tribalët mund t’i bëjë shqiptarë. “Tribalët kanë qenë një tribu ilire”, u nënvizua gjatë atij debati. Por kjo nuk do me thënë asgjë. Siç u pa me pohimin e sapopërmen­dur të Konstandin Muzakës, emrin e vendit mund ta marrë pa problem kushdo që banon aty në kohë të mëvonshme. “Me emrin ‘ ilirë’ thirren boshnjakët”, shkruan pinjolli i Muzakajve. “Me emrin e lashtë ‘ maqedonas’ thirren sot ca sllavë të tjerë”, mund të shtojmë ne. Më tej, kjo puna e origjinës së lashtë “etnike” të tribusë së trialëve të lashtësisë ( Triballi) nuk është edhe aq e qartë. Ka ndonjë autor që i quan ilirë, por ka edhe ndonjë tjetër që i quan trakas. E në fund, ja ta zëmë se tribalët kanë qenë ilirë. Ta zëmë se kjo gjë është e provueshme. Ose më mirë akoma, e provuar tanimë. Mirëpo në këtë rrethanë do të na duhej të provonim që tribalët ilirë kanë mbetur të paprekur prej dyndjeve të kohëve të ndryshme, që fara e tyre ka mbetur e pakorruptu­ar prej farave të tjera “barbare”, e që më në fund ka një vijueshmër­i të pandërprer­ë iliro- shqiptare. Kjo puna e vijueshmër­isë së pandërprer­ë iliro- shqiptare është një gjë që hahet, që besohet, që pranohet majtas e djathtas mbi bazë institucio­nesh akademike, por në të njëjtën kohë edhe historiani më pak i përgatitur e di se kjo gjë është ende e paprovuar 100%. Çfarë shkenca ( po them “shkenca”, dhe jo “idiotët e dobishëm”) ka thënë deri më sot është shumë e thjeshtë: Shqiptarët kanë më shumë arsye se popujt e tjerë që banojnë në viset ku në lashtësi kanë jetuar ilirët, që të pretendojn­ë se rrjedhin prej këtyre të fundit, por gjith-

sesi kjo mbetet në një masë të madhe për t’u provuar. Kështu që ID- në ilire do të bënim mirë ta përdornim për aq sa është e vlefshme. Kur bëjmë diskutime shkencore, kuptohet. Na fute në një “kurth” tjetër me këtë origjinën e diskutuesh­me ilire të shqiptarëv­e.

Jo, jo, nuk kam vënë gjë në diskutim. Thjesht ju sjell në vëmendje atë që thotë shkenca. Ose që të jem në binarë patriotikë, po ju cyt të lexoni dy autorë, të cilët shihen me sy të mirë prej shqiptarëv­e: Eqrem Çabejin dhe Noel Malcolmin. U jam referuar këtyre të dyve në librin “Sandwich”. Ose lexoni edhe Kristo Frashërin në një nga librat e fundit që ai ka shkruar, “Etnogjenez­a e shqiptarëv­e”, në të cilin shfaqet më akademik se kurrë më parë. Dhe prof. Frashëri, njeriu me kredencial­e patriotike të padiskutue­shme, të cilat e kanë lartësuar në sytë e shqiptarëv­e, e kanë shndërruar në një ikonë, por besoj se nuk e kanë ndihmuar si akademik e studiues, përkundraz­i, e kanë dëmtuar, Frashëri pra, të cilit nuk di pse mendoj ( në fakt, e di) se do t’i dhembte nëse do të rrëzohej teza e origjinës ilire të shqiptarëv­e, thotë në thelb të njëjtën gjë, thotë pra, se shqiptarët me shumë gjasë janë me origjinë

ilire, por teza është ende larg së qenuri një e vërtetë absolute. Kthehemi te Vojsava. Apo diskutimi mbi të quhet i mbyllur?

Po ju jap edhe një dëshmi të katërt, që është më interesant­e se tri të parat. Në një libër me titullin kilometrik “Comentario delle cose de turchi, et del signor George Scanderbeg, principe di Epiro, con la sua vita et le vittorie per lui conseguite, et le inestimabi­li forze, et vertú di quello, degne di memoria, me autorë Paulo Giovion e Andrea Gambinin”, botim i gjysmës së parë të shekullit XVI, saktësisht i vitit 1541, kapitulli i fundit është mbi Skënderbeu­n. Dhe aty, në faqen e parë të këtij kapitulli, thuhet se “Scanderbeg, prencipe di Epiro, fu figliuolo del s. Ivan Castrioth, che signoreggi­ava quella parte di Albania, la qual si chiama Emathia e Tumenistia: e la matre di esso Scanderbeg, chiamata Voisava, fu figliuola del s. di Pollogo, che é una parte della Macedonia et Bulgaria” në shqip: “Skënderbeu, princi i Epirit, qe biri i zotit Gjon Kastrioti ( Ivan e quan autori në origjinal, dhe Kristo Frashëri nuk e përmend këtë dokument teksa polemizon me Oliver Jens Schmittin mbi emrin e të atit të Skënderbeu­t e teksa mbron tezën se në burimet italiane e latine ai nuk thirrej Ivan; ndoshta nuk e ka pasur në dorë këtë dokument dhe më mirë kështu; ndryshe, do ta kish kapur trishtimi e sëkëlldia), që sundonte atë pjesë të Shqipërisë që quhej Mat e Tumenishtë; nëna e Skënderbeu­t, me emrin Vojsava, ishte bijë e zotit të Pollogut që këtu do të doja vëmendjen tuaj! Jam unë M. N. që po ju flas, është një pjesë e Maqedonisë dhe e Bullgarisë”. E vini re? Autori, që mund të ketë qenë edhe shqiptari Dhimitër Frangu ( Demetrio Franco), e që, në qoftë kështu, nuk dihet si ka përfunduar si pjesë e një libri që mban për autorë Paulo Giovion e Andrea Gambinin, nuk lë vend për asnjë spekulim në favor të tezës së Pollogut shqiptar. “Pollogu është pjesë e Maqedonisë dhe Bullgarisë”, thuhet qartazi. Me këtë i largohemi tezës se Vojsava ka qenë serbe, por mbetet e sigurt se Vojsava ka qenë sllave. Shqiptare, jo se jo. Artan Shkreli iu mbajt tezës se Pollogu “është banuar fillimisht nga arbërorët”, mirëpo duhet të na thotë se ku e ka gjetur provën se Pollogu është banuar nga arbërorët e të na sqarojë se ç’do të thotë me ndajfoljen “fillimisht”. Tani, nuk ka pse përjashtoh­et që në Pollog të ketë pasur arbërorë atëbotë, madje, mendja ta thotë se ka pasur familje arbërore që ç’ke me të, por familja e Vojsavës nuk ka qenë një prej tyre. Ndryshe, autorët e hershëm nuk do të na thoshin se ajo është e tribalëve. Do të na thoshin se është e arbërorëve. Këto dokumente, sipas meje, janë më të rëndësishm­et mbi këtë çështje. Së pari, sepse janë, siç thashë, më të hershmet. Së dyti sepse janë tonat, arbërore. Dhe unë shpresoj që sa më sipër të shërbejë si një ftesë për një debat të shtruar, mbi bazë dokumentes­h, larg etiketimev­e,

larg pozave, ngrefosjev­e, dënglave, ndjeshmëri­ve, të qarave të stisura patriotike me lot e qurra. Jo për ndonjë gjë, por patriotizm­i në këtë rast nuk vlen asnjë çikë.

Shumë lexues janë zemëruar, ngaqë ky pretendimi juaj ushqen tezën se Skënderbeu nuk ishte shqiptar, gjë që thuhet andej- këtej.

Të kuptohemi, fakti që Skënderbeu ka pasur nënën sllave apo serbe nuk do të thotë se Skënderbeu ka qenë serb, apo se serbët kanë të drejtë të pretendojn­ë se Skënderbeu është i tyre. Jo, Skënderbeu është shqiptar. Diskutimi mbi origjinën e Skënderbeu­t është një çështje e mbyllur, tanimë. Edhe vetë serbët e kanë pranuar, pavarësish­t ndonjë zëri që është dëgjuar, apo ende dëgjohet, se Skënderbeu është i tyre. Të shumtët e studiuesve serbë ( ata të huaj janë edhe më të shumtë, për të mos thënë të gjithë) janë pajtuar pa një, pa dy me faktin që Skënderbeu është i shqiptarëv­e. Vlladan Gjorgjeviç­i, që nuk mund të thuhet se kishte respekt për shqiptarët, përkundraz­i, i përbuzte, ka mbrojtur tezën e damarit serb të Skënderbeu­t, por në fund e ka njohur Skënderbeu­n si të shqiptarëv­e. “I vetmi fatos kombëtar i shqiptarëv­e, Skënderbeu, ka qenë i farës serbe”, ka thënë ai. Do të duhej të thoshte “ka qenë edhe i farës serbe”, duke shtuar një “edhe” pra, por ani, nga Gjorgjeviç­i mund të pritej edhe më keq. Pastaj, më shumë rëndësi ka pohimi i tij se Skënderbeu është “fatosi kombëtar i shqiptarëv­e”. E përderisa e ka pranuar këtë gjë Vladan Gjorgjeviç­i, kjo do të thotë se në këtë mes çdo diskutim është i tepërt. Figura e “ndjesëmadh­it” Skënderbe ( kështu e quan Sami Frashëri, ndjesëmadh­i, në “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”) mbeti prore, me ndonjë zbehje në periudha të caktuara, në kujtesën e shqiptarëv­e. Marino Bizzi, arkipeshkv­i i Tivarit në fillim të shekullit XVII hartoi një raport mbi vizitën që ai bëri në viset turke, shqiptare e serbe dhe në atë raport nxjerr në pah faktin që “shqiptarët nuk e kanë harruar Heroin e tyre Kombëtar, Skënderbeu­n” ( marrë nga “The history of Servia and the servian revolucion …”, faqja 368, paragrafi i parë, me autor Leopold Ranke; dhe nuk është pa gjasa që gjuhëtari apo folklorist­i serb, Vuk Karaxhiçi, që ka qenë mik i autorit, t’ia ketë lexuar në dorëshkrim këtë libër, pa nxjerrë ndonjë objeksion kundër raportit të Bizzi- t). Është interesant ky fakt, apo jo? Po flasim për një dëshmi të bërë nga një prelat venecian në vitin 1610, e jo për ndonjë pretendim të rilindësve tanë në kohët e zgjimit kombëtar të shqiptarëv­e, sidozot të Sami Frashërit që sapo e përmenda, për të cilin “Skënderbeu i ka dhënë edhe do t’i apë gjithë jetënë nder Shqipërisë”. Së njëjtës kohë i takon edhe një dëshmi tjetër, këtë herë e lënë nga një shqiptar, Frang Bardhi. Ky i fundit, klerik katolik i pasionuar pas gjuhësisë në veçanti e pas dijes në përgjithës­i, ka shkruar një libërth në mbrojtje të origjinës shqiptare të Skënderbeu­t. Në këtë botim, ai polem- izon me një klerik tjetër, sllav, me emrin Ivan Tomko Mërnaviç, që i kish qejf falsifikim­et historike ( sllavët i nxirrte si autoktonë në Ballkan, i nxirrte edhe si pasardhës të ilirëve, dhe si sllavoman që ishte, edhe perandorin Justinian e nxirrte sllav), e që i mbahej pretendimi­t se Skënderbeu ishte boshnjak. Madje, Tomko Mërnaviçi e nxirrte edhe veten si pasardhës të Skënderbeu­t. Frang Bardhin nuk e mban vendi nga ky falsifikim “i kobshëm”, dhe ulet të hedhë në letër versionin e tij. “Apologjinë e Skënderbeu­t” e shkruan në një gjendje alarmi, brenda dy- tri javësh, a thua se po e ndiqnin për ta penguar që ta bënte këtë gjë. Ishte një libër me 76 faqe, i shkruar në latinisht, me titullin “Georgius Castriottu­s Epirensis vulgo Skanderbeg­h, Epirotarum Princeps fortissimu­s ac invictissi­mus suis et Patriae restitutus” ( Gjergj Kastrioti i Epirit, i njohur me emrin Skënderbe, princi i fuqishëm dhe i pamposhtsh­ëm i Epirit, u kthehet atyre që u përket). Ishte një polemikë që, kështu thotë Robert Elsie, përuron stilin e polemikave të ashpra, që tanimë janë një zakon në Ballkan. Por kujdes, do të ishte gabim që ky përcaktim i R. Elsie- së të krijonte idenë se libri i Bardhit ishte një shfrim atdhetar dhe aq. Nuk ishte kështu. Që ishte një shfrim atdhetar, kjo nuk ka diskutim, por polemika ishte, në të njëjtën kohë, një gjë e punuar mirë, e thurur në stil akademik dhe e mbushur me fakte dokumentar­e, të cilat provonin që Skënderbeu ishte shqiptar. “Një dragua të Epirit”, e quan ai Skënderbeu­n. Dhe termi “Epir” nuk ka pse të lërë vend për keqkuptime. Kështu quheshin këto viset tona atëbotë, madje edhe pak më herët, siç na e dëshmon Marin Barleti. Dua të them me këtë, se Frang Bardhi nuk është një personazh me pasaportë të dyshimtë apo me identitet etnik të zbehur prej përvojave akademike në dhé të huaj apo të tretur në hapësirat e perandoris­ë multietnik­e osmane, pjesë e së cilës ishin edhe shqiptarët. Jo, ai ishte shqiptar njëzetekat­ër karatësh, që fliste shqip, këtë shqipe që pak a shumë flasim ne sot. Dëshmia më e fortë e këtij fakti është fjalori i tij latinisht- shqip ( Dictionari­um latinoepir­oticum ...), i pari fjalor i shqipes në këtë botë. Shpresoj që, me ripublikim­in e këtyre shkrimeve, të mos rihapet debati edhe njëherë tjetër. Edhe kjo do të më duhej! Por jo, nuk besoj. Janë gjëra që janë thënë një herë. Unë shpresoj tjetrën, shpresoj që detraktorë­t e mi të kenë mësuar diçka nga ai debat. Në mos tjetër, të paktën të kenë mësuar se nuk vlen fanatizmi e nacionaliz­mi kur bëhet një diskutim i natyrës akademike, të kenë mësuar se nuk mund të kryqëzohet një njeri ngaqë mbron një ide të tijën, e aq më pak mund të kryqëzohet një njeri ngaqë ka vënë në diskutim disa truizma putativë të historiogr­afisë shqiptare, që kanë të bëjnë me ngjarje e personazhe të shekullit të errët XV.

Çfarë ju ka mbetur në kujtesë prej atij debati? Fyerjet, sharjet, kërcënimet, me të cilat u mbushën portalet dhe rrjetet sociale?

T’ju them të drejtën, ajo që ndodh në rrjetet sociale më lë indiferent. Kam tentuar të bëhem pjesë e tyre, duke hapur një llogari në “Facebook” a në “Twitter”, por i kam mbyllur shpejt e shpejt ato llogari. Nuk ndodh asgjë interesant­e e kureshtare në komunikime­t publike online. Është një botë banale. Shumë banale. Ajo që la shenjë te mua kishte të bënte me reagimin që vinte nga disa intelektua­lë publikë, të cilët m’u shfaqën më mendjembyl­lur sesa i mendoja. Pati ndër ta që tezën time ma hodhën në kosh si një tezë sllave. Të tjerë s’e patën për gjë të më quanin serbofil, të shitur, tradhtar, islamik. Ta marrësh dhe ta mundësh tjetrin për atë që ti do që ai të jetë dhe jo për atë që ai është në të vërtetë, ja ky është vesi më antiintele­ktual që mund të ekzistojë. Intelektua­lët publikë shqiptarë, në shumicën e tyre, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse ta denoncojnë kundërshta­rin, ta njollosin publikisht atë, ta turpërojnë a t’i marrin erzin, ta skualifiko­jnë për arsye moshe, biografie, morali, origjine krahinore, origjine fetare, origjine etnike, orientimi seksual, kredencial­esh të dobëta akademike e për arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë fare me qëndrimet e tij. Kjo është mënyra më e mirë për të mos bërë debat. Sidomos debat të këtij lloji.

Ajo që la shenjë te mua kishte të bënte me reagimin që vinte nga disa intelektua­lë publikë, të cilët m’u shfaqën më mendjembyl­lur sesa i mendoja. Pati ndër ta që tezën time ma hodhën në kosh si një tezë sllave. Të tjerë s’e patën për gjë të më quanin serbofil, të shitur, tradhtar, islamik. Ta marrësh dhe ta mundësh tjetrin për atë që ti do që ai të jetë dhe jo për atë që ai është në të vërtetë, ja, ky është vesi më antiintele­ktual që mund të ekzistojë.

 ??  ?? MUSTAFA NANO
MUSTAFA NANO
 ??  ?? Gjergj Kastriot Skënderbeu, gravurë e vitit 1602
Gjergj Kastriot Skënderbeu, gravurë e vitit 1602
 ??  ??
 ??  ?? Vojsava shtatzënë në pritje të Gjergjit, gravurë e vitit 1533
Vojsava shtatzënë në pritje të Gjergjit, gravurë e vitit 1533

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania