Duka: Stadiumi nuk ka emër, synojmë dy vendet e para
“Panuçi po kontestohet sa De Biazi në fillim? Urojmë të ketë suksesin e tij”
Armand Duka ka qenë i ftuar në "Ora News", ku në një intervistë për moderatoren Beti Njuma, ka komentuar ecurinë e përfaqësueses, rezultatet e Panuçit, ardhjet e shpeshta të De Biazit në Shqipëri si dhe stadiumin e ri Kombëtar, për çështjen e emrit apo financat.
Nuk ka grupe të lehta. Të gjitha grupet janë të ekuilibruara, mesatare dhe të forta. Mund të ishte dhe më i keq, sikur ai B. Grupi që jemi mund të luajmë, mund të shpresojmë dhe të synojmë vendin e parë dhe të dytë".
"Kombëtarja pas ecurisë në ' Euro 2016' e ka rritur stekën vetë, pasi është gjithmonë dhe synon gjithmonë vendet më të larta në grup. Kam dëgjuar se kundërshtarët tanë janë vetëm Islanda dhe Turqia, por duhet të kemi frikë dhe nga Andora".
"Nuk mund ta them një zhgënjim. Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë bëhet. Kur vjen pas kualifikimeve në Europian dhe pas vendit të tretë në kualifikueset e Botërorit pas Spanjës e Italisë, patjetër që kërkon akoma më shumë. Liga e Kombeve kishte specifikat e veta. Edhe si kompeticion, por edhe grupi me tre që është i vështirë pasi një gabim të bësh nuk të jep mundësi rikuperimi dhe bëhet gjithçka e më e vështirë. Megjithatë, nuk është se ramë nga Liga, por mbetëm në Ligë".
Grup i vështirë - " Premtimet - Liga e Kombeve - Ndryshimet te moshat -
"Në sjelljen e stafit teknik në FSHF nuk ka ndodhur ndryshimi i menjëhershëm emocional pas një rezultati. Të gjithëve i është dhënë mundësia për të punuar dhe për të dhënë rezultate më shumë në një shans të dytë. Kur nuk kanë ardhur, ka pasur ndryshime. Kam edhe unë kritika për skuadrën kombëtare, por jo deri në nivelin që duhet të bëjmë revolucion. Kjo për shkak se shkojmë në mars direkt me kualifikuese pa asnjë mundësi për të bërë eksperimente".
Largimi i përmendur i Panuçit -
"Gjithmonë mbahet mend rezultati. Në futboll, fatkeqësisht shënjestrohet trajneri, pasi është e vështirë të largosh skuadrën. Njerëzit e shënjestrojnë direkt atë për mungesë rezultatesh".
Është tashmë një kapiten i zgjedhur nga ekipi, Mavraj dhe Hysaj i dytë".
"Kapiteni i ekipit është diçka që nuk mund ta mbash përjetësisht".
Kapiteni - Mungesa e Canës - Akuzat për kampionatin -
"Ku ka gjë në Shqipëri që nuk akuzohet për blerje dhe shitje. Shqipëria ka mungesë besimi në çdo gjë dhe akoma më shumë në një lojë. Kam dëgjuar njerëz që vënë bast një skedinë 1 mijë lekëshe dhe kur e humbin thonë ' e shiti Mesi apo Ronaldo'. Nuk po them se s'ka vend për dyshime, por nuk është për t'u errësuar me logjikën e bastexhinjve".
"Pikat e basteve do të ndalohen aq sa është ndaluar duhani në lokalet shqiptare".
"Nuk ka dhunë në futbollin shqiptar".
Heqja e basteve - Dhuna - Përjashtimet e tifozëve -
"Duhet të kemi stadiume të nivelit të kulturuar në të cilat të vini edhe ju ( moderatorja), të vijnë edhe femrat, edhe nëna ime, edhe motra ime etj. Duhet të kemi klimë të pranueshme. Kjo detyron komisionin që të marrë shpesh vendime të kontestueshme për dënime kolektive apo jokolektive".
"Nuk është iniciativë e jona, madje nuk është se kemi qenë shumë pro
Policia e Shtetit -